Lajme Zone
51 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundër ndarjes së re territoriale dhe shkrirjes së bashkisë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

51 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundër ndarjes së re territoriale dhe shkrirjes së bashkisë

Banorët e Divjakës vijojnë prej 51 ditësh radhazi të prote...

Banorët e Divjakës vijojnë prej 51 ditësh radhazi të protestojnë kundër reformës territoriale. Ata kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë së Divjakës si dhe kanë kritikuar mungesën e mbështetjes nga administrata.

Banorët kanë kërkuar të hiqet dorë nga reforma territoriale si dhe kanë kundërshtuar dëgjesat publike, pasi sipas tyre po zhvillohen pa praninë e përfaqësuesve dhe deputetëve të zonës.

Me pankarta dhe thirrjet kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët u mblodhën në sheshin qëndror, ku mbajtën edhe fjalime. Sipas propozimeve të bëra me këtë reformë, Divjaka pritet t’i kalojë Bashkisë Lushnjë.

Që nga publikimi i propozimeve të mazhorancës për reformën, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë dalë kundër, duke theksuar cenimin e elementit kulturor dhe identitar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.