Lajme Zone
Thyerje xhamash, hedhje gurësh e gaz lotsjellës - kaos në disa qytete në ditën e tretë të protestës
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Thyerje xhamash, hedhje gurësh e gaz lotsjellës - kaos në disa qytete në ditën e tretë të protestës

Për të tretën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në Tiranë, të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.

Për të tretën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në Tiranë, të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit. Gjatë tubimit të së mërkurës, më 14 tetor, protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe sende të forta drejt institucioneve, ndërsa në disa zona pati zjarrvënie dhe dëme materiale. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.Protestat lidhen me kërkesat për përmirësimin e kushteve në universitete, uljen e kostove të studimeve dhe rritjen e mbështetjes financiare për studentët, ndërsa pakënaqësitë janë shtrirë edhe te qeverisja dhe akuzat për korrupsion.Ndërkohë, edhe sot, më 15 tetor, në Tiranë po vazhdojnë protestat me tensione dhe përplasje. Postet:Mbylle15/10/2026 • 14:03Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën15/10/2026 • 13:50BE-ja në Shqipëri reagon për protestën: Dhuna nuk ka vend në demokraci15/10/2026 • 13:24Protesta e studentëve përhapet në Shkodër, sulmohen godinat e PS dhe PD15/10/2026 • 13:20E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në Tiranë15/10/2026 • 13:18Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit - ka të arrestuar15/10/2026 • 12:50Berisha apel studentëve dhe nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuaj15/10/2026 • 12:43Reagon ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta15/10/2026 • 12:34Policia e Shtetit thirrje prindërve: Fëmijët të qëndrojnë larg situatave të dhunshme, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët15/10/2026 • 12:15A do të japë dorëheqjen pas protestave? Kryeministri Rama përgjigjet për “Reuters”15/10/2026 • 11:55Situatë e tensionuar në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë15/10/2026 • 11:07Gaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestat15/10/2026 • 09:47Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin, shkatërrojnë objektet në rrugë - nisin shoqërimet nga policia15/10/2026 • 09:09Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit!15/10/2026 • 09:00Pas protestës së dhunshme mbrëmë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës15/10/2026 • 08:55Pas protestave në Tiranë, vjen reagimi i parë i Ramës: Kjo nuk është nga duart e studentëve14/10/2026 • 23:33Demo: 51 efektivë të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës në Tiranë14/10/2026 • 22:19Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës - plagosen 5 protestues dhe 1 kalimtar14/10/2026 • 21:42Protestuesit i vënë zjarrin Kuvendit, reagon Niko Peleshi: Dhuna nuk i shërben asnjë kauze14/10/2026 • 21:34Flakët para ministrive - reagon ministri Demo: Kush i ka porositur, i ka bërë llogaritë gabim14/10/2026 • 21:05Policia e Shtetit: 14 policë të lënduar gjatë protestës, 35 persona të shoqëruar14/10/2026 • 20:55Tensione në Tiranë, sulmohet Komisariati nr. 2, policët qëllohen me mjete të forta14/10/2026 • 20:54Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore14/10/2026 • 20:10Protestuesit sulmojnë xhamat e qendrës tregtare pranë Kalasë së Tiranës14/10/2026 • 19:55Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës14/10/2026 • 19:38Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisë14/10/2026 • 19:23Protestuesit shkatërrojnë dhe djegin bizneset te Kullat Binjake14/10/2026 • 18:57Tensione pranë Kryeministrisë, i vihet flaka një biznesi te dy kullat përballë Piramidës14/10/2026 • 18:33Protestuesit dëmtojnë godinën e Kryesisë së Kuvendit14/10/2026 • 18:07Përshkallëzohet protesta në Tiranë, u vihet flaka pemëve pranë Kryeministrisë14/10/2026 • 17:552 policë të lënduar po marrin trajtim në urgjencë, 3 protestues pas mjekimit kanë dalë nga spitali14/10/2026 • 17:55Begaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë14/10/2026 • 17:30Situatë e tensionuar, protestuesit hedhin gurë drejt Kryeministrisë14/10/2026 • 16:56Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave, policia përdor gaz lotsjellës14/10/2026 • 16:49Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik Kombëtar14/10/2026 • 16:48Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-së14/10/2026 • 16:21Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka institucionit financiar14/10/2026 • 15:18Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforët14/10/2026 • 14:58Situatë e tensionuar në Tiranë - protestuesit hedhin gurë, Policia topa uji14/10/2026 • 14:49Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësore14/10/2026 • 14:43Situatë e tensionuar, zjarr në ballkonin e Ministrisë së Arsimit14/10/2026 • 14:33Situatë e tensionuar, hidhet gaz lotsjellës14/10/2026 • 14:28Foto nga protesta14/10/2026 • 14:24Protestuesit përzënë Edi Palokën, ujë drejt deputetit të PD-së: Rama në burg, Berisha në burg14/10/2026 • 14:21Protestuesit sulmojnë një bankë14/10/2026 • 13:16“Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm”, Delegacioni i BE reagon për protestat14/10/2026 • 13:02Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivët14/10/2026 • 12:43Të rinjtë i vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyn Policia14/10/2026 • 12:06Studentët shkulin kangjellat e hekurit përpara Ministrisë së Arsimit dhe gjuajnë me mjete piroteknike14/10/2026 • 12:03Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë! 54 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 15/10/2026 • 14:03Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me TiranënEdhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.Pas përfundimit të mësimit, një grup gjimnazistësh kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke dëmtuar kosha mbeturinash, stola dhe tabela. