Aktori i njohur i Hollivudit, Sylvester Stallone, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij personale, duke i dedikuar bashkëshortes Jennifer Flavin disa fjalë të ëmbla.
Ylli 79-vjeçar publikoi të premten tri fotografi së bashku me partneren e tij, të shoqëruara me një mesazh që tregon mirënjohjen dhe dashurinë që ndjen për të.
“Jam shumë mirënjohës që e kam Jennifer pranë meje çdo ditë”, shkroi aktori në përshkrimin e fotografive.
Stallone dhe Flavin janë një nga çiftet e njohura të Hollivudit. Ata u martuan në maj të vitit 1997 dhe kanë së bashku tri vajza: Sofia, Sistine dhe Scarlett.
Pavarësisht viteve të kaluara, aktori vazhdon të ndajë publikisht momente me bashkëshorten, duke treguar se ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

