Barcelona duket e pandalshme në La Liga. Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick arriti fitoren e shtatë radhazi pasi mposhti Sevillan me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë të "Ramon Sanchez Pizjuan".
Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Fofana në minutën e 19-të, reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.
Raphinha barazoi shifrat vetëm tri minuta më vonë, duke i dhënë frymëmarrje ekipit të tij. Në pjesën e dytë, sulmuesi brazilian shkëlqeu sërish duke realizuar edhe dy gola të tjerë në minutat 52 dhe 69.
Një kontribut të madh në këto dy realizime vendimtare e pati edhe Lamine Yamal me asistet e tij.
Falë kësaj performance nga Raphinha, Barcelona mori tri pikët e radhës në La Liga.
Përmes këtij triumfi, katalanasit mbrojnë kryesimin në tabelë me 21 pikë të grumbulluara, duke thelluar përkohësisht diferencën me ndjekësit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