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin lulishtes përpara Bashkisë, raportojnë mediat në Shqipëri.15/10/2026 • 13:50BE-ja në Shqipëri reagon për protestën: Dhuna nuk ka vend në demokraciDelegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.Në një reagim publik, BE-ja në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj akteve të dhunës, duke theksuar se ato nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 13:24Protesta e studentëve përhapet në Shkodër, sulmohen godinat e PS dhe PDProtesta e studentëve është shënuar edhe në Shkodër, ku situata është tensionuar me sulme ndaj godinave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.Zhvillimi vjen në ditën e tretë të protestave të gjimnazistëve dhe studentëve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.15/10/2026 • 13:20E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në TiranëGjatë protestës së studentëve në Tiranë një e moshuar është shtrirë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të Policisë.Ngjarja vjen në një kohë kur protesta e studentëve po shoqërohet me tensione dhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa situata në Tiranë e qytete të tjera është e tensionuar.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 13:18Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit - ka të arrestuarTensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve në Korçë, ku situata është përshkallëzuar dhe protestuesit kanë goditur shefin e Komisariatit të Policisë.Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet “Lirojini!”, ndërsa raportohet edhe për persona të shoqëruar nga policia.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 12:50Berisha apel studentëve dhe nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuajKryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve të bojkotojnë mësimin.Në një konferencë për shtyp, kryedemokrati i kërkoi studentëve dhe nxënësve t’i bashkohen protestën për të ‘shpëtuar të ardhmen e tyre’.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 12:43Reagon ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëtaMinistrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar prindërve, në një kohë kur protestat dhe tensionet janë përhapur në disa qytete të vendit.Kumbaro thekson se arsimtarët janë në krye të detyrës dhe se mësimi vijon në shkolla, ndërsa u bën thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në situata të dhunshme.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 12:34Policia e Shtetit thirrje prindërve: Fëmijët të qëndrojnë larg situatave të dhunshme, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkëtPolicia e Shtetit i është drejtuar me një apel prindërve dhe fëmijëve, duke kërkuar që të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.Në apel thuhet se siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 12:15A do të japë dorëheqjen pas protestave? Kryeministri Rama përgjigjet për “Reuters”Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” të enjten se nuk do të japë dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme, të cilat kanë hyrë në ditën e tretë radhazi. “Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne zhvilluam zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, u shpreh Rama në një përgjigje me shkrim për “Reuters”.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 11:55Situatë e tensionuar në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e BashkisëSituata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë.Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e Bashkisë, ndërsa po thyejnë xhamat dhe po hedhin kapsolla drejt godinës.Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa situata po monitorohet me dronë. Nga kjo situatë raportohet se një vajzë është plagosur nga gurët.15/10/2026 • 11:07Gaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestatProtestat e të rinjve për kushte më të mira në shkolla dhe universitete janë shoqëruar me përplasje me policinë, ndërsa situata është tensionuar në dy qytetet.Situata është përshkallëzuar gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe Korçë, ku janë shënuar përplasje me policinë dhe incidente në hapësirat publike.Lajmi i plotë këtu15/10/2026 • 09:47Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin, shkatërrojnë objektet në rrugë - nisin shoqërimet nga policiaGjimnazistët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe janë grumbulluar në sheshin qendror të qytetit në solidaritet me protestuesit e Tiranës.Sipas pamjeve, protesta ka degraduar në akte shkatërrimi, ku po dëmtohet gjithçka që u del përpara, ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para, raporton euronews.al15/10/2026 • 09:09Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit!