Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“T’i japim goditjen përfundimtare kësaj qeverie”, mesazhi i protestuesit: Rama jepe dorëheqjen dhe hapi rrugë Shqipërisë së re


Këtë të shtunë mbahet protesta e 112-të para Kryeministrisë. Qytetarët i kanë kërkesat e qarta, teksa duan largimin e Ramës dhe qeverisë. Para kryeministrisë, një qytetar pati një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Këtë të shtunë mbahet protesta e 112-të para Kryeministrisë. Qytetarët i kanë kërkesat e qarta, teksa duan largimin e Ramës dhe qeverisë. Para kryeministrisë, një qytetar pati një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Kurrë nuk e kisha menduar t’iu përshendesja sërish në këtë shesh. Ju jeni lavdia e këtij kombi. Ju protestuat në sheshin e lirisë, një nga protestat më madhështore në histori. Sot kam nder e lavdi që në emrin tuaj t’u tregoj të gjithëve. Vetëm bashkimi na dërgon te fitorja. Ne t’i japim goditjen përfundimtare, ata na kanë marrë drejtësinë dhe Shqipërinë. Bashkohuni që mos pendohemi nesër. Rama asnjëherë nuk na përçan. Jep dorëheqjen dhe hapi rrugë Shqipërisë së re”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb