“Përsëri Tirana pa kokë”.
Ky është bërë refreni i kryeministrit Edi Rama sa herë që Erion Veliaj mbetet në burg. E përdori 2 herë para vendimit të Gjykatës së Lartë dhe e përsëriti sërish sot, pas vendimit që la në fuqi masën e arrestit në burg. Si puna e medikamenteve. Dy doza para vendimit, një dozë pas vendimit. Vetëm se kjo është një frazë aq bajate sa nuk mjafton më as për të marrë vëmendje.
Por problemi nuk është vetëm banaliteti i metaforës. Problemi është ajo që kryeministri po përpiqet t’u shesë shqiptarëve si realitet juridik. Rama vijon me dy standarde/ Merr në mbrojtje Veliajn
15 Shtator, 15:33 Erion Veliaj, thotë Rama, “mbahet pa gjyq”. Pa gjyq?
Ky është një nga ato momente kur njeriu pyet veten nëse kryeministri e di vërtet se çfarë po thotë. Sepse Erion Veliaj nuk po mbahet në burg “pa gjyq”. Masën e arrestit të tij e kanë shqyrtuar deri tani 10 gjyqtarë të ndryshëm. Dhjetë. Dhjetë. Dhjetë. Dhjetë.
Në këtë numër përfshihen dy trupa gjykues të Apelit të Posaçëm dhe dy trupa gjykues të Gjykatës së Lartë. Pra, më shumë se çdo çështje tjetër ndonjëherë ajo është shqyrtuar në mënyrë të përsëritur nga nivele të ndryshme të sistemit gjyqësor dhe masa ka mbetur në fuqi.
Madje, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar çështjen dhe nuk ka rrëzuar bazën e dyshimit të arsyeshëm mbi të cilin është ngritur masa. Gjykata Kushtetuese urdhëron Gjykatën e Lartë të bindë Veliajn pse duhet të rrijë në burg 1 Korrik, 18:15 Pra, për kryeministrin, çfarë qenkan këta dhjetë gjyqtarë? Dhjetë njerëz që nuk kanë bërë gjyq?
Dhe çfarë janë atëherë dy trupat e Apelit të Posaçëm? Po dy trupat e Gjykatës së Lartë? Po Gjykata Kushtetuese?
Ndoshta sipas Edi Ramës, gjyq quhet vetëm ai proces që përfn me vendimin që i pëlqen atij. Gjykata e la në qeli; A do të vazhdojë Erion Veliaj të mbajë peng Tiranën?
15 Shtator, 13:09 Por ka edhe një pjesë tjetër të deklaratës që është po aq interesante. Kryeministri thotë se Veliaj nuk paraqet rrezikshmëri.
Përsëri, pyetja është e thjeshtë: kush ia tha këtë?
Sepse dhjetë gjyqtarë të ndryshëm deri tani kanë shqyrtuar masën dhe kanë dhënë arsyet e tyre mbi nevojën e saj. Dy trupa të ndryshëm të Apelit të Posaçëm janë shprehur për të. Dy trupa të ndryshëm të Gjykatës së Lartë janë shprehur për të. Gjykata Kushtetuese është shprehur për çështjen.
Dhe këto vendime nuk janë bazuar te një fjali “sepse kështu na duket”. Janë dhënë arsye konkrete për rrethanat e çështjes, rrezikshmërinë dhe nevojën e masës. Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për helmimin e provave 8 Prill, 17:56 Nuk është problem që Edi Rama nuk është dakord me to. Problemi është se ai flet sikur këto vendime nuk ekzistojnë.
Pastaj, me atë solemnitetin e zakonshëm, na thotë se “nuk komentoj vendimet e gjykatave”.
Po çfarë quhet komentim atëherë?
Të thuash se një njeri mbahet “pa gjyq” pasi masa e arrestit të tij është shqyrtuar nga dhjetë gjyqtarë të ndryshëm?
Të thuash se nuk ka rrezikshmëri kur gjykatat kanë dhënë arsye konkrete për nevojën e masës?
Të thuash se Tirana është “pa kokë” sepse gjykata nuk e ka nxjerrë nga burgu?
Nëse ky nuk është komentim i një vendimi gjyqësor, atëherë duhet shpikur një fjalë e re për të.
Por le të vijmë te pjesa më qesharake e gjithë kësaj historie. Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg 15 Shtator, 11:09 “Tirana pa kokë”. Çfarë është kjo metaforë?
Tirana qenka një trup gjigant, me dy milionë duar e këmbë, që rri i shtrirë në rrugë dhe pret kokën e vet? Dhe koka qenka Erion Veliaj?
Thua se të gjithë tiranasit kanë vetëm duart dhe këmbët dhe po kërkojnë me ankth kokën e tyre, e cila ndodhet aktualisht në qelinë e burgut të Durrësit.
