Një 42-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, në provincën e Venecias, Itali, pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së mbetjeve. Gruaja, nënë e tre fëmijëve, po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë kur ndodhi aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në zonën e Passarella-s. Sipas informacioneve nga mediat vendase, kamioni po kryente një manovër pranë një kalimi këmbësor, ndërsa 42-vjeçarja ndodhej në rrugë. Ajo përfi nën mjetin e rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve dhe ekipeve të urgjencës, nuk mundi të mbijetonte.
Vajza 9-vjeçare, e cila ndodhej pranë nënës së saj, mbeti fizikisht e padëmtuar, por dëshmoi tragjedinë. Në vendngjarje mbërritën edhe dy fëmijët e tjerë të viktimës, 18 dhe 20 vjeç. Shoferi i kamionit, i cili ishte në gjendje shoku, u dërgua për kontroll mjekësor.
Policia lokale ka nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht dinamikën e aksidentit. Top Channel

