CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës që tregon se si një prej shoferëve, Dashnor Selami edhe pse ndodhet në listën e shoferëve që ka ky institucion prej rreth 4 muajsh nuk është përfshirë në asnjë nga grafikët e shërbimit.
Për të verifikuar denoncimin e mbërritur pranë redaksisë sonë, CNA iu drejtua spitalit të Dibrës me një kërkesë për numrin e shoferëve të ambulancave në spitalin e Peshkopisë dhe listën me emrat përkatës.
Në përgjigjen nga spitali i Dibrës u dërgua lista me emrat e 15 shoferëve të ambulancave dhe me lëvizjet që janë bërë gjatë periudhës janar-qershor 2026.
Sipas të dhënave, Dashnor Selami shfaqej i emëruar si shofer në 14 prill 2026.
Më tej, CNA kërkoi grafikët e shërbimit për periudhën Maj-Korrik 2026 ku rezultoi se Dashnor Selami nuk ishte i përfshirë në asnjë prej grafikëve të shërbimit nga maji në korrik. Edhe në gjysmën e dytë të muajit Gusht, sipas grafikut të dërguar nga denoncuesi nuk rezultonte që Dashnor Selami të jetë i përfshirë në grafikun e shërbimit. Skandali në Spitalin e Dibrës/ Shoferi “fantazmë”, rreth 4 muaj pa asnjë turn 7 Shtator, 10:44 Pra rreth 4 muaj, Dashnor Selami figuron në listën e shoferëve, por jo në grafikët e shërbimit, çka tregon se nuk ka qenë asnjë orë në punë.
Si rrjedhojë e këtyre të dhënave ngrihet pyetja: Pse Dashnor Selami nuk përfshihet në grafikët e shërbimit? Pse nuk e ushtron ai detyrën si shofer dhe institucioni mjaftohet me emrin e tij në listë? Pse ky diferencim? Çfarë fshihet pas kësaj? Kush e favorizon?
Sipas denoncimit, Dashnor Selami është i favorizuar pasi ka lidhje familjare me deputeten e PS, Alma Selami.
Dashnor Selami, theksohet në denoncim, është kunati i deputetes së PS-së Alma Selami.
Nëse ky pretendim konfirmohet dhe nëse mungesa e tij në grafikët e shërbimit lidhet me këtë marrëdhënie familjare, atëherë çështja do të ngrinte pikëpyetje serioze për favorizim dhe nepotizëm në një institucion publik.
Dashnor Selami prej rreth 4 muajsh ndonëse figuron në listën e shoferëve të spitalit të Dibrës, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, emri i tij nuk është përfshirë në asnjë nga grafikët e shërbimit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

