Lajme Zone
Tirana në kolaps/ Tym e flakë kudo, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë
PolitikëPamfleti

Tirana në kolaps/ Tym e flakë kudo, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë

Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në qendër të kryeqytetit. Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gaz lotsjellës, ndërsa raportohet se efektivët kanë qëlluar disa herë edhe me plumba gome në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Protestuesit nga ana tjetër kanë përdorur fishekzjarre si kundërpërgjigje.

35 MINUTA ME PARE Gjendje ‘lufte’ në Kryeqytet, policët përdorin plumba gome, protestuesit u përgjigjen me fishekzjarre! Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në qendër të kryeqytetit. Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gaz lotsjellës, ndërsa raportohet se efektivët kanë qëlluar disa herë edhe me plumba gome në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Protestuesit nga ana tjetër kanë përdorur fishekzjarre si kundërpërgjigje. Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonën qendrore të kryeqytetit, duke ndryshuar vazhdimisht drejtimin e lëvizjes dhe pikat e grumbullimit.

Kjo mënyrë veprimi, e përdorur nga protestuesit edhe gjatë ditëve të mëparshme, synon të vështirësojë ndërhyrjen e forcave të rendit dhe të shmangë shpërndarjen e plotë të turmës.

Ndërkohë, përplasjet vijojnë në disa pika të qendrës së Tiranës, me policinë që përpiqet të shpërndajë protestuesit, ndërsa këta të fundit rigrumbullohen dhe zhvendosen në drejtime të ndryshme. 50 MINUTA ME PARE Protestuesit rikthehen te selia e PS-së, sulmojnë godinën me gurë dhe molotovë Protestuesit janë rikthyer te selia e Partisë Socialiste në Tiranë, ku kanë nisur të hedhin gurë dhe koktej Molotov në drejtim të godinës, duke krijuar një tjetër vatër tensionesh gjatë ditës së gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Godina e partisë në pushtet u sulmua edhe gjatë paradites, kur demonstruesit u përballën me disa individë që ndodheshin brenda saj. Këta persona dolën nga ndërtesa me shkopinj druri dhe u konfrontuan me protestuesit.

Sulmi vjen pas disa orësh përplasjesh të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të policisë në qendër të kryeqytetit.

Selia e PS-së është kthyer sërish në një nga pikat ku është përqendruar protesta. Demonstruesit janë zhvendosur drejt godinës së partisë në pushtet dhe kanë nisur të hedhin mjete ndezëse dhe gurë.

Më herët, përplasjet u përshkallëzuan përpara Ministrisë së Brendshme, ku dera kryesore e godinës u përfshi nga flakët pas hedhjes së koktejve Molotov dhe fishekzjarrëve.

Një tjetër incident i rëndë u regjistrua në Rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit sulmuan me molotov Komisariatin Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në katin e parë.

Gjatë ditës, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse për të shpërndarë turmën, ndërsa demonstruesit janë zhvendosur vazhdimisht nga një zonë e Tiranës në tjetrën. Përplasje të forta u regjistruan edhe në Sheshin Skënderbej, ku disa të rinj tentuan të ngjiteshin mbi automjetet ujëhedhëse të policisë. 56 MINUTA ME PARE Tirana nën pushtetin e tymit dhe zjarrit, i vihet flaka Ministrisë së Brendshme Përshkallëzohen përplasjet në qendër të Tiranës. Dera kryesore e Ministrisë së Brendshme është përfshirë nga flakët pas hedhjes së koktejve Molotov dhe fishekzjarrëve nga protestuesit. Dera kryesore e Ministrisë së Brendshme në Tiranë është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit kanë hedhur koktej Molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë përplasjeve të forta mes demonstruesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë ditës në disa zona të kryeqytetit.

Hedhja e mjeteve ndezëse ka shkaktuar zjarr në hyrjen kryesore të ministrisë, duke e përshkallëzuar situatën në një nga pikat ku protestuesit janë përballur vazhdimisht me forcat e rendit.

Më herët, pranë Ministrisë së Brendshme, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa demonstruesit hodhën gurë dhe mjete tymuese. Pavarësisht ndërhyrjeve policore, protestuesit u rikthyen disa herë në këtë zonë.

Zjarri në hyrjen e ministrisë vjen pas një tjetër sulmi me molotov në Rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të Komisariatit Nr. 3.

Ndërkohë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur sërish forcat speciale RENEA, me automjete të blinduara pranë hyrjes së Kryeministrisë, për të garantuar sigurinë e godinës qeveritare.

Ende nuk ka të dhëna për përmasat e dëmeve që ka shkaktuar zjarri në hyrjen e Ministrisë së Brendshme apo për persona të lënduar nga ky incident.

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon në ditën e gjashtë, ndërsa sulmi me molotovë dhe fishekzjarrë ndaj hyrjes së Ministrisë së Brendshme shënon një tjetër episod të rëndë të përplasjeve në kryeqytet. 1 ORE ME PARE Vijojnë përplasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia përdor autobotet e ujit dhe gaz për shpërndarjen e protestuesve! Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit janë rigrumbulluar rreth një orë pasi u shpërndanë nga forcat e policisë.

Me rikthimin e protestuesve në bulevard kanë rinisur edhe përplasjet me forcat e rendit. Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të policisë me gurë dhe fishekzjarrë, ndërsa kjo e fundit ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës.

Megjithatë, ndërhyrjet e policisë nuk kanë arritur të largojnë përfundimisht protestuesit nga bulevardi.

Sa herë që tymi i gazit lotsjellës shpërndahet, protestuesit rikthehen dhe pozicionohen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar përballjen me forcat e rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë. 1 ORE ME PARE Rama nxjerr sërish forcat RENEA në terren, blindat 'rrethojnë' Kryeministrinë RENEA te Kryeminsitria Për të dytën ditë radhazi, forcat speciale RENEA janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, këtë herë me fokus sigurinë e godinës së Kryeministrisë. Sot policia deklaroi se ndërhyrja e djeshme lidhej me informacione për vrasje apo krime të mundshme gjatë protestës. Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon mes përplasjeve të forta me policinë.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen automjete të blinduara të vendosura pranë hyrjes së Kryeministrisë, ku forcat speciale janë pozicionuar për të garantuar sigurinë e godinës. Po ashtu ka dhe pjesëtarë të RENA të armatosur. Blindat e RENA Kjo është dita e dytë radhazi që RENEA angazhohet gjatë protestave në kryeqytet. Prania e saj bie në sy veçanërisht pas shpjegimit që Policia e Shtetit dha sot për dislokimin e një dite më parë. Forcat RENEA Sipas policisë, vendimi për të angazhuar forcat speciale gjatë protestës së djeshme erdhi pas informacioneve se mund të kryheshin vrasje apo krime të tjera. Autoritetet e paraqitën këtë informacion si arsyen e ndërhyrjes së RENEA-s.

Ndërkohë, situata e sotme paraqet një zhvillim tjetër. Forcat speciale janë rikthyer në bulevard dhe automjetet e blinduara janë vendosur te hyrja e Kryeministrisë, me detyrë ruajtjen e objektit qeveritar.

Dislokimi i tyre vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar në disa zona të Tiranës. Gjatë ditës, demonstruesit kanë hedhur koktej Molotov, gurë dhe mjete tymuese, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse.

Përplasje janë regjistruar në Sheshin Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme dhe te Blloku i Ministrive. Në Rrugën “Mine Peza”, protestuesit sulmuan me molotov edhe Komisariatin Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në katin e parë të godinës.

Në këtë situatë, rikthimi i RENEA-s dhe vendosja e blindave te Kryeministria shtojnë masat e sigurisë rreth selisë së qeverisë, ndërsa protesta hyn në një tjetër fazë tensionesh.

Ndryshe nga dje, kur policia e lidhi angazhimin e forcave speciale me informacionet për krime të mundshme, prania e tyre sot është përqendruar te mbrojtja e Kryeministrisë. Ende nuk është bërë publik ndonjë shpjegim tjetër për këtë dislokim.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa hyrja e godinës së qeverisë ruhet tashmë edhe nga forcat speciale RENEA dhe automjetet e tyre të blinduara. 1 ORE ME PARE Nuk tërhiqen protestuesit, rinisin përplasjet në bulevard Tensionet rikthehen në qendër të Tiranës. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të policisë, qytetarët grumbullohen sërish pranë Ministrisë së Brendshme, ku shpërthejnë përplasje me gurë dhe gaz lotsjellës. Protestuesit nuk tërhiqen nga rrugët e Tiranës. Përplasjet me policinë kanë rinisur pranë Ministrisë së Brendshme, ku demonstruesit po hedhin gurë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa efektivët po përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tensionet janë rikthyer në këtë zonë pas disa orësh konfrontimesh në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Pavarësisht ndërhyrjeve policore dhe zhvendosjes së vazhdueshme të demonstruesve, qytetarët janë mbledhur sërish pranë ministrisë. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me gurë, duke rikthyer përballjen e drejtpërdrejtë mes dy palëve. Më herët, turma u zhvendos nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Sheshit Skënderbej, ku forcat e rendit futën automjetet ujëhedhëse. Disa të rinj hodhën koktej Molotov në drejtim të tyre dhe tentuan të ngjiteshin mbi automjetet e policisë.

