Një 50-vjeçar, me profesion taksist, është plagosur me thikë në bark nga një 65-vjeçar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka qenë vetë 50-vjeçari i cili ka njoftuar uniformat blu. LEXO edhe...U sulmua nga protestuesit, policia kordon sigurie te selia e PS Ndërkohë 50-vjeçari i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 65- vjeçari i dyshuar si autor i plagosjes dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar. Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:08, është marrë njoftim nga shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Lezhë, me profesion taksist, se në rrethrrotullimin e Shëngjinit është goditur me mjet prerës (thikë) në bark nga shtetasi N. N., 65 vjeç. 50-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi N. N., 65 vjeç, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar. R.Xh/ReportTv.al Lezhe policia plagosje plagosje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.3% Jo 77.2% Disi 3.5% Vota total: 5461 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
