Analisti Skënder Minxhozi thotë se Tirana e ka refuzuar dhunën, dhe se veprimet e protestuesve, njerëzit po e shohin nga televizori.
Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Minxhozi u shpreh se pamjet tregojnë braktisjen e dhunës nga qytetarët.
Ndër të tjera, Minxhozi deklaroi se një qeveri nuk mund të bjerë me kaq pak njerëz dhe në këto kushte. “Edi Rama nuk ikën në këto kushte, asnjë qeveri nuk duhet të ikë në këto kushte. Nuk është kjo rruga. Nuk arrihet në një rotacion pushteti në këtë formë. Në një qytet kaq të madh, ku mund të kishin dalë disa mijëra, por kanë dalë kaq sa kanë dalë, ti mund të bëhesh lajm nëse je pak dhe ke shishe në duar. Kjo na konfirmon diçka, që kjo dhunë është e verbër. Nuk mund të prodhosh asnjë të mirë. Një qeveri nuk bie me kaq pak njerëz. Kjo tregon se Tirana e ka refuzuar dhunën si mjet. Tirana e shpërfill dhunën me disa reflekse të vjetra të krijuara qysh në vitet 1990. Dita e nesërme, unë parashikoj që shumëçka nga ky teatër marrëzie do ketë kaluar”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet protestaskender minxhozi

