Ministria e Financave sqaroi sot për Report Tv se moskalimi nga Thesari i pagave të rritura të magjistratëve, lidhet me përllogaritjen e tyre sipas një vendimi të KLGJ-së dhe KLP-së, ndërkohë që kompetencën për miratimin e tyre e ka parlamenti. Financat kërkojnë llogaritjen e pagës në bazë të metodës së vjetër. Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra ndaj dy institucionevë të qeverisjes së drejtësisë, të cilat sipas tij janë fytyra të dështimit të reformës. Përplasje mes ekzekutivit dhe institucioneve të Drejtësisë për pagat e magjistratëve. KLGJ-ja dhe KLP-ja duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë me një rritje të konsiderueshme duke nisur nga muaji gusht. Por dje, strukturat e Thesarit nuk lejuan kalimin e parave në llogaritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një letër dërguar dy strukturave që qeverisin sistemin e Drejtësisë, Ministria e Financave shpjegon se nuk bëhet fjalë për një bllokim, por për verifikimin e pjesës së dokumentacionit që reflektonte ndryshimin e pagës referuese LEXO EDHE:Ilir Yzeiri: Qeveria dhe protesta - dy rituale, por pak shpresë “Ky proces verifikimi nuk ka pasur dhe nuk ka për objekt bllokimin e pagave apo pengimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por verifikimin e bazës juridike dhe garantimin e një praktike të njëtrajtshme në ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore”, thuhet në letrën e Financave. Shoqatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve reaguan dje duke deklaruar se “çdo vonesë apo pengim në ekzekutimin e pagesave të miratuara dhe të urdhëruara sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese krijon një situatë që prek drejtpërdrejt funksionimin normal të sistemit të drejtësisë, sigurinë financiare të magjistratëve dhe efektivitetin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, ajo prek respektimin e themeleve të rendit kushtetues” Por ministria e Financave vë në dukje se vendimi i Kushtetueses vlerëson se përcaktimi i formulës dhe nivelit të pagave i përket parlamentit dhe se në një situatë të tillë: “Ministria e Financave, si organ i pushtetit ekzekutiv, as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës dhe aq më pak mund të ekzekutojë urdhra që vijnë nga autoritete të nderuara të pushtetit gjyqësor, të cilat nuk kanë autoritetin ekskluziv parlamentar për miratimin e ndryshimeve në Buxhetin e Shtetit”, thekson Ministria. Pas kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, sot edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave, ku kërkon zgjidhje menjëherë të situatës së krijuar pas bllokimit të pagave të sistemit të drejtësisë. KLGJ ka kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të magjistratëve dhe nëpunësve të tjerë të drejtësisë për muajit gusht 2026. Në fakt, parlamenti nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses sipas të cilit duhet të kishte reflektuar ndryshimet në pagën e magistratëve brenda 31 korrikut të shkuar. Në këto kushte KLGJ dhe KLP-ja vendosën të përcaktonin vetë formulën e pagës së tyre. Një vendim i cili provokoi një reagim shumë të ashpër të kryeministrit Edi Rama nga mbledhja e grupit të PS, i cili tha se KLP dhe KLGJ janë dytyra e dështimit të reformës në drejtësi. “Kur KLGJ dhe KLP nuk iu mjafton paga, imagjinoni administratën. KLP dhe KLGJ janë dytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK e Gjykata e Posaçme janë fytyra e suksesit dhe kur KLP e KLGJ janë të dështimit dhe e qeverisin gjyqësorin më pak, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se ne këtu, imagjino si mund të thotë nëpunësi i administrates”, tha Rama. Por ndryshe nga kreu i qeverisë, ministria e Financave bën thirrje për tejkalimin e këtij ngërçi, duke propozuar që listpagesat të ridërgohen me metodologjinë e vjetër dhe se ndërkohë, mbetet e gatshme për bashkëpunim të menjëhershëm teknik dhe institucional me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me qëllim zgjidhjen e shpejtë të kësaj problematike. Ministria e Financave garanton se sapo parlamenti të miratojë ndryshimet e nevojshme ajo do të sigurojë burimet e nevojshme financiare për përballimin e çdo diferencë page që do të rezultojë e detyrueshme. Letra e Ministrisë së Financave Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:21 Qeveria bllokoi në Thesar pagat e magjistratëve, KLGJ letër Ministrisë së Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore të gjyqtarëve dhe nëpunësve të tjerë Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon zgjidhje menjëherë të situatës së krijuar pas bllokimit të pagave të sistemit të drejtësisë.Përmes një letre dërguar Ministrisë së Financave, KLGJ ka kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të magjistratëve dhe nëpunësve të tjerë të sistemit të drejtësisë për muajit gusht 2026.Reagimi i KLGJ erdhi si përgjigje e deklaratave të Ministrisë së Financave për Report Tv, ku pretendohej se moskalimi nga Thesari i pagave të rritura të magjistratëve, lidhet me përllogaritjen e tyre sipas një vendimi të KLGJ-së dhe KLP-së, ndërkohë që kompetencën për miratimin e tyre e ka parlamenti. Financat kërkojnë llogaritjen e pagës në bazë të metodës së vjetër. Po ashtu Ministria e Financave garantoi se sapo parlamenti të miratojë ndryshimet e nevojshme ajo do të sigurojë burimet e nevojshme financiare për përballimin e çdo diferencë page që do të rezultojë e detyrueshme.Ndërkohë KLGJ pretendon se listëpagesat janë dorëzuar edhe për muajin gusht 2026 dhe pagat duhet të kalojnë sa më parë. Më tej KLGJ thekson për vendimin për pagat e magjistratëve, kanë zbartuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat. Sipas KLGJ-së, asnjë institucion nuk rivlerëson apo relativizon vendimin e Kushtetueses.Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote R.Xh/Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: KLP klgj edi rama Ministria e Financave pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 03/09/2026 17:52 Bravo Ministria e Finances mos ja jepni .Kur kuvendi te mari vendimin e duhur .Drejtesia e Re lindi e vdekur dhe e vdekur do te mbese me gjith kimeten dhe saliun bashke . Përgjigju Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 1258 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

