Protestat studentore në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e tensioneve, zjarrin në Ministrinë e Arsimit dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Në fokus të raportimeve janë edhe kërkesat për përmirësimin e arsimit, korrupsioni dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Skenat e dhunës nga protesta e djeshme Protesta studentore në Tiranë vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave botërore. Ngjarjet në kryeqytetin shqiptar kanë zënë vend në faqet e disa prej mediave të njohura ndërkombëtare prej ditës së djeshme, mes tyre Al Jazeera, The Guardian, Reuters dhe Deutsche Welle dhe France 24.
Raportimet përcjellin pamje të zjarreve, tymit të dendur dhe përplasjeve në rrugët e Tiranës, duke pasqyruar përshkallëzimin e protestave studentore. BBC në artikullin e saj me titull "Studentët protestues sulmojnë ndërtesat qeveritare në Shqipëri" thotë se “mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, në ditën e dytë të protestave kundër qeverisë, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, sulme ndaj institucioneve dhe përplasje me policinë”. BBC Media ndërkombëtare Al Jazeera i ka kushtuar një artikull të posaçëm zhvillimeve në Tiranë, me titullin: “Zjarr shpërthen në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë ndërsa protestat hyjnë në ditën e tretë”.
Sipas raportimit, zjarri në godinën e Ministrisë së Arsimit shpërtheu gjatë natës, në vijim të protestave studentore. Al Jazeera raporton se të paktën 16 protestues të tjerë u arrestuan pas përplasjeve me policinë, ndërsa demonstruesit kërkuan kushte më të mira në universitete dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Media thekson gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia për shpërndarjen e turmave.
Gazeta britanike The Guardian e ka pasqyruar situatën me titullin: “Protestat e studentëve në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, demonstruesit përleshen me policinë”. Në raportimin e saj, gazeta ndalet te zjarret në një godinë qeveritare dhe në dy banka, si dhe te hedhja e gurëve ndaj policisë gjatë protestës në Tiranë.
Sipas The Guardian, dhjetëra mijëra persona dolën në rrugë, ndërsa forcat e rendit përdorën autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Gazeta e lidh zemërimin e studentëve me rritjen e kostove të arsimit, problemet në universitete dhe akuzat për korrupsion.
Edhe media "France 24" e nis shkrimin e saj me titullin: "Protestat në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama".Sipas medias franceze protestat antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë u shndërruan në të dhunshme për natën e dytë radhazi të mërkurën, duke lënë disa ndërtesa qeveritare të dëmtuara. Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar për protestat e 13 dhe 14 tetorit, duke vënë në fokus kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare për studentët dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.
Sipas raportimeve të agjencisë, protesta u përshkallëzua me hedhjen e tullave dhe blloqeve të betonit drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia iu përgjigj turmës me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Reuters pasqyron gjithashtu pakënaqësinë më të gjerë sociale dhe politike që shoqëron mobilizimin e studentëve.
Edhe media gjermane Deutsche Welle ka raportuar për zjarrin në Ministrinë e Arsimit dhe ndërhyrjen e forcave të policisë në Tiranë.
Në artikullin e saj, DW i vendos protestat shqiptare në kontekstin e pakënaqësive kundër korrupsionit dhe zhvillimeve politike, duke përmendur gjithashtu ngjashmëritë me protestat studentore të zhvilluara në vende të tjera europiane.
Kërkesat e studentëve përtej përplasjevePërtej pamjeve të zjarreve dhe përplasjeve, raportimet ndërkombëtare nënvizojnë edhe çështjet që kanë nxjerrë studentët në rrugë, përmirësimin e kushteve universitare, uljen e barrës financiare të studimeve, më shumë mbështetje për të rinjtë dhe perspektiva më të mira punësimi.
Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama tregojnë se protesta ka marrë edhe një dimension më të gjerë politik, përtej kërkesave që lidhen drejtpërdrejt me arsimin.
Pasqyrimi në mediat ndërkombëtare e ka vendosur Tiranën në qendër të vëmendjes për zhvillimet e fundit, ndërsa vijimi i protestave dhe reagimi i institucioneve mbeten elementë kyç për ecurinë e situatës.
Protesta nisi të martën përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët kërkuan përmirësimin e kushteve në universitete dhe më shumë mundësi punësimi. Të mërkurën, situata u përshkallëzua, pasi një pjesë e godinës së Ministrisë së Arsimit u përfshi nga flakët. Në shënjestër të protestuesve u vunë gjithashtu Kryeministria, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe disa biznese në zonën përreth.
Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u bëri thirrje protestuesve për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Ajo deklaroi se Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar, duke iu referuar përshkallëzimit të situatës.
Edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, theksoi se e drejta për të protestuar duhet respektuar, por protestat qytetare dhe dhuna ndaj institucioneve publike janë dy gjëra të ndryshme. Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi se vënia e zjarrit në një institucion rrezikon jetën e njerëzve.
Ende asnjë fjalë nga kryeministri Edi Rama.studentët kërkojnë largimin e ramës screenshot 9 screenshot 7 screenshot 5 screenshot 6 screenshot 8 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Arsimi jashtë prioriteteve, pengesë për ndryshimin e modelit ekonomik 15 Tetor 2026, 07:3707:37Aktualitet Avokati: Dhuna do të përshkallëzohet në gjithë Shqipërinë, njerëzit ndihen të papërfaqësuar 15 Tetor 2026, 07:2207:22Aktualitet “Kemi grupe në WhatsApp që koordinojmë protestën”/ Artan Hoxha thirrje studentes: Kujdes, shkoni në burg! 15 Tetor 2026, 07:1607:16Aktualitet Temperatura deri në 25 gradë, si parashikohet moti për sot 15 Tetor 2026, 07:0407:04Aktualitet 51 policë të lënduar gjatë protestës, ministri Demo shkon te Trauma: Dhuna ndaj efektivëve, e papranueshme 14 Tetor 2026, 22:5722:57Aktualitet Tirana në faqet e mediave botërore, flakët dhe përplasjet e protestës marrin jehonë ndërkombëtare 14 Tetor 2026, 22:5322:53Aktualitet