Përplasjet u shtrinë më pas në Rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit sulmuan me molotov Komisariatin Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në katin e parë të godinës.

Pas këtyre zhvillimeve, një pjesë e demonstruesve është rikthyer pranë Ministrisë së Brendshme, duke e kthyer sërish këtë zonë në pikë përballjeje me policinë.

Në ditën e gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, forcat e rendit kanë përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse, por demonstruesit kanë vijuar të rigrumbullohen në rrugët e kryeqytetit.

Përplasjet pranë Ministrisë së Brendshme vijojnë mes hedhjes së gurëve nga protestuesit dhe ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama mbetet në qendër të protestës. 1 ORE ME PARE Zjarri në Komisariatin Nr. 3, plagosen tre efektivë policie Tre efektivë të Policisë së Shtetit raportohen të kenë mbetur të plagosur pas sulmit me koktej Molotov ndaj godinës së Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, gjatë protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Menjëherë dy ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar punonjësit e lënduar të policisë për të marrë ndihmë mjekësore.

Incidenti ka ndodhur në Rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit janë zhvendosur pas përplasjeve në zona të tjera të kryeqytetit.

Gjatë tensioneve, demonstruesit kanë hedhur një koktej Molotov në drejtim të katit të parë të Komisariatit Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në një pjesë të godinës.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me bilancin e të plagosurve, përmasat e dëmeve materiale apo rrethanat e plota të incidentit. 1 ORE ME PARE Tirana në kaos total/ Sulmohet Komisariati nr.3, i vihet zjarri katit të parë (Video) Zjarri te komisariati Përplasjet përhapen në një tjetër zonë të kryeqytetit. Protestuesit kanë marshuar drejt Rrugës “Mine Peza”, ku kanë hedhur një koktej Molotov në katin e parë të Komisariatit Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në godinë. Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës është zhvendosur në Rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku demonstruesit kanë sulmuar me koktej Molotov godinën e Komisariatit Nr. 3.

Gjatë sulmit, protestuesit kanë hedhur një koktej Molotov në katin e parë të komisariatit, duke shkaktuar zjarr në këtë pjesë të ndërtesës.

Ngjarja shënon një tjetër përshkallëzim të përplasjeve në ditën e gjashtë të protestave, të cilat gjatë orëve të fundit janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit. Më herët, përplasje të forta u regjistruan në Sheshin Skënderbej, ku policia ndërhyri me automjete ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit. Disa të rinj hodhën koktej Molotov në drejtim të automjeteve dhe tentuan të ngjiteshin mbi to.

Tensionet përfshinë gjithashtu zonën përpara Ministrisë së Brendshme dhe Bllokun e Ministrive, ku protestuesit u përplasën me forcat e rendit duke hedhur molotovë, gurë dhe mjete tymuese, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës.

Pas lëvizjeve të vazhdueshme nëpër rrugët e Tiranës, një pjesë e turmës është drejtuar drejt Rrugës “Mine Peza”, ku sulmi ndaj Komisariatit Nr. 3 ka shkaktuar zjarr në katin e parë. Mësohet se janë dëmtuar disa efektivë policie. Sulmi ndaj komisariatit vjen ndërsa protesta kundër qeverisë Rama vijon me përplasje në disa pika të kryeqytetit dhe me kërkesën e demonstruesve për dorëheqjen e kryeministrit. 2 ORE ME PARE Protesta në Tiranë/ Qytetari goditet gjatë tubimit, përfn i gjakosur në tokë Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë shoqëruar me incidente të rënda, ndërsa një protestues është goditur gjatë përplasjes në qendër të qytetit. Në pamje, qytetari shihet i shtrirë në tokë, me gjak në trup, pas goditjes që ka marrë në fytyrë. Ngjarja vjen në një kohë kur situata në kryeqytet është përshkallëzuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Policia ka ndërhyrë me autobote ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, pas hedhjes së bombave molotov drejt efektivëve.

