Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Thërrimet që na japin janë ofendim dinjiteti”, protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë


Këtë të enjte mbahet protesta e 124 para kryeministrisë, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama. Një qytetar mbajti një fjalim të fortë, para protestuesve, teksa kishte një mesazh edhe për ambasadorin Eric Wend.

Këtë të enjte mbahet protesta e 124 para kryeministrisë, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama. Një qytetar mbajti një fjalim të fortë, para protestuesve, teksa kishte një mesazh edhe për ambasadorin Eric Wend. “Vëllezër dhe motra, ka 1001 asye përse jemi këtu. I drejtohem ambasadorit për mirëseardhjen. Respekte dhe për kongresmenin Uillson.

Përfitoj nga rasti t’i drejtohem ambasadorit, jemi ushtarakë të dy. Kërkoj që të na ndihmojë. I lutem ambasadorit shpresat i kemi tek ti dhe jo te Europa. Çfarë kërkon nga ne ky? Këta nuk janë studentët e vitit 2018, me kë ka folur ky? Jemi këtu për të folur për korrupsionion dhe shumë gjëra të tjera.

Thërrimet që na japin janë ofendim dinjiteti. Jemi popull i vogël, kemi Shqipëri të bukur. Pasuria ime është kjo, një biçikletë me dy rrota. Kam shumë për të thënë, por jam i ngarkuar.

Ke njerëz të lirë, studentë, doktorë, por ke heronj dhe legjenda si Klodjana Lala dhe Osman Stafa.

I drejtohem presidentit, kam disa pyetje. Ajo e SHISH-it dhe SHIK-ut, a i kontrollove certifikatat?”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb