Ditën e sotme Ardit Gjebrea është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me hetimet që po vazhdojnë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe financimet e ndryshme që ka bërë Bashkia e Tiranës.
Ardit Gjebrea është një nga përfituesit nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet aktiviteteve që ai ka ka zhvilluar.
Mesa duket prokurorët e SPAK i kanë hyrë në themel çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe po zbërthejnë skemat e financimeve që bëheshin në bashki për eventet dhe aktivitetet e ndryshme.
Një nga format ma abuzive që CNA ka ngritur si shqetësim është ajo e reklamave që vendosen gjatë eventeve të ndryshme në sheshet e ndryshme të kryeqytetit, ku sipërfaqet e dhëna me qira janë shumë herë më të vogla sesa ato që reklamohen.
CNA ka kërkuar informacion nga Bashkia e Tiranës, por ky informacion është është mohuar.
Sipas të dhënave dyshohet se janë me mijëra e mijëra metër katrorë sipërfaqe, ku janë vendosur reklama, ndërkohë që taksat që ka marrë Bashkia janë shumë të ulëta dhe zinxhiri shkon nga Bashkia e Tiranës te kompanitë private dhe më pas tek reklamuesit që lidhen me vëllain e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

