Është anuluar vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte në Vjenë të Austrisë të hënën, datë 19 tetor 2026. Lajmi është bërë i ditur nga OTS.at, një portal austriak për publikimin dhe shpërndarjen e njoftimeve për shtyp. LEXO edhe...Protesta e dhunshme në Tiranë, një vajzë ndihet keq dhe humb ndjenjat! Disa persona i vijnë në ndihmë Anulimi i vizitës vjen pas protestave të dhunshme që po zhvillohen prej 6 ditësh në Shqipëri, ku protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë institucionet, bankat, bizneset private dhe efektivët e Policisë. Kryeministri Rama ishte parashikuar të pritej nesër me nderime ushtarake nga kancelari austriak Christian Stocker. “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e OTS.at. R.Xh/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste vizite zyrtare vjene Christian Stocker austri edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.2% Jo 77.3% Disi 3.5% Vota total: 5555 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
