“Teknika është kjo: T’i neverisim shqiptarët, t’i tua nxijmë jetën çdo ditë që përballë çdo fakti konkret të keqqeverisjes tonë, për të cilën opozita ngre zërin, ne t’i turremi opozitës dhe njerëzit të thonë ‘këta janë të gjithë njësoj’. Mos u ngatërroni këtu se këta të gjithë janë njësoj.”. Kështu deklaronte kryeministri Edi Rama teksa ishte në opozitë, ndërsa nuk i kursente akuzat për qeverinë në pushtet të Berishës. Por duket se këtë teknikë po e zbaton vetë sot teksa është prej 2013-ës në pushtet. Në një kohë kur prej 75 ditësh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, kjo deklaratë e Ramës shfaqet kaq aktuale sot, por me një ndryshim, që është ai në pushtet! Për më tepër ndiqni videon. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: rama

