Lajme Zone
Gjermania përballet me krizë në arsim, testi PISA zbulon rënie rekord të njohurive të nxënësve në matematikë, shkencë e lexim
PolitikëReport TV

Gjermania përballet me krizë në arsim, testi PISA zbulon rënie rekord të njohurive të nxënësve në matematikë, shkencë e lexim

Rezultatet e vitit 2025 janë më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë për Gjermaninë në lexim, matematikë dhe shkenca. Studimi nxjerr në pah edhe ndikimin e fortë të hendekut social në suksesin e nxënësve.

Sistemi arsimor në Gjermani po përballet me një sinjal serioz alarmi, pasi nxënësit 15-vjeçarë kanë regjistruar rezultatet më të dobëta ndonjëherë në testin ndërkombëtar PISA 2025 për lexim, matematikë dhe shkenca, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Në lexim, Gjermania mori 465 pikë, nga 480 në vitin 2022. Në matematikë rezultati ra në 464 pikë, nga 475, ndërsa në shkenca në 486 pikë, nga 492. LEXO edhe...Analiza: Çfarë e bën AfD kaq të suksesshme në landin Saksoni-Anhalt Edhe pse mesatarja e vendeve të OECD-së ka pësuar rënie, në 14 shtete, mes tyre Estonia, Kanadaja, Zvicra dhe Austria, nxënësit kanë arritur rezultate dukshëm më të mira se ata në Gjermani. Eksperti i studimit, Samuel Greiff, tha se Gjermania nuk është shumë prapa vendeve të tjera, por nuk po arrin standardet që ka vendosur për sistemin e saj arsimor. Studimi evidenton gjithashtu një lidhje të fortë mes gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes dhe suksesit të fëmijëve në shkollë. Sipas Greiff, kjo lidhje është rreth tre herë më e fortë në Gjermani sesa në Kanada. Mes problemeve të tjera të përmendura janë mungesa e mësuesve, arsimi në moshë të hershme, digjitalizimi, si edhe vështirësitë sociale dhe psikologjike të nxënësve. Sipas ekspertit, problemi nuk lidhet thjesht me prejardhjen emigrante të nxënësve, por me kushtet sociale dhe ekonomike të familjeve të tyre. Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien, i cilësoi rezultatet “alarmante”. Ajo tha se niveli i aftësive të nxënësve po bie dhe se ndarja sociale po thellohet, duke e cilësuar situatën të papranueshme. U.D/ReportTv.al gjermani testi pisa Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 1617 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?