Lajme Zone
Policia sqaron pse RENEA doli në protestën e së shtunës: Morëm telefonatë për persona të armatosur mes turmës! Sekuestrohen fishekë luftarakë, bomba Molotov, vida e sfera metalike
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia sqaron pse RENEA doli në protestën e së shtunës: Morëm telefonatë për persona të armatosur mes turmës! Sekuestrohen fishekë luftarakë, bomba Molotov, vida e sfera metalike

54 protestues janë shoqëruar të shtunën, nga të cilët 27 ndodhen nën arrest dhe 27 nën hetim. Inspektori i Sigurisë Publike, Albert Nushi, bëri me dije se në Shkodër e Vlorë janë vendosur nën hetim 19 protestues.

Policia e Shtetit ka sqaruar sot se forcat speciale RENEA dolën në terren gjatë protestës së djeshme në Tiranë pas një telefonate në sallën operative, ku pretendohej se mes protestuesve kishte persona të armatosur dhe po qëllohej me armë zjarri. Sipas Inspektorit të Sigurisë Publike, Albert Nushi, masa u mor për të mbrojtur efektivët e paarmatosur, të cilët po përballeshin me sulme me gurë, pllaka trotuari, sende metalike dhe bomba Molotov. Policia bën të ditur se gjatë hetimeve është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe sende të tjera. LEXO edhe...'Dhuna nuk është zgjidhje, as nga protestuesit e dhunshëm apo policia', raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Ndaloni menjëherë përshkallëzimin në Tiranë! Në një komunikatë për mediat, Nushi bëri të ditur se gjatë protestës së djeshme në Tiranë janë plagosur 37 efektivë, ndërsa 27 persona janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht. Në Shkodër dhe Vlorë janë proceduar edhe 19 persona. Policia u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe prindërve të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta. Gjithashtu, përgënjeshtroi edhe lajmet se në Shqipëri kanë mbërritur oficerë të huaj për të menaxhuar tubimet e dhunshme/ Deklarata e plotë: Policia e Shtetit prej 6 ditësh po përballet me sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash të maskuar, të cilët kanë dhunuar punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov. Krahas sulmeve ndaj Policisë, këto grupe kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare, pronë publike dhe private. Njëkohësisht, çdo ditë vijojnë thirrjet, nëpërmjet grupeve të hapura, në platformat online dhe rrjetet sociale, për vrasjen e punonjësve të Policisë dhe djegien e automjeteve të Policisë. Ditën e djeshme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë, sipas së cilës, mes protestuesve kishte elementë të armatosur dhe po qëllohej me armë zjarri në momentin e sulmeve me lëndë piroteknike ndaj Policisë. Përballë kësaj dhune dhe thirrjeve për vrasje, duke qenë se edhe ditën e djeshme sulmet ndaj Policisë kanë qenë të paprecedenta, Policia e Shtetit mori masa shtesë. Për të mbrojtur jetën e punonjësve të Policisë në terren, të cilët janë të paarmatosur, në zbatim të ligjit për tubimet, në terren kanë dalë edhe strukturat speciale RENEA, pasi, bazuar në telefonatën e ardhur në sallën operative, ekzistonte rreziku për jetën e punonjësve të Policisë. Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, në zbatim të procedurave standarde dhe në përputhje me shkallën e rrezikut, kanë përdorur në mënyrë të kufizuar pajisjet speciale për menaxhimin e turmave, pasi janë gjendur përballë sulmeve me sfera e vida metalike, lëndë piroteknike, bomba molotov, gurë, pllaka guri e sende të forta të cilat kanë dëmtuar dhe kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore.Ligji për tubimet parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në tubim me veshje ose sende të tjera, si maska, shall dhe veshje të tjera, me qëllim fshehjen e identitetit. Në rastet kur gjatë tubimeve evidentohen persona që fshehin identitetin në kundërshtim me ligjin dhe ushtrojnë dhunë, Policia e Shtetit vepron në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore përkatëse, duke ndërhyrë për shpërndarjen e tubimit kur plotësohen kushtet ligjore. Theksojmë se grupet e maskuara dhe të dhunshme janë shpërndarë në disa rrugë të Tiranës, duke djegur pronë publike dhe private, si dhe duke shkatërruar sinjalistikën rrugore. Njëkohësisht, i kanë vënë zjarrin hyrjes së godinës së Gjykatës së Lartë. Pavarësisht sulmeve të pandërprera, strukturat e Policisë kanë vijuar detyrën dhe kanë shoqëruar 54 shtetas në Tiranë, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë përfshirë në akte dhune, shkatërrim të pronës dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe doza kanabisi, si dhe vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat janë përdorur nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë. Ndërkohë, veprime janë kryer edhe në Shkodër e Vlorë, ku janë proceduar penalisht 19 persona për veprime të kundërligjshme gjatë tubimeve të djeshme në këto dy qytete. Gjatë ditës së djeshme, nga sulmet ndaj punonjësve të Policisë në Tiranë janë plagosur 37 punonjës policie. Policia e Shtetit u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në protesta, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Policia e Shtetit është në mbështetje të së drejtës kushtetuese për të protestuar dhe për t'u tubuar në mënyrë paqësore. Ushtroni të drejtën tuaj për të protestuar, por distancohuni menjëherë nga elementët e dhunshëm, të cilët po rrezikojnë jetën e punonjësve të Policisë dhe të pjesëmarrësve të qetë në tubim, si dhe po shkatërrojnë pronën publike e private Të gjithë këta individë, pavarësisht mbulimit të fytyrës, po identifikohen nëpërmjet këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore që po kryhen në funksion të dokumentimit ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.Së fundmi dua të sqaroj opinion publik se lajmet e publikuara se kanë ardhur oficerë nga policitë partnere për të menaxhuar tubimin, janë tërësisht të pavërteta. Përhapja e këtyre lajmeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.Policia e Shtetit është e vendosur të mbrojë rendin kushtetues, sigurinë e qytetarëve dhe pronën publike e private. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise Albert Nushi policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.3% Jo 77.2% Disi 3.5% Vota total: 5461 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?