Tirana është një kaos sa i përket pastrimit. Kryeqyteti është i mbuluar ngado me plehra që nuk pastrohen por kthehen në male me mbeturina, një “minë me sahat” për shëndetin e qytetarëve.
Një situatë shqetësuese është krijuar në rrugën “Sadik Petrala” në Tiranë, ku prej rreth dy muajsh një taksi e prishur qëndron e parkuar dhe zë një nga vendet e parkimit të banorëve.
Problemit të zënies së parkimit i shtohet edhe gjendja e rënduar e mbetjeve urbane. Mbeturinat grumbullohen çdo ditë pranë koshave, duke krijuar pirgje të mëdha plehrash në rrugë.
Ajo që e bën situatën edhe më problematike është fakti se, ndërkohë që mbetjet qëndrojnë jashtë dhe krijohen “male” me plehra, koshat në shumë raste janë bosh.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për largimin e automjetit të prishur, lirimin e hapësirave të parkimit dhe pastrimin e menjëhershëm të zonës.
Situata është kthyer në një problem të përditshëm për banorët të cilët kërkojnë që shërbimet e pastrimit të kryhen në mënyrë të rregullt dhe mbetjet të mos lihen të grumbullohen në rrugë./ CNA View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

