Lajme Zone
Rama kujtohet pas 13 vitesh në pushtet: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama kujtohet pas 13 vitesh në pushtet: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar

Deklarata e kryeministrit vjen pikërisht pas më shumë se një dekade qeverisjeje socialiste, duke ngritur pikëpyetjen se kush e ka mbajtur përgjegjësinë për këto probleme gjatë gjithë këtyre viteve.

Pas 13 vitesh qeverisje, Rama pranon dështimet që i quan “plagë”: qytetari ende në labirint, pa transparencë dhe përballë një sistemi ku, sipas tij, “njohja vlen më shumë se merita”. Edi Rama Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se shteti shqiptar vuan nga tri plagë që, sipas tij, ushqejnë njëra-tjetrën, “shteti labirint”, mungesa e memories institucionale dhe “dera që nuk duket”, ku njohja dhe fati shpesh vlejnë më shumë se merita dhe ligji.

Deklarata e kryeministrit vjen pikërisht pas më shumë se një dekade qeverisjeje socialiste, duke ngritur pikëpyetjen se kush e ka mbajtur përgjegjësinë për këto probleme gjatë gjithë këtyre viteve.

Rama në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave, ka folur edhe për nismën e re “Pasqyrë Albania”.

“Nuk mbushet me thjesht dhe vetëm një fushatë komunikimi. ‘Besa’, ‘Prania besnike’, ‘Pasqyrë Albania’ dhe shkalla e meritës, për të cilën do të flasim pak më gjatë sotë, si dhe i tërë ekosistemi i komunikimit të ri të shtetit me qytetarin, s’janë portale dhe slogane, por komponentët e një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet. Një reformë që rikoncepton 4 pika, se sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj dhe zakon, dhe si hapet dera e shërbimit publik për meritën”, u shpreh kryeministri.

Rama e përshkroi “Pasqyrë Albania” si një mekanizëm që synon t’i japë qytetarit akses të drejtpërdrejtë te informacionet, dokumentet dhe ecuria e punëve publike.

Sipas tij, kjo nismë synon të adresojë pikërisht tri “plagët” që, në vlerësimin e tij, kanë dëmtuar marrëdhënien e qytetarit me administratën dhe institucionet.

“Ne duhet të ndeshemi me tre plagë që ushqejnë njëra tjetrën, njëra plagë e shtetit labirint, ku qytetari s'di kush dhe kur duhet t’i përgjigjet. Plaga e dytë është mungesa e memories institucionale, nuk mbahet një regjistër i plotë llogarish. E treta është plaga e derës që nuk duket, që e sheh dhe mund ta prekësh te ndienja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri, ku njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji.”, tha Rama.

Në këtë kuadër, Rama tha se “Pasqyrë Albania” nuk do të jetë thjesht një tjetër portal ku publikohen deklaratat e qeverisë, por një hapësirë ku qytetari mund të ndjekë konkretisht se çfarë po bëhet në emër të tij dhe me taksat e tij.

“'Pasqyrë Albania' është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen thjesht çfarë tha qeveria sot, madje nuk e gjen fare këtë, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, pse po bën këtë apo atë, duke marrë këtë apo atë vendim, kush e ka në dorë çështjen, mbi cilin ligj apo dokument mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se po bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit.”, tha ai.

Kryeministri e lidhi këtë nismë edhe me problemin e dezinformimit, duke argumentuar se qytetari shpesh nuk ka mundësi të verifikojë vetë informacionin për një projekt apo shërbim publik.

“Bëhet fjalë për çdo proces. Një qytetar sot s’mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit në lidhje me punët dhe shërbimet publike, sepse s'e ka’mundësinë t’i referohet vet kantierit përkatës. 'Pasqyrë Albania' do jetë vendi ku qytetari mund t’i referohet vet çdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal mediatik i thotë se rruga u shemb sepse u gërrye baza dhe u bë një krim, qytetari s’mund të fajësohet për këtë”, tha Rama.

Nisma, sipas kryeministrit, synon kështu të krijojë një raport të ri mes shtetit dhe qytetarit, ku informacioni mbi vendimmarrjen publike, përgjegjësit institucionalë, dokumentet ligjore dhe ecurinë e projekteve të jenë të aksesueshme dhe të verifikueshme.shteti ka tre plagë që duhen kuruar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama mbledh sot deputetët e PS dhe ministrat, priten ndryshime në kabinet 3 Shtator 2026, 07:4207:42Politike “Nesër Rama heq 5 ministra”, Shehi zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Salës: Nuk donte të bënte pis emrin 2 Shtator 2026, 21:1721:17Politike Spanja kërkon të shfrytëzojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për të zyrtarizuar katalanishten 2 Shtator 2026, 20:2720:27Politike “I frikësohet protestës”, Balliu: Qytetarët i hoqën maskën Ramës, e nxorën cullak 2 Shtator 2026, 18:5518:55Politike U dorëhoq si ministre, Alimehmeti thirrje Salës: Sqaro shqiptarët për megaaferën e projektuar nga Rama në shëndetësi 2 Shtator 2026, 18:1918:19Politike Zbardhen detaje nga mbledhja te “Vila e Kuqe”/ Rama mobilizon ministrat dhe deputetët, nesër prova e madhe për kabinetin 2 Shtator 2026, 17:3917:39Politike