Lajme Zone
Tirana në kolaps/ Policia në ndjekje të protestuesve, tym e flakë nëpër rrugë
PolitikëPamfleti

Tirana në kolaps/ Policia në ndjekje të protestuesve, tym e flakë nëpër rrugë

Tirana i ngjan një qyteti në gjendje emergjence, me forca të shumta policore, automjete ujëhedhëse dhe furgonë që lëvizin nëpër rrugë, duke ndjekur grupet e protestuesve që vijojnë marshimin në kryeqytet.

Kryeqyteti po përjeton një mbrëmje tensionesh të vazhdueshme. Forca të shumta policore dhe automjete ujëhedhëse po ndjekin grupet e protestuesve që marshojnë nëpër Tiranë. Aktualisht, turma ndodhet në qendër, në hyrje të Rrugës së Barrikadave. Furgonë policie patrullojnë në disa zona dhe efektivët vijojnë shoqërimin e demonstruesve, ndërsa përgjatë marshimit protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe objekteve të ndryshme. Tirana i ngjan një qyteti në gjendje emergjence, me forca të shumta policore, automjete ujëhedhëse dhe furgonë që lëvizin nëpër rrugë, duke ndjekur grupet e protestuesve që vijojnë marshimin në kryeqytet.

Aktualisht, një turmë demonstruesish ndodhet në qendër të Tiranës, në hyrje të Rrugës së Barrikadave dhe te Rruga e Dibrës. Pas saj po lëvizin efektivë të shumtë policie dhe automjetet ujëhedhëse, të cilat po ndjekin zhvendosjen e protestuesve nga një zonë në tjetrën. Situata mbetet e tensionuar, megjithëse përplasjet nuk janë më të përqendruara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit janë shpërndarë në disa pjesë të qytetit dhe vijojnë marshimin, ndërsa policia i ndjek përgjatë rrugëve ku ata lëvizin. Tensione te Rruga e Dibrës Në terren janë të pranishëm edhe shumë furgonë policie, të cilët patrullojnë vazhdimisht dhe përdoren për shoqërimin e personave të kapur gjatë ndërhyrjeve. Efektivët po ndjekin grupe demonstruesish edhe në rrugët anësore, ndërsa shoqërimet vijojnë. Paralelisht, përgjatë itinerareve të marshimit po regjistrohen zjarre të reja. Grupe protestuesish po u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe objekteve të ndryshme, duke lënë pas vatra zjarri dhe tym në rrugët ku kalojnë.

Pamja e kryeqytetit gjatë mbrëmjes është ajo e një operacioni të gjerë policor që po zhvillohet njëkohësisht në disa zona. Automjetet e policisë dhe ujëhedhëset lëvizin pas demonstruesve, ndërsa grupe protestuesish ndryshojnë vazhdimisht drejtim dhe vazhdojnë marshimin.

Kjo situatë vjen pas disa orësh përplasjesh të ashpra përpara Kryeministrisë, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa grupe protestuesish hodhën gurë, sende të forta dhe kokteje Molotov.

Pas shpërndarjes së turmës nga bulevardi, demonstruesit u zhvendosën drejt Shallvareve, Rrugës së Durrësit dhe zonës pranë Bankës së Shqipërisë. Në afërsi të selisë së Partisë Socialiste u hodhën kokteje Molotov dhe u dogjën pemë, ndërsa policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës.

Tashmë, një pjesë e protestuesve ka mbërritur në hyrje të Rrugës së Barrikadave, me forcat policore dhe automjetet ujëhedhëse që lëvizin pas tyre.

Ndërkohë, pranë Kryeministrisë mbeten të pranishme forcat speciale RENEA. Më herët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është parë duke hyrë në godinën e qeverisë.

Pavarësisht ndërhyrjeve të përsëritura, ndjekjeve policore dhe shoqërimeve, protestuesit nuk janë tërhequr. Ata vijojnë të marshojnë nëpër kryeqytet, ndërsa forcat e rendit përpiqen të kontrollojnë situatën në disa rrugë njëkohësisht.

Në ditën e pestë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, Tirana mbetet nën një prani të dendur policore, me turma në lëvizje, automjete ujëhedhëse që ndjekin marshimin dhe zjarre që shfaqen në rrugë të ndryshme të qytetit. screenshot 71 screenshot 72 screenshot 73 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri te Gjykata e Lartë, reagon ministri Gogu: Dhuna nuk është protestë 17 Tetor 2026, 20:1020:10Aktualitet Protestuesit zhvendosen pranë Sheshit Skënderbej, u vihet flaka pemëve dhe hidhen fishekzjarrë 17 Tetor 2026, 20:0220:02Aktualitet Përplasje pranë selisë së PS-së, hidhen kokteje Molotov dhe digjen pemë; Policia ndërhyn me gaz lotsjellës 17 Tetor 2026, 19:5619:56Aktualitet Shumë të rinj mblidhen në dalje të Rrugës së Durrësit, marshojnë drejt Bankës së Shqipërisë 17 Tetor 2026, 19:5019:50Aktualitet Qytetarët nuk dorëzohen, shpërndahen nëpër rrugë; RENEA "blindon" Kryeministrinë 17 Tetor 2026, 19:3619:36Aktualitet Humbi ndjenjat gjatë tensioneve te Kryeministria, mjeku jep detaje: 53-vjeçari i vetëdijshëm, nën monitorim 17 Tetor 2026, 19:3619:36Aktualitet