Lajme Zone
Artan Fuga mesazh Ramës: Kapërceni interesat vetjake, sot kërkohet zgjidhje politike
PolitikëPamfleti

Artan Fuga mesazh Ramës: Kapërceni interesat vetjake, sot kërkohet zgjidhje politike

Ai i bën thirrje klasës politike të reflektojë dhe të kuptojë se besimi i shoqërisë është humbur, ndërsa vendi ka nevojë për zgjidhje të mëdha politike dhe jo për përpjekje për të infiltruar protestuesit.

Fuga paralajmëron se krizat politike, ekonomike, sociale dhe arsimore nuk mund të trajtohen më si probleme të izoluara, pasi, sipas tij, ato rrezikojnë edhe stabilitetin e vendit. Artan Fuga Akademiku Artan Fuga ka reaguar me tone të forta për situatën politike në vend, duke dalë në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që kërkojnë drejtësi, paqe sociale dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

Ai i bën thirrje klasës politike të reflektojë dhe të kuptojë se besimi i shoqërisë është humbur, ndërsa vendi ka nevojë për zgjidhje të mëdha politike dhe jo për përpjekje për të infiltruar protestuesit.

Në reagimin e tij, Fuga vlerëson rolin e të rinjve në shoqëri, duke i cilësuar ata si forca të emancipuara dhe të interesuara për drejtësi, stabilitet dhe luftën kundër korrupsionit e autoritarizmit.

Sipas akademikut, zëri i studentëve dhe gjimnazistëve duhet dëgjuar me respekt, ndërsa përgjegjësinë kryesore për kapërcimin e krizës e ka politika, e cila duhet të lërë mënjanë interesat e ngushta dhe të përballet me problematikat që kanë prodhuar kriza të njëpasnjëshme në vend.

Fuga paralajmëron se krizat politike, ekonomike, sociale dhe arsimore nuk mund të trajtohen më si probleme të izoluara, pasi, sipas tij, ato rrezikojnë edhe stabilitetin e vendit.

Akademiku thekson gjithashtu se pushteti buron nga vullneti i qytetarëve dhe se askush nuk mund ta vendosë veten mbi interesat e Shqipërisë dhe të shoqërisë.

"Veçanërisht studentët dhe gjimnazistët janë forcat më të kulturuara, të emancipuara, të interesuara për drejtësi, paqe sociale, stabilitet, kundër korrupsionit, autoritarizmit, degradimit politik; ata si gjithë rinia ka të drejtë të kërkojë të ardhme të qartë në një Shqipëri sikurse e meritojnë. Sikurse e meritojnë të gjithë qytetarët shqiptarë! Zëri paqësor, por i fortë, i tyre duhet dëgjuar me respekt, pa hilé dhe deri në fund!Klasa politike, të gjithë deputetët, sidomos të dy partive me më shumë vende në Kuvend, veçanërisht ata që kanë zënë më tepër vende, grupi i deputetëve të shumicës, ministrat që s’i njeh njeri, kryetari i qeverisë aktuale, duhet të kuptojnë pa humbur kohë se sot kërkohet zgjidhje politike madhore duke kapërcyer mbi veten dhe interesat e ngushta të burokratëve të mjerë, jo penetrim dhe infiltrim i papranuar te protestuesit; besimin e shoqërisë e kanë humbur; kjo pas shumë e shumë kohësh që zëra të përgjegjshëm nga shoqëria, u kanë bërë me dije në forma dhe platforma të ndryshme, prej vitesh e vitesh, se sistemi politik, ekonomik, social, arsimor i vendit prodhon krizë, dhe njëra krizë prodhon të tjera derisa vihet në rrezik stabiliteti i vendit!Shqipëria dhe vlerat e një shoqërie me të drejta individuale dhe kolektive moderne janë mbi çdo njeri, post, pushtet!Po nuk kuptuan më në fund këtë, po nuk menduan se mandatet nuk vijnë nga Zoti, as nga forca, as nga dhunti dhe talente të falura, por nga vullneti iqytetarit, historia do t’i bëjë përgjegjës!", shkruan akademiku Artan Fuga. Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen

15 Tetor, 11:41 Minutë pas minute/ Dita e tretë e revoltës së rinisë, bojkoti studentor shtrihet nga veriu në jug; ‘shkundet’ politika

15 Tetor, 10:00 As Berisha nuk e shpëton më dot Ramën nga “duart e zeza”!

15 Tetor, 08:36 artan fuga mesazh ramës kapërceni interesat vetjake Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijon revolta, sulmohet selia e Partisë Socialiste 15 Tetor 2026, 13:3413:34Aktualitet Përplasje te “Dollari”/ Protestuesit shkallmojnë qepenin e një pike të kompanisë celulare “One” 15 Tetor 2026, 13:3113:31Aktualitet Sulmohet me gurë shefi i Komisariatit të Korçës 15 Tetor 2026, 13:2913:29Aktualitet Vijojnë tensionet në Durrës, protestuesit dëmtojnë katin e parë të Prokurorisë 15 Tetor 2026, 13:2913:29Aktualitet Protestat e dhunshme dhe kaosi në qytet, Kalaja e Tiranës mbyll dyert 15 Tetor 2026, 13:2513:25Aktualitet Elbasan/ Protestuesit djegin koshat dhe shembin derën e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” 15 Tetor 2026, 13:2113:21Aktualitet