Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se aktet e miratuara nga qeveria janë në kundërshtim me Kushtetutën. Në një komunikim për mediat, Bardhi bëri të ditur se përveç kërkesës për shfuqizimin e tre akteve, grupi parlamentar ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë institucionalë. Ai theksoi se kjo nismë nuk synon t’u japë imunitet personave që shkelin ligjin, por sipas tij, të mbrojë Kushtetutën dhe të drejtën e qytetarëve për të protestuar. “Siguria nuk mund të përdoret si justifikim për arbitraritet. Ajo që kemi përpara nuk është një ndërhyrje e izoluar ligjore. Grupi ynë parlamentar ka vendosur të ndërmarrë dy akte, përveç kërkesës për shfuqizimin e tre akteve që kemi depozituar, edhe thirrjen në një seancë llogaridhënie të Skënder Hitajt për abuzim me detyrën, duke ndaluar dhe gjobitur qytetarë”, deklaroi Bardhi. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, përmes këtyre akteve qeveria synon të zgjerojë kompetencat e saj, duke kufizuar zërin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për protestë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gazment Bardhi gjykate protesta qeveria

