Lajme Zone
Teuta mbretëron në Shkodër, Vllaznia zhytet edhe më shumë në krizë
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Teuta mbretëron në Shkodër, Vllaznia zhytet edhe më shumë në krizë

Durrsakët triumfuan në transfertën e vështirë ndaj shkodranëve, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni.

Durrsakët triumfuan në transfertën e vështirë ndaj shkodranëve, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni. Në “Loro Boriçi”, Teuta e Edlir Tetovës e nisi ndeshjen me qetësinë e një skuadre që vinte në krye të renditjes, ndërsa Vllaznia kishte mbi supe presionin për të marrë fitoren e parë të sezonit. Pas katër javësh, shkodranët kishin grumbulluar vetëm 2 pikë, ndërsa durrsakët kishin marrë 10 pikë, me tre fitore dhe një barazim.

Teuta arriti të zhbllokojë sfidën në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45-të+2, Boçi u shfaq mirë në krahun e majtë dhe pasoi në qendër, ku Umeijiego devijoi topin dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës durrsake.

Vllaznia u përpoq të reagonte, por përballë kishte një Teutë të organizuar dhe të sigurt në lojën e saj. Durrsakët menaxhuan avantazhin dhe vazhduan të mbajnë nën kontroll një ndeshje që për ta kishte vlerë të dyfishtë: tri pikë në transfertë dhe konfirmim i formës së shkëlqyer me të cilën kanë nisur sezonin.

Për Vllazninë, situata bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pas pesë javësh, shkodranët ende nuk kanë gjetur fitoren e parë në kampionat, ndërsa Teuta vazhdon të jetë një prej skuadrave që kanë dhënë sinjalet më të forta në startin e këtij edicioni. Top Channel