Drilon Hazrollaj është tashmë pjesë e klubit të Tiranës. 22-vjeçari nga Kosova i bashkohet ekipit si i huazuar nga klubi rumun FC Rapid 1923 për një shumë rreth 900 mijë euro. Sipas marrëveshjes, kartoni i sulmuesit mund të blihet përfundimisht në fund të sezonit. Në një video të ndarë në rrjetet sociale ku prezantohet për tifozët, Hazrollaj s’e fsheh emocionin teksa shprehet se kjo ka qenë një zgjedhje e lehtë. LEXO edhe...Bregu 'fal' Tiranën', Elbasani përmbys në frymën e fundit Teutën! Vllaznia ndalet në Vorë, befasinë e bën Flamurtari “Tirana është klub i madh, me histori dhe mentalitet fitues. Synimi im është të jap kontributin maksimal dhe të fitojmë trofetë që ky klub meriton”, thotë ai. Premtimi i tij është dedikimi deri në pikën e fundit ndaj fanellës dhe dhurimi i një loje dinjitoze. “Për këtë fanellë do të jap gjithmonë 100%. Dua që tifozët të shohin në çdo ndeshje përkushtimin dhe dëshirën time për të fituar”, shprehet Hazrollaj. Në Rumani, futbollisti ka pasur probleme me dëmtimet dhe ka grumbulluar rreth 300 minuta në fushën e blertë në 14 ndeshje. Share P.J/E.H/ReportTv.al kf tirana drilon hazrollaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 3838 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
