Lajme Zone
‘Territorialja’ të enjten në Kuvend! Braçe e Vullnet Sinaj kundër draftit të PS, miratimi i reformës në rrezik! Opozita te ‘Ligjet’: Ndërprisni mbledhjen, drafti i njëanshëm
PolitikëReport TV

‘Territorialja’ të enjten në Kuvend! Braçe e Vullnet Sinaj kundër draftit të PS, miratimi i reformës në rrezik! Opozita te ‘Ligjet’: Ndërprisni mbledhjen, drafti i njëanshëm

Të enjten në seancë plenare pritet të kalojë për votim drafti i PS për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Burime për Report Tv bëjne me dije se në mbledhjen e grupit të PS, dy deputetet Vullnet Sinaj dhe Erion Brace janë shprehur kundër ndarjes se re territoriale duke shfaqur rezerva për efikasitetin e kësaj reforme. Drafti po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Nëse qën

Të enjten në seancë plenare pritet të kalojë për votim drafti i PS për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Burime për Report Tv bëjne me dije se në mbledhjen e grupit të PS, dy deputetet Vullnet Sinaj dhe Erion Brace janë shprehur kundër ndarjes se re territoriale duke shfaqur rezerva për efikasitetin e kësaj reforme. Drafti po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Nëse qëndrimi i tyre do të përkthehej edhe në votë kundër gjatë seancës plenare të së enjtes, duke dalë kundër vendimit politik të PS-së, do të rrezikohej miratimi i reformës. Pas largimit të Marjana Koçekut si deputete e pavarur, PS-ja ka mbetur me 82 vota në Parlament. LEXO edhe...Territorialja/ Blushi te ‘Ligjet’: Urdhër kriminal, ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës! Manja: Po ti ça elektorati ke? Kujt i flet, vetes? Vota kundër “territoriales” e Braçes dhe Sinajt do ta ulte numrin e votave të socialistëve në 80, çka do ta pamundësonte miratimin e reformës edhe në rast se grupit socialist do t’i bashkoheshin 3 votat pro të socialdemokratëve të Tom Doshit. Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve, deputetët e opozitës janë 'përplasur' me kryetarin e Komisionit, Ulsi Manja, lidhur me mënyrën se si mazhoranca po procedon për të miratuar këtë projektligj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi propozimin e PS për hartën e re territoriale si një 'qëllim kriminal' dhe i kërkoi Manjës ndërprerjen urgjente të mbledhjes. Nga ana tjetër, Manja ironizoi Blushin duke i thënë 'po ti ça elektorati ke? Kujt i flet, vetes?'. Lajm në përditësim.... Ora 12:55 Territorialja/ Balla-opozitës: Sillni propozimet në Komisionin e Ligjeve! Nëse doni të mungoni në votim, bëjeni, por karvani duhet të ecë përpara Përballë akuzave të opozitës se drafti i reformës territoriale po kalon në mënyrë të njëanshme, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të paraqesë propozimet e saj gjatë shqyrtimit nen për nen në Komisionin e Ligjeve.Balla kujtoi se demokratët nuk morën pjesë as në votimin e reformës së vitit 2014.“Nëse duan të mungojnë përsëri, le të mungojnë, por karvani duhet të shkojë përpara”, tha Balla për gazetarët pas mbledhjes së grupit të PS-së. Sa i takon projektligjit të demokratëve për rritjen e numrit të bashkive në 100, Balla tha se ai duhet të kalojë më parë në proces konsultimi me këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive, ndërsa i ftoi demokratët që propozimet e tyre t’i paraqesin gjatë shqyrtimit nen për nen të draftit të PS-së.Pyetje: Partia Demokratike ka thënë se, në momentin që reforma territoriale miratohet në mënyrë të njëanshme, cenohet edhe reforma zgjedhore. Nëse PD ngre këtë shqetësim, a jeni gati ta miratoni edhe reformën zgjedhore të vetëm?Taulant Balla: Thirrja ime për grupin parlamentar të Partisë Demokratike është që të marrë pjesë në diskutime. Të marrë pjesë në diskutime në Komisionin e Ligjeve. Nëse kanë propozime, t’i depozitojnë në Komisionin e Ligjeve. Janë ende në kohë. Sot është diskutimi në parim në Komisionin e Ligjeve. Do të vazhdojë diskutimi, do të votohet në parim dhe menjëherë pastaj është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi. Në shqyrtimin nen për nen, çdo deputet ka përsëri të drejtën të bëjë propozime.Unë nuk jam këtu për t’i mësuar Partisë Demokratike se si të bëhet pjesë e procesit. Nëse Partia Demokratike do të bëhet pjesë e procesit, mund të vijë me propozime nwse do nw diskutimet nen pwr nen. Në momentin që ti vjen me një projektligj të ri, je i detyruar që, sipas parashikimeve që bën ligji për vetëqeverisjen vendore, çdo propozim