Është anuluar seanca e Kuvendit të Shqipërisë e paraparë të mbahet sot për shkak të paralajmërimit për protestën e radhës, për të tretën ditë radhazi. 15/10/2026 • 09:00Pas protestës së dhunshme mbrëmë, nis pastrimi i rrugëve të TiranësPunonjësit e pastrimit kanë dal në terren që në orët e para të mëngjesit për të rikthyer normalitetin në kryeqytet.Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje nga puna e punonjësve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë dalë në terren pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 08:55Pas protestave në Tiranë, vjen reagimi i parë i Ramës: Kjo nuk është nga duart e studentëveKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së dhunshme gjatë dy ditëve të kaluara në Tiranë.Rama ka vizituar Kolegjin e Evropës që u dogj mbrëmë, gjersa tha se këto rrënoja nuk janë dhe nuk mund të jenë nga duart e studentëve.“Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës të Evropës së bashkuar që e hapëm në Shqipëri së bashki me udhëheqësit evropianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja, janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt”, tha Rama.Lajmi i plotë këtu:14/10/2026 • 23:33Demo: 51 efektivë të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës në TiranëMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka bërë të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së regjistruara në Tiranë.Përmes një postimi në Facebook, Demo ka njoftuar se disa prej efektivëve të lënduar ndodhen në Spitalin Universitar të Traumës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.14/10/2026 • 22:19Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës - plagosen 5 protestues dhe 1 kalimtarSipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.14/10/2026 • 21:42Protestuesit i vënë zjarrin Kuvendit, reagon Niko Peleshi: Dhuna nuk i shërben asnjë kauzeKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesit kanë hyrë në objektin e Kuvendit dhe i kanë vënë zjarrin.Peleshi në postim në Facebook ka thënë se “vandalizmi s’ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike”.Peleshi u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrja për dhunë.14/10/2026 • 21:34Flakët para ministrive - reagon ministri Demo: Kush i ka porositur, i ka bërë llogaritë gabimMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka reaguar pas skenave të dhunës të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shoqërua me incidente dhe dëmtim të pronës publike e private.Përmes një postimi, Demo ka akuzuar aktorë politikë për shfrytëzimin e protestës së studentëve, duke pretenduar se ngjarjet e ditëve të fundit janë nxitur nga persona që synojnë të krijojnë pasiguri në vend. Në fund të reagimit, Demo u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për durim, duke këmbëngulur se dhuna nuk do ta kthejë vendin prapa.14/10/2026 • 21:05Policia e Shtetit: 14 policë të lënduar gjatë protestës, 35 persona të shoqëruarPolicia e Shtetit ka njoftuar se 14 punonjës policie janë plagosur si pasojë e sulmeve që kanë vijuar për disa orë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.Përmes një reagimi zyrtar, Policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe të ndalojnë sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore.“Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas”, njofton policia.14/10/2026 • 20:55Tensione në Tiranë, sulmohet Komisariati nr. 2, policët qëllohen me mjete të fortaSituata është tensionuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku protestuesit kanë sulmuar ambientet e Komisariatit nr. 2 të Policisë, duke i vënë flakën edhe oborrit të institucionit.Gjatë incidenteve, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët po qëllohen edhe me mjete të forta.Ngjarja ka përshkallëzuar situatën në zonë, ku përballja mes protestuesve dhe forcave të rendit vijon në kushte të tensionuara.14/10/2026 • 20:54Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësoreNjë grup protestuesish kanë rrethuar një grup të vogël efektivësh policie pranë Sheshit Skënderbej, duke i sulmuar me sende dhe gurë.Gjatë incidentit, njëri prej efektivëve është goditur në mushkëri dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.14/10/2026 • 20:10Protestuesit sulmojnë xhamat e qendrës tregtare pranë Kalasë së TiranësProtestuesit kanë sulmuar xhamat e një qendre tregtare pranë Kalasë së Tiranës, duke thyer xhamat e godinës. Ata kanë thyer xhamat e jashtëm të qendrës tregtare. Pas incidenteve, në zonë ka ndërhyrë policia.Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje dhe akte dhune në disa zona të Tiranës.14/10/2026 • 19:55Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinësProtestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private.Protestuesit u zhvendosën në orët e pasdites përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake.14/10/2026 • 19:38Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisëProtestuesit u vendosën mbrëmjen e së mërkurës para Parlamentit aty ku policia ka krijuar një gardh me qëllim që të mos lejojë turmën të hyjë në institucion.Drejt kordonit të policisë protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe bomba molotovi.14/10/2026 • 19:23Protestuesit shkatërrojnë dhe djegin bizneset te Kullat BinjakeProtesta vijon e dhunshme pas thuajse 9 orësh, teksa në këtë moment të rinjtë janë zhvendosur në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pasi hapen derën e godinës së kryesisë së Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, protestuesit i janë drejtuar edhe bizneseve në katin e parë të Kullave Binjake.Është sulmuar dhe i është vënë flaka filialit të një kompanie sigurimesh, gjithashtu edhe një restorant pranë.14/10/2026 • 18:57Tensione pranë Kryeministrisë, i vihet flaka një biznesi te dy kullat përballë PiramidësSituata vijon të jetë e tensionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa një biznesi privat në dy kullat përballë Piramidës i është vënë flaka.Flakët e mëdha dhe shtëllungat e tymit kanë përfshirë katin e parë të dy kullave, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.14/10/2026 • 18:33Protestuesit dëmtojnë godinën e Kryesisë së KuvenditSituata në protestën e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar pasditen e kësaj të mërkure, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë me intensitet të lartë pranë godinës së Kryeministrisë. Së fundmi, kanë marrë flakë pemët brenda perimetrit të gardhit mbrojtës të Kryeministrisë, ndërsa në zonë janë përhapur tymi dhe flakët. Përplasjet janë shtrirë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Raportohet se protestuesit kanë dëmtuar godinën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa më herët janë raportuar dëmtime edhe në ambientet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme.14/10/2026 • 18:07Përshkallëzohet protesta në Tiranë, u vihet flaka pemëve pranë KryeministrisëProtesta që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë vijon mes tensioneve të larta, ku raportohet për hedhje të koktejeve molotovi dhe djegien e një peme në afërsi të godinës qeveritare.Gjatë protestës, disa prej protestuesve dëgjohen duke brohoritur “Digje, digje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar.Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa efektivët e Gardës së Republikës po hedhin ujë në drejtim të pemëve të përfshira nga flakët, në përpjekje për të shuar zjarrin.14/10/2026 • 17:552 policë të lënduar po marrin trajtim në urgjencë, 3 protestues pas mjekimit kanë dalë nga spitaliQendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me situatën shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës, duke konfirmuar se nuk ka asnjë humbje jete dhe se të gjithë personat e prekur janë në gjendje të mirë.“Në QSUT po marrin aktualisht trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie, koshient të gjithë, gjendja shëndetësore e mirë.”Sipas njoftimit zyrtar për shtyp të institucionit shëndetësor, një pjesë e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar tashmë nga ambientet e spitalit.“3 protestues kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.”14/10/2026 • 17:55Begaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisëPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.Përmes një mesazhi publik, Begaj theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, duke nënvizuar se dhuna dhe përdorimi joproporcional i forcës nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike.14/10/2026 • 17:30Situatë e tensionuar, protestuesit hedhin gurë drejt KryeministrisëVijojnë tensionet gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë pranë Kryeministrisë.Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.14/10/2026 • 16:56Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave, policia përdor gaz lotsjellësSituata në Tiranë është tensionuar gjatë protestës në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë hapur dyert e Ministrisë së Financave dhe, sipas raportimeve i kanë vënë flakën godinës.Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.14/10/2026 • 16:49Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik KombëtarSituata nga protesta në Rrugën e Durrësit ka marrë përmasa të tjera duke marr flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik.Kjo ndodhi në momentin kur protestuesit u spostuan pranë sheshit “Skënderbej”. Këta të fundit morën stola plastikë dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës duke sjellë kështu dhe përshkallëzimin e situatës.14/10/2026 • 16:48Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-sëKrahas flamujve kombëtarë shqiptarë, në protestat që po zhvillohen në Tiranë është parë edhe prania e simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Protestat në kryeqytetin shqiptar kanë vijuar edhe sot, ndërsa mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjendjes në arsim.14/10/2026 • 16:21Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka institucionit financiarGodina e një institucioni financiar privat në Rrugën e Durrësit, e cila u sulmua të martën dhe u plaçkit, u përfshi nga flakët pasditen e të mërkurës. Flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe godina të tjera aty pranë si Ambasada e Vatikanit apo edhe pallate banimi e biznese.Më parë edhe godina e Ministrisë së Arsimit u sulmua molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë.14/10/2026 • 15:18Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforëtTensionet gjatë protestës studentore në Tiranë janë përshkallëzuar më tej. Përveç përplasjeve me policinë, goditjeve me objekte, një grup protestuesish në Rrugën e Durrësit kanë nisur të shkatërrojnë edhe sinjalistikën rrugore në kryeqytet.14/10/2026 • 14:58Situatë e tensionuar në Tiranë - protestuesit hedhin gurë, Policia topa ujiPo vazhdon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.Derisa protestuesit po vazhdojnë të protestojnë duke hedhur gurë dhe gjësende tjera në drejtim të Policisë, këta të fundit po hedhin ujë me presion ndaj protestuesve. Më parë, protestuesit ia vunë flakën ballkonit të Ministrisë. 