Një ditë më parë, institucionet e drejtësisë, KLP dhe KLGJ, njoftuan se u janë bllokuar pagat e muajit gusht. Në përgjigje të interesit të Report Tv, Ministria e Financave sqaron se pagat nuk janë bllokuar, por Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht bazuar në një metodologji të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi. Pra, listëpagesat janë përllogaritur sipas ndryshimeve që vetë këto institucione kanë miratuar. LEXO edhe...Mero Baze: Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj Për këtë arsye, Ministria e Financave u ka dërguar një shkresë KLGJ-së dhe KLP-së, ku kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik, pasi ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve ende nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Ministria sqaron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrues, por zbatimi i tij kërkon ndryshime ligjore, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi. Sipas Ministrisë së Financave, nuk bëhet fjalë për bllokim të pagave, por për respektimin e metodologjisë dhe kuadrit ligjor në fuqi, deri në momentin kur Kuvendi të miratojë ndryshimet përkatëse. Ndaj, Ministria e Financave kërkon nga KLGJ-ja dhe KLP-ja që të paraqesin pa vonesë listëpagesat e muajit gusht sipas parametrave të përdorur për listëpagesën e muajit korrik, me qëllim që pagat të procedohen menjëherë. Lajmi në përditësim..... SI.E./ReportTv.al pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 73.9% Të gabuar 21.6% Nuk e di 4.6% Vota total: 589 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