ligjor të kalojë përmes procesit të konsultimit në këshillat bashkiakë dhe te kryetarët e bashkive.Ne nuk bëjmë asnjë gabim të natyrës kushtetuese për mënyrën e trajtimit, sepse unë e di fare mirë që shpresa, ose le të themi mënyra për të penguar ecjen përpara të kësaj reforme, është për ta futur Kuvendin apo komisionin në gabime të natyrës procedurale, me qëllim për t’i përdorur ato si argument në Gjykatën Kushtetuese. Projektligji i tyre të shkojë të bëjë konsultimin. Ndërkohë, nëse duan, nen për nen le t’i sjellin propozimet.Pyetje: Do t’ua merrni parasysh amendamentet? Nëse ata sjellin amendamente, ju a twrhiqeni nga projekti me 46 bashki?Taulant Balla: E para, unë po flas proceduralisht. Unë nuk hyj në diskutimin se çfarë propozojnë ata, por dua ta ndërlidh me pyetjen që bëtë. Ju thatë që kjo po kalon në mënyrë të njëanshme. Sot kemi 61 bashki me një votim pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në votimin e 31 korrikut të vitit 2014. Pra, Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë as në votimin e para 12 viteve. Unë nuk parashikoj gjë tjetër. Partia Demokratike përsëri do të mungojë. Partia Demokratike ka munguar edhe në zgjedhjet e 30 qershorit.Pyetje: Por ju vendosni një numër bashkish dhe nuk dëgjoni se çfarë kërkon pala tjetër.Taulant Balla: Tani është pak e vështirë të biesh dakord kur një palë vjen me 46, ti me 100, ndërkohë që nuk ke votuar as këtë numrin në mes, që është 61. Kjo është një çështje për të cilën, kur të keni mundësinë, shkoni dhe pyetini ata. Unë përsëri po them që kanë munguar në korrik të 2014-s, kanë munguar edhe më 30 qershor 2019 në zgjedhje. Nëse duan të mungojnë përsëri, le të mungojnë, por karvani duhet të shkojë përpara, sepse kemi sot bashki që aktualisht nuk i ofrojnë siç duhet shërbimet. Ne na kanë votuar qytetarët për të përmirësuar shërbimet. E di fare mirë që për kolegët, me të vërtetë edhe për mua personalisht, për shembull disa bashkime kanë një lloj ngarkese, por e di fare mirë që ky bashkim do të sjellë shërbim më të mirë për të gjithë banorët e dy bashkive. Share Ora 12:51 Komisioni i Ligjeve/ Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar! Alizoti: Reforma e propozuar nga PS ka qëllime elektorale Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Tomor Alizoti kanë kundërshtuar ashpër në Komisionin e Ligjeve propozimin e PS për ndjarjen e re territoriale.Bylykbashi tha gjatë fjalës së tij se Reforma Territoriale sipas propozimit të PS, është shkelje e Kushtetutës dhe e interesit të qytetarëve.Ai e cilësoi propozimin e PD për ‘Territorialen’ shumë më të mirë se ai i PS, ndërkohë që akusoi Kuvendin se në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës.“Jemi në përfundimin e Kushtetutës dhe të interesit të qytetarëve. Është depozituar propozimi i PD-së për një ndarje tjetër administrative. Kemi kërkuar që të bashkohen, ndërsa ju keni refuzuar që të bashkohen 2 proceset në një të vetme. Sigurisht që kjo është një cenim tjetër jo thjeshtë i procesit legjislativ. Sepse mundet të jeni përpjekur ta respektoni te gërma, por asaj që është thelbi. Kemi një propozim i cili është shumë më i mirë se ai që keni ju. Megjithatë kjo t’i lihet për gjykim deputetëve, por edhe të çohet për konsultim, të merret opinioni i njësive përkatëse. Ndërkohë kemi kërkuar edhe vlerësim nga Kongresi i Autoriteteve Vendore e Rajonale i Këshillit të Europës. Të gjitha këto i keni refuzuar se nxitoni. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës, që ajo të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet e komuniteteve dhe pushteteve vendore lidhur me këtë propozim”, tha mes të tjerash Bylykbashi.Nga ana tjetër, deputeti Tomor Alizoti tha se nuk mundet që një nismë deputetësh të heqë dëshirën e njerëzve që jetojnë në bashkitë që ‘shkrihen’ sipas propozimit të PS, për të zgjedhur sipas vullnetit të tyre.Duke iu drejtuar mazhorancës socialiste, Alizoti tha se PS nuk mund të përdorë forcën e shumicës për të realizuar gjithçka.Në përfundim Alizoti u shpreh se propozimi i PS për hartën e re territoriale ka qëllime elektorale. Sipas tij, sa herë që PS-së i duhen vota, ata bëjnë një Reformë të re Territoriale.“Një reformë kaq e rëndësishme siç është Reforma Territoriale do kohë. Sepse flitet për territorin e njerëzve. Nuk mundet një nismë deputetësh të heqë dëshirën e njerëzve që jetojnë atje. Nëse Këshilli Bashkiak i Prrenjasit apo edhe i të tjerave del