Mbetet për t'u sqaruar se në çfarë rrethanash është goditur protestuesi, ndërkohë që ambulanca e ka marrë atë për ta dërguar drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. 2 ORE ME PARE Video/ "Luftë" në sheshin 'Skënderbej', protestuesit sulmojnë me moltov policët dhe makinat ujëhedhëse Kaos në qendër Tensionet arrijnë kulmin në qendër të Tiranës. Policia ndërhyn me ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit, por turma nuk tërhiqet. Disa të rinj hedhin koktej Molotov dhe tentojnë të marrin kontrollin e automjeteve të policisë, duke u ngjitur mbi to. Sheshi Skënderbej është kthyer në një tjetër vatër përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Policia ka futur automjetet ujëhedhëse në shesh dhe po përdor ujin me presion për të shpërndarë turmën, por demonstruesit nuk janë tërhequr.

Përballja është përshkallëzuar kur disa të rinj kanë hedhur koktej Molotov në drejtim të ujëhedhëseve. Të tjerë kanë shkuar edhe më tej, duke u ngjitur mbi automjetet e policisë dhe duke tentuar të marrin kontrollin e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, një numër i madh protestuesish vijon të qëndrojë në Sheshin Skënderbej, ku përplasjet po zhvillohen në afërsi të automjeteve ujëhedhëse.

Situata vjen pas disa orësh tensionesh në zona të ndryshme të kryeqytetit. Më herët, policia përdori gaz lotsjellës përpara Ministrisë së Brendshme, ndërsa protestuesit hodhën molotovë, gurë dhe mjete tymuese. Përplasje u regjistruan edhe te Blloku i Ministrive.

Gjatë ditës, forcat e rendit i ndoqën demonstruesit nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës, duke i shtyrë drejt Bulevardit “Zogu i Parë”, Unazës dhe zonës së Zogut të Zi. Megjithatë, qindra të rinj u rikthyen në qendër dhe u grumbulluan në Sheshin Skënderbej.

Ndërhyrja me ujëhedhëse nuk e ka shpërndarë turmën, ndërsa tentativat e disa protestuesve për t'u ngjitur mbi automjetet policore kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përplasjes.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa përballja në Sheshin Skënderbej vazhdon mes ujit me presion dhe sulmeve me koktej Molotov. 2 ORE ME PARE Përshkallëzohet protesta, Policia fut autobotet në sheshin “Skënderbej”; përdor gaz dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës Situata është përshkallëzuar gjatë protestës në Tiranë, ndërsa Policia ka futur autobotet ujëhedhëse në sheshin “Skënderbej”, ku ishin tërhequr protestuesit pas përplasjeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Sipas informacioneve të raportuara, forcat e Policisë po përdorin ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Ndërhyrja e Policisë vjen pas momenteve të tensionuara pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit hodhën një breshëri bombash molotov drejt efektivëve të rreshtuar përballë tyre.

Si pasojë e hedhjes së molotovëve, flakët shpërthyen pranë këmbëve të punonjësve të Policisë, ndërsa këta të fundit reaguan duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Pas kësaj ndërhyrjeje, një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt sheshit “Skënderbej”, ku vijoi edhe ndërhyrja e forcave të rendit. 2 ORE ME PARE Nuk stepen nga gazi dhe përplasjet me policinë, qindra të rinj mblidhen në Sheshin Skënderbej! Qindra të rinj janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, duke vijuar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, pavarësisht përplasjeve të forta me policinë dhe ndërhyrjeve me gaz lotsjellës e ujëhedhëse gjatë ditës.

Grumbullimi vjen në një kohë kur tensionet nuk janë ndërprerë në kryeqytet. Forcat e rendit kanë ndjekur protestuesit nëpër rrugë dhe lagje, ndërsa turma është zhvendosur disa herë, nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Rrugës së Durrësit, Bulevardit “Zogu i Parë” dhe Unazës.

Megjithatë, ndërhyrjet policore nuk i kanë penguar qindra të rinj të mblidhen sërish në zemër të Tiranës. Prania e tyre në Sheshin Skënderbej vjen pas rigrumbullimit të demonstruesve pranë hyrjes së Pedonales dhe Parkut Rinia.

Gjatë orëve të fundit, përplasje të ashpra janë regjistruar përpara Ministrisë së Brendshme dhe te Blloku i Ministrive, ku protestuesit kanë hedhur koktej Molotov, gurë dhe mjete tymuese në drejtim të policisë. Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa më herët kanë përdorur edhe tre automjete ujëhedhëse për të shpërndarë turmën.

Ndërsa në disa pika të qendrës kanë vijuar konfrontimet, qindra të rinj kanë zgjedhur të qëndrojnë në Sheshin Skënderbej, duke mbajtur aktive protestën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. 2 ORE ME PARE Kaos te blloku i ministrive, protestuesit sulmojnë policinë me molotovë Kaos dhe përplasje të forta po regjistrohen te Blloku i Ministrive në qendër të Tiranës, pranë KQZ, ku protestuesit po sulmojnë forcat e policisë me koktej Molotov.

Situata është tensionuar në këtë zonë, ndërsa demonstruesit janë përfshirë në një tjetër konfrontim me efektivët e rendit, pas disa orësh përplasjesh në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Hedhja e molotovëve drejt policisë shënon një tjetër përshkallëzim të protestës, e cila gjatë ditës së sotme është zhvendosur vazhdimisht nga një zonë e Tiranës në tjetrën.

Më herët, përplasje të ashpra u regjistruan përpara Ministrisë së Brendshme, ku policia ndërhyri me gaz lotsjellës kundër demonstruesve, ndërsa nga turma u hodhën koktej Molotov, mjete tymuese dhe gurë.

Forcat e rendit kanë përdorur gjatë ditës edhe tre automjete ujëhedhëse për të shpërndarë protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Pas ndërhyrjeve, demonstruesit u zhvendosën drejt Muzeut Historik Kombëtar, Bulevardit “Zogu i Parë” dhe Unazës, duke marshuar deri në drejtim të Zogut të Zi.

Pavarësisht ndjekjes nga policia nëpër rrugë dhe lagje, një pjesë e madhe e qytetarëve u rikthyen në bulevard, me grumbullime pranë Pedonales dhe Parkut Rinia.

Tashmë përplasjet janë përqendruar edhe te Blloku i Ministrive, ku protestuesit po hedhin molotovë drejt policisë.

Në ditën e gjashtë të revoltës kundër qeverisë, demonstruesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tensionet dhe përballjet me forcat e rendit nuk janë ndërprerë. 3 ORE ME PARE Policia sulmon me gaz lotsjellës protestuesit pranë Ministrisë së Brendshme, përplasje me molotovë dhe gurë Tensione të forta në qendër të Tiranës. Policia ndërhyn me gaz lotsjellës kundër demonstruesve, ndërsa nga turma hidhen koktej Molotov, mjete tymuese dhe gurë. Përplasjet vijojnë në ditën e gjashtë të protestës kundër qeverisë Rama. Përplasje të ashpra po zhvillohen përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa demonstruesit po hedhin koktej Molotov, mjete tymuese dhe gurë në drejtim të forcave të rendit.

Situata është tensionuar ndjeshëm në këtë pjesë të kryeqytetit, ku përballja mes protestuesve dhe efektivëve ka vijuar pas rikthimit të turmës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia po përdor gaz lotsjellës për të larguar demonstruesit nga zona përpara Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, hedhja e molotovëve, tymueseve dhe gurëve ka përshkallëzuar përplasjet.

Konfrontimi vjen pas disa orësh ndjekjeje të protestuesve nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës. Forcat e rendit i shtynë demonstruesit nga bulevardi drejt Muzeut Historik Kombëtar, më pas drejt Bulevardit “Zogu i Parë” dhe Unazës, ku një pjesë e turmës marshoi në drejtim të Zogut të Zi.

Megjithatë, një numër i madh qytetarësh u rikthyen në qendër, duke u grumbulluar pranë hyrjes së Pedonales dhe Parkut Rinia. Pas këtij rigrumbullimi, tensionet u përqendruan përpara Ministrisë së Brendshme.

Më herët gjatë ditës, policia përdori edhe tre automjete ujëhedhëse për të shpërndarë demonstruesit. Përplasjet u shoqëruan me hedhje gurësh, fishekzjarrësh dhe rrokullisje të blloqeve të betonit në drejtim të efektivëve.

