Bien ndjeshëm prurjet në kaskaden e lumit Drin. Situata po reflektohet kryesisht ne Liqenin e Fierzës, ku niveli këtë fundjavë shënon kuoten e 262 metra mbi nivelin e detit. Rënia e ndjeshme e prurjeve dhe thatësira e zgjatur kanë shtuar shqetësimet për prodhimin e energjisë elektrike dhe nevojën për importe nga tregjet e huaja. Në fillim të muajit tetor, niveli i Fierzës ishte 266.95 metra, ndërsa aktualisht ka zbritur me afro 5 metra të tjerë. Krahasuar me kuotën maksimale prej 296 metrash, liqeni ndodhet rreth 34 metra posht kuotës maksimale. LEXO edhe...Bojkoti ndaj rregullores censuruese/ Dështon gjyqi për ish-zyrtarët e ARRSH-së, GJKKO gjobit me nga 50 mijë lekë të rinj avokatët (VIDEO) Nisur nga rënja e ndjeshme e nivelit, specialistët e Fierzës kanë vleruar ndalimin e prodhimit të energjisë me qëllim ruajtjen e rezervave hidrike deri në rinisjen e reshjeve. Situata hidrike është thuajse e njejtë më atë të një viti më parë, por KESH ka bërë të ditur se po menaxhohet situata me qëllim shmangien e krizave të mundshme energjitike në vend. Kostoja e importeve të energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjatë vitit 2026 ka arritur në rreth 114 milionë euro, pa TVSH. Për periudhën korrik-tetor, KESH ka kontraktuar rreth 713 mijë megavat-orë energji nga tregjet e huaja, si pasojë e kushteve të pafavorshme hidrike dhe rënia e prodhimit vendas. U.D/E.H/ReportTv.al liqeni i Fierzes fierze KESH Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.4% Vota total: 5294 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
