Një rrëfim tronditës për atë që ndodhte brenda rezidencës së famshme të Playboy ka ardhur nga ish-modelja Karissa Shannon, e cila ka zbuluar presionin që pretendon se ushtronte themeluesi i revistës, Hugh Hefner, ndaj saj dhe motrës së saj binjake.
Në një intervistë për “Page Six”, të publikuar më 4 nëntor, 37-vjeçarja tregoi se Hefner u kërkonte asaj dhe motrës, Kristina Shannon, të kryenin marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën. Ajo theksoi se motrat nuk e bënë kurrë realisht këtë, por vetëm shtirreshin për të përmbushur kërkesat e tij.
“Ai përpiqej të më detyronte mua dhe motrën time të kryenim marrëdhënie me njëra-tjetrën”, rrëfeu Karissa, duke e cilësuar përvojën si të tmerrshme.
“Unë dhe motra ime nuk e bëmë kurrë realisht këtë. Dua ta bëj të qartë. Ne vetëm shtireshim. E bënim sikur çdo herë dhe ishte e tmerrshme”, shtoi ajo.
Karissa dhe Kristina u vendosën në rezidencën e Playboy në Los Angeles kur ishin vetëm 18 vjeç dhe qëndruan aty deri në moshën 20-vjeçare, gjatë periudhës kur kishin një marrëdhënie me Hefnerin.
Ish-modelja kujtoi gjithashtu ditëlindjen e tyre të 19-të, në tetor të vitit 2008, duke i përshkruar përvojat seksuale me themeluesin e Playboy si abuzim dhe përdhunim.
Sipas saj, Hefner besonte se dy motrat po i plotësonin realisht kërkesat e tij, ndërsa ato vetëm shtirreshin. Ajo pretendon se ai u thoshte se, nëse e donin vërtet njëra-tjetrën, duhej ta bënin këtë së bashku.
Ky rrëfim vjen pas deklaratave të Crystal Harris, vejushës së Hefnerit, e cila në një intervistë për podcastin “Lisa Guerrero Unleashed”, më 27 tetor, kishte treguar se Hefner përpiqej t'i shtynte dy motrat drejt kontakteve seksuale me njëra-tjetrën. Harris e kishte cilësuar situatën si tronditëse.
Hugh Hefner, themeluesi i revistës Playboy, ndërroi jetë në shtator të vitit 2017, në moshën 91-vjeçare.
Burimi: Page Six