Është një metaforë jo vetëm bajate, por edhe fyese. Sepse kryetari i bashkisë nuk është koka e qytetit.
O zoti kryeministër, kryetari i bashkisë është shërbëtor publik. Është një zyrtar i zgjedhur për të administruar një institucion dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Nuk është mbret. Nuk është monark. Nuk është truri biologjik i një qyteti.
Dhe mbi të gjitha, është zgjedhur për të administruar qytetin, jo për t’u trajtuar si pronar i tij. Kur i thua një qyteti “je pa kokë” sepse kryetari i bashkisë është në burg, në fakt po u thua qytetarëve diçka shumë fyese.
Po u thua se ju vetë nuk dini të mendoni. Se institucionet nuk dinë të funksionojnë. Se mijëra punonjës të bashkisë nuk dinë çfarë të bëjnë.
Se nënkryetarët, drejtorët, këshilli bashkiak dhe gjithë struktura administrative janë thjesht duar e këmbë që presin urdhër nga koka.
Apo më keq akoma, po u thua qytetarëve se koka e tyre politike është një person i vetëm dhe se pa të qyteti nuk funksionon. Koha që Edi Rama të ndahet nga zdromsi Veliaj
29 Gusht, 16:06 Çfarë është kjo? Një qytet europian apo një fis tribal që pret kryetarin e tij?
Tirana ka administratë. Ka institucione. Ka mijëra punonjës. Ka nënkryetarë. Ka këshill bashkiak. Ka një strukturë që duhet të funksionojë pavarësisht se kush është kryetar.
Kështu funksionojnë institucionet normale. Nëse një kryetar bashkie mungon, institucioni duhet të vazhdojë punën. Përndryshe nuk kemi institucione. Kemi kult individi. Dhe kjo është pjesa më shqetësuese e kësaj metafore. Sepse ajo që Rama po normalizon është ideja se qyteti identifikohet me një person. Se administrata është thjesht trupi dhe Erion Veliaj është koka. Se pa Veliajn nuk ka Tiranë.
Kjo nuk është mbështetje për një kryetar bashkie. Është një fyerje për qytetin.
Dhe është veçanërisht absurde kur vjen nga një kryeministër që prej vitesh flet për rëndësinë e institucioneve.
Institucionet duhet të jenë mbi individin. Gjykatat duhet të jenë të pavarura nga politika.
Kryetarët e bashkive duhet të jenë funksionarë publikë, jo figura të pazëvendësueshme.
Dhe një qytet nuk duhet të mbetet “pa kokë” vetëm sepse kryetari i tij është subjekt i një hetimi dhe ndodhet në burg. Erion Veliaj nuk i lë prokurorisë asnjë mundësi për ta harruar
15 Shtator, 14:03 Për më tepër, këtu kemi një paradoks që nuk mund të fshihet me asnjë metaforë.
Kryeministri thotë se respekton drejtësinë, por dy herë para vendimit të Gjykatës së Lartë dhe tani menjëherë pas vendimit, përdor të njëjtin mesazh politik.
Tirana është pa kokë. Erion Veliaj duhet të jetë jashtë. Erion Veliaj nuk është i rrezikshëm. Erion Veliaj mbahet në burg pa gjyq.
Sa herë duhet ta dëgjojmë këtë përpara se të kuptojmë se kemi të bëjmë me një përpjekje politike për të ndikuar në perceptimin publik të një vendimi gjyqësor? Pse Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg? 9 Prill, 21:04 Dhe pastaj vjen pjesa më komike.
“Nuk komentoj vendimet e gjykatave.” Jo, sigurisht.
Thjesht po na tregoni se gjykatat kanë lënë Tiranën pa kokë, se njeriu që ato mbajnë në burg nuk është i rrezikshëm dhe se mbahet pa gjyq.
Por ama vendimin nuk po e komentoni. Po i bëni një përmbledhje alternative. Një përmbledhje sipas kryeministrit.
Fati i mirë është se në këtë vend ka njerëz që kanë edhe dy fije mend në kokë. Dhe këtyre njerëzve nuk mund t’u thuash seriozisht se Tirana është pa kokë sepse koka e saj quhet Erion Veliaj. Tirana nuk është pa kokë. Dhe qytetarët e Tiranës nuk janë pa tru. Një milion qytetarë, peng të një prokure 1 Shtator, 11:35 Ajo që është bërë refren është vetëm kjo historia e kokës. Një metaforë e lodhur, e përsëritur para dhe pas vendimit, si një medikament që merret me orar. Por këtë herë ndoshta duhet ndryshuar ilaçi.
Sepse problemi nuk është se Tirana ka mbetur pa kokë.
Problemi është se kryeministri nuk po mësohet dot me idenë që edhe koka e pushtetit nuk është mbi gjykatën./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

