Lajme Zone
Tirana digjet, Rama 'krihet'; u kërkon deputetëve video 60-sekondëshe për të sulmuar revoltën
PolitikëPamfleti

Tirana digjet, Rama 'krihet'; u kërkon deputetëve video 60-sekondëshe për të sulmuar revoltën

Në një kohë kur në kryeqytet janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë, hedhje koktejesh Molotov, zjarre dhe ndërhyrje me gaz lotsjellës, deputetëve socialistë u kërkohet të dalin para kamerave me një ton të qetë, duke folur për sigurinë e fëmijëve, mbrojtjen e bizneseve dhe nevojën për dialog.

Edi Rama Ndërsa protestuesit vijojnë të marshojnë nëpër Tiranë dhe policia ndërhyn me gaz lotsjellës, Edi Rama u ka shpërndarë deputetëve socialistë një direktivë për komunikimin me publikun. Nga videot në shtëpi e në zyrë te mesazhet pranë shkollave dhe bizneseve, kryeministri u sugjeron deputetëve si të flasin, çfarë të thonë dhe cilat fjalë të shmangin. Në vend të përgjigjeve individuale për pakënaqësitë e qytetarëve, udhëzimi ofron edhe një tekst të gatshëm për t'u lexuar para kamerës. Ndërsa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e pestë dhe grupe të shumta qytetarësh vijojnë të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t'iu përgjigjur situatës: një udhëzim komunikimi për deputetët e Partisë Socialiste, i shoqëruar me skenarë videosh dhe mesazhe të gatshme.

Në një kohë kur në kryeqytet janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë, hedhje koktejesh Molotov, zjarre dhe ndërhyrje me gaz lotsjellës, deputetëve socialistë u kërkohet të dalin para kamerave me një ton të qetë, duke folur për sigurinë e fëmijëve, mbrojtjen e bizneseve dhe nevojën për dialog.

Direktiva shkon deri te hollësitë teknike. Videoja duhet të zgjasë 30 deri në 60 sekonda, të regjistrohet në format vertikal dhe, nëse realizohet nga shtëpia apo zyra, kamera duhet të qëndrojë fikse. Deputetëve u sugjerohet gjithashtu të mos përdorin simbole partiake.

Pra, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit në rrugë, përfaqësuesit e shumicës marrin udhëzime edhe për pozicionimin e kamerës me të cilën do t'u drejtohen qytetarëve.

Dokumenti parashikon tri mënyra komunikimi: video individuale nga banesa ose zyra, regjistrime në terren pranë shkollave, tregjeve dhe bizneseve, si dhe dalje të përbashkëta me dy ose tre këshilltarë bashkiakë.

Një tjetër element i direktivës është përpjekja për të shmangur gjuhën përçarëse. Deputetëve u kërkohet të mos i quajnë protestuesit “huliganë” apo “të paguar” dhe të mos përmendin partitë politike. Në vend të kësaj, mesazhet duhet të përqendrohen te shqetësimet e qytetarëve, siguria dhe kundërshtimi i dhunës.

Por pjesa më domethënëse e udhëzimit është teksti i gatshëm që deputetët mund të përdorin në video. Ai nis me pranimin se qytetarët kanë shqetësime dhe pakënaqësi, vijon me thirrjen për të shmangur dhunën dhe përfn me premtimin për t'i dëgjuar. Mesazhi Video personale: 30–60 sekonda, format vertikal.

1. Nga shtëpia ose zyraKamera fikse, ton i qetë, pa simbole partiake. Mesazh i drejtpërdrejtë për qytetarët.

2.Në terrenPranë një shkolle, tregu ose biznesi lokal. Fokus te siguria e fëmijëve dhe mbrojtja e bizneseve.

3.Bashkë me këshilltarëtVideo me 2–3 këshilltarë bashkiakë, ku secili përcjell një mesazh të shkurtër.

SKRIPT I SUGJERUAR

“Përshëndetje, Filan/Filane Fisketu!

E kuptoj se ka shqetësime dhe pakënaqësi dhe çdo zë meriton të dëgjohet.

Por asnjë zgjidhje nuk vjen nga dhuna.

Ju bëj thirrje të kujdeseni për fëmijët, të mbroni bizneset dhe punën e njëri-tjetrit dhe të qëndroni larg provokimeve.

Jam këtu për t’ju dëgjuar. Le t’i zgjidhim shqetësimet përmes dialogut, jo dhunës.

Ta ruajmë qetësinë dhe sigurinë e qytetit tonë.”

RREGULLA KOMUNIKIMI

Përdorni gjuhë të qetë dhe gjithëpërfshirëse.

Shmangni etiketime si “huliganë”, “të paguar” apo referenca ndaj partive.

Flisni në vetën e parë.rama deputetet 1 Komente T Tony 17 Tetor 2026, 20:17 Shkoni ne Surrel o popull, se ndryshe nuk merr vesh ky kerric gomari. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Arben Malaj apel socialistëve: Largoni Ramën, shpëtimi i vendit detyrim moral dhe kombëtar! 17 Tetor 2026, 18:3318:33Politike Revolta e të rinjve nga Franca në Shqipëri: Ç’do të ndodhë në zgjedhje? 17 Tetor 2026, 17:3517:35Politike Protesta e studentëve/ Blushi: Me Edi Ramën nuk ka negociata, largimi i tij kusht i panegociueshëm 17 Tetor 2026, 14:0414:04Politike Berisha: Studentët po luftojnë për çdo shqiptar, Rama kërkon ta paraqesë revoltën si protestë të PD-së 17 Tetor 2026, 13:1513:15Politike Në Vjenë me nderime ushtarake, në Tiranë i kërkojnë burgun; revolta që refuzon Ramën dhe Berishën 17 Tetor 2026, 12:5012:50Politike “O sot o kurrë”, Koçeku mesazh Ramës: PS ka nevojë për më shumë zëra kritikë! 17 Tetor 2026, 11:5511:55Politike