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e gjashtë të përplasjeve, ndërsa demonstruesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Përpara Ministrisë së Brendshme, policia po vijon ndërhyrjen me gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit po përballen me forcat e rendit duke hedhur molotovë, tymuese dhe gurë. 3 ORE ME PARE Policia i ndoqi nëpër rrugë e lagje, por protestuesit rikthehen masivisht në Bulevard Situata në bulevard Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë dhe ndjekjes së demonstruesve nëpër rrugët e Tiranës, një pjesë e madhe e qytetarëve janë mbledhur sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Prani e madhe protestuesish raportohet te hyrja e Pedonales dhe pranë Parkut Rinia. Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të policisë, e cila gjatë orëve të fundit i ka ndjekur demonstruesit nëpër rrugë dhe lagje të kryeqytetit.

Një pjesë e madhe e qytetarëve janë grumbulluar sërish në qendër të Tiranës, me përqendrim të dukshëm te hyrja e Pedonales dhe pranë Parkut Rinia.

Rikthimi i turmës në bulevard vjen pas disa orësh përplasjesh dhe zhvendosjesh në akse të ndryshme të qytetit. Policia përdori ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa më pas i ndoqi ata nga zona e Muzeut Historik Kombëtar drejt Bulevardit “Zogu i Parë” dhe rrugëve përreth.

Një pjesë e protestuesve marshuan edhe në Unazë, në drejtim të Zogut të Zi, por ndërhyrjet policore nuk e kanë penguar rigrumbullimin e qytetarëve në qendër.

Tashmë, prania e madhe e demonstruesve pranë Pedonales dhe Parkut Rinia tregon se protesta po rikthehet në zonën ku gjatë ditës janë regjistruar disa nga përplasjet më të forta me forcat e rendit.

Në ditën e gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, policia ka arritur ta zhvendosë turmën disa herë, por jo t'i japë fund grumbullimit. Demonstruesit po rikthehen në bulevard, duke vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas ndjekjes nëpër rrugët e kryeqytetit, përballja mes policisë dhe protestuesve është përqendruar sërish në zemër të Tiranës, ku qytetarët po mblidhen në numër të madh. 3 ORE ME PARE Protestuesit zhvendosen në Unazë, turma marshon drejt Zogut të Zi! Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka marrë një tjetër drejtim në ditën e gjashtë të saj. Turma e demonstruesve është zhvendosur në Unazën e Tiranës dhe po marshon drejt zonës së Zogut të Zi, pas një serie përplasjesh me forcat e policisë në qendër të kryeqytetit.

Lëvizja vjen pas tensioneve në dalje të Rrugës së Durrësit, ku policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa studentët hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.

Më pas, forcat e policisë ndoqën protestuesit që u zhvendosën drejt Bulevardit “Zogu i Parë”. Tashmë turma ka ndryshuar sërish itinerar, duke u drejtuar nga Unaza drejt Zogut të Zi.

Gjatë ditës së sotme, demonstruesit kanë marshuar në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ndërsa policia ka ndërhyrë vazhdimisht për shpërndarjen e tyre. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e rendit përdorën tre automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa gjatë përplasjeve protestuesit rrokullisën blloqe betoni drejt policisë.

Zhvendosja e fundit drejt Zogut të Zi e shtrin protestën përtej qendrës së kryeqytetit, pas disa orësh tensionesh dhe ndërhyrjesh policore.

Pavarësisht përplasjeve dhe përpjekjeve të policisë për shpërndarjen e turmës, protestuesit vijojnë marshimin dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e gjashtë, protesta po lëviz nga një aks rrugor në tjetrin, ndërsa demonstruesit po marshojnë drejt Zogut të Zi. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Dita e gjashtë e revoltës kundër Ramës, Tirana mes gazit, molotovëve dhe përplasjeve me policinë 18 Tetor 2026, 17:1217:12LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana sërish në kaos, policia në ndjekje të protestuesve; përplasje nëpër rrugët e kryeqytetit 18 Tetor 2026, 15:3615:36LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Molotovë, gaz, ujë dhe gurë, kaos total para Kryeministrisë 17 Tetor 2026, 16:2516:25LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana kthehet në arenë përplasjesh; nga molotovët te gazi lotsjellës, kryeqyteti në kaos 17 Tetor 2026, 13:5113:51LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Revolta e studentëve në ditën e 5-të, Shqipëria në këmbë kundër Ramës 17 Tetor 2026, 11:5011:50LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tym, flakë e kaos në Tiranë; revolta e studentëve nuk shuhet nga gazi lotsjellës 16 Tetor 2026, 19:2019:20LIVE UPDATES