Tirana do të jetë mikpritëse më 25 dhe 26 nëntor 2026 e edicionit të dytë të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum). Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Forumi synon të nxisë investimet e reja, të forcojë partneritetet strategjike dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi mes kompanive europiane dhe atyre të rajonit. Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorë me rëndësi për zhvillimin ekonomik, si energjia, infrastruktura, transporti, ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor. Programi do të përfshijë panele diskutimi të nivelit të lartë, takime të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B), si dhe sesione të dedikuara për krijimin e partneriteteve dhe identifikimin e projekteve të reja të investimit. Organizimi i konferencës në Tiranë synon gjithashtu të promovojë potencialin ekonomik të Shqipërisë, të forcojë lidhjet me investitorët europianë dhe të kontribuojë në integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me tregun e Bashkimit Europian. Kompanitë, investitorët, institucionet financiare dhe aktorët e tjerë të interesuar janë ftuar të marrin pjesë në forum për të diskutuar mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit në rajon.
D936da1d F599 494f A54a 1d8b6b09dc74 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