14/10/2026 • 14:49Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësoreMinistria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së kësaj të mërkure, për mjekim janë paraqitur katër protestues dhe një efektiv policie, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas njoftimit, në SUT është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore

14/10/2026 • 14:43Situatë e tensionuar, zjarr në ballkonin e Ministrisë së ArsimitPo vazhdon situatë e tensionuar në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Gjatë protestës është vënë zjarr në ballkonin e Ministrisë së Arsimit. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. 14/10/2026 • 14:33Situatë e tensionuar, hidhet gaz lotsjellësPo vazhdon situatë e tensionuar në protestën e studentëve në Tiranë, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.Mediat në Shqipëri raportojnë se protestuesit janë detyruar të largohen përkohësisht me vrap për shkak të gazit lotsjellës dhe përplasjeve të krijuar përgjatë perimetrit të tubimit14/10/2026 • 14:28Foto nga protestaPo vazhdon me tensione protesta e studentëve në Tiranë. Dsa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.Po ashtu një grup i të rinjve kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave.14/10/2026 • 14:24Protestuesit përzënë Edi Palokën, ujë drejt deputetit të PD-së: Rama në burg, Berisha në burgPjesë e protestës në rrugën e Durrësit kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike.Edi Paloka është përballur me protestuesit, teksa këta të fundit kanë tentuar ta përzënë, raporton tch.Ata bënin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” përpara tij, ndërsa në momentin e largimit, Paloka është lagur edhe me ujë. 14/10/2026 • 14:21Protestuesit sulmojnë një bankëPo vijojnë në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, me demonstruesit që po sulmojnë godinën me mjete të forta dhe kokteje molotov.Në zhvillimin e fundit, protestuesit i kanë vënë flakën kabinës së rojeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit.Ndërkohë, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll, raporton a2cnn.14/10/2026 • 13:16“Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm”, Delegacioni i BE reagon për protestatDelegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve dhe përplasjet me forcat e Policisë së Shtetit.Delegacioni thotë se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve, shkruan A2cnn.Për këtë arsye, kërkon që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa rastet e raportuara të hetohen me përparësi.14/10/2026 • 13:02Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivëtPolicia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestën studentore në Tiranë të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas policisë, po sulmojnë punonjësit e saj dhe po dëmtojnë pronën publike e private.Në një apel drejtuar protestuesve, Policia thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por nënvizon se dhuna ndaj efektivëve, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.Lajmi i plotë këtu:14/10/2026 • 12:43Të rinjtë i vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyn PoliciaSituata para Ministrisë së Arsimit vazhdon të jetë e tensionuar pasditen e sotme, teksa një grup të rinjsh kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave.Protesta është shoqëruar me tensione dhe tym e zjarr në rrugë, raportojnë mediat në Shqipëri.Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje për të shuar flakët, për të rikthyer rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.14/10/2026 • 12:06Studentët shkulin kangjellat e hekurit përpara Ministrisë së Arsimit dhe gjuajnë me mjete piroteknikeEnde pa nisur protesta e thirrur në ora 14:00 ka nisur grumbullimi i studentëve.Po ashtu mediat në Shqipëri raportojnë për tensione para Ministrisë së Arsimit.Studentët kanë shkulur kangjellat e hekurit përpara godinës, ndërsa kanë goditur edhe derën e godinës, përfshirë edhe mjetet piroteknike. Ndërkohë, forcat policore janë rreshtuar pas derës së Ministrisë.14/10/2026 • 12:03Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë!Studentë, të rinj dhe gjimnazistë të shumtë janë ngritur në protestë edhe këtë të mërkurë një ditë pas tensioneve të regjistruara para Ministrisë së Arsimit. Por protestuesit sot kanë vendosur të nisin protestën më herët dhe nga universitete të ndryshme të Tiranës kanë dalë në rrugë dhjetëra të rinj, ndërkaq shihen edhe forca të shumta policie në terren