Lajme Zone
Tirana zgjohet në kaos, Rama bën sehir nga Brukseli
PolitikëPamfleti

Tirana zgjohet në kaos, Rama bën sehir nga Brukseli

Kontrasti është i dukshëm. Nga njëra anë, Rama që prezanton mbylljen e kapitullit të katërt të negociatave si një tjetër arritje të qeverisë së tij. Nga ana tjetër, Tirana që po përballet me pasojat e një proteste të dhunshme, pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore të qytetarëve.

Edi Rama Vijon 'lavazhi' qeveritar. Teksa vendi vlon nga kaosi, protestat, thirrjet e forta të studentëve dhe dhuna, Rama 'shet' Shqipërinë si europiane në Bruksel... Teksa Tirana është zgjuar këtë mëngjes me trotuare e kangjella të dëmtuara, semaforë jashtë funksionit, xhama të thyer dhe gjurmët e zjarreve nëpër rrugë, Edi Rama ka zgjedhur të reklamojë nga Brukseli Shqipërinë europiane. Kryeministri, në tentativë për t'u shfaqur si i pashqetësuar, ka shpërndarë pamje nga Konferenca Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke e shoqëruar postimin me mesazhin “Një tjetër ditë Shqipërie në BE”, sikur ngjarjet e rënda të një nate më parë në kryeqytet të mos kërkonin edhe një reagim të tij. Kontrasti është i dukshëm. Nga njëra anë, Rama që prezanton mbylljen e kapitullit të katërt të negociatave si një tjetër arritje të qeverisë së tij. Nga ana tjetër, Tirana që po përballet me pasojat e një proteste të dhunshme, pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore të qytetarëve.

Për gati tetë orë, kryeqyteti u përfshi nga përplasje mes protestuesve dhe policisë, zjarre në rrugë, dëmtime institucionesh dhe biznesesh. Bilanci i raportuar është 19 persona të lënduar dhe mbi 40 të shoqëruar.

Natyrisht, Edi Rama tani është kapur mat, mirëpo ka ende përgjegjësinë politike të shpjegojë përse, pas më shumë se katër muajsh protestash, qeveria ende nuk ka arritur t'u japë një përgjigje bindëse kërkesave të shqiptarëve.

Dhe këtu qëndron problemi që nuk mund të mbulohet me konferencat e Brukselit.

Shqipëria ka mbyllur kapitullin 20 të negociatave, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale. Është një zhvillim konkret në procesin e integrimit, të cilin qeveria ka të drejtë ta prezantojë publikisht. Por standardet europiane nuk maten vetëm me numrin e kapitujve që mbyllen në tryezat e negociatave. Ato lidhen edhe me funksionimin e institucioneve, respektimin e të drejtës së protestës dhe aftësinë e qeverisë për të trajtuar konfliktet sociale.

Ndërkohë, protesta e djeshme tregoi se konflikti mes studentëve dhe qeverisë nuk është zgjidhur. Përkundrazi, pas 135 ditësh, tubimet kaluan në një fazë tjetër, me përplasje që u shtrinë nga Ministria e Arsimit te Bashkia e Tiranës, Rruga e Durrësit, Pazari i Ri dhe zona të tjera të kryeqytetit.

Këtë herë Rama mund të mbahet pas rezultatit të negociatave, por kjo nuk e ndihmon të mbyllë konfliktin e saponisur me studentët dhe as nuk riparon dëmet e një nate që la gjurmë në kryeqytet.

Tani ka vetem një rrugë, të ulë 'hundën' dhe t'iu japë llogari shqiptarëve. Çdo përdredhje tjetër politike e çon drejt fundit. edi rama protestat brukseli Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike BIRN: PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore! 14 Tetor 2026, 08:2008:20Politike Berisha: “Padrino” sot tejkaloi dhunën e Ramiz Alisë ndaj studentëve në ’90 14 Tetor 2026, 07:4107:41Politike Pazari politik/ Pse dhëndri i Trump bën biznes me Edi Ramën, “vëllain” e Sorosit? 13 Tetor 2026, 21:4021:40Politike Nuk ka Bruksel që e shpëton Bablokun! 13 Tetor 2026, 19:2019:20Politike Berisha 'shpërthen' ndaj Ramës: I katandisi shqiptarët të numërojnë kafshatën, të rinjtë marrin rrugët e botës 13 Tetor 2026, 19:1019:10Politike Nga projekti i Kushnerit në Zvërnec te arrestimi i Vlora Hysenit, Rama jep llogari në Luksemburg 13 Tetor 2026, 18:5418:54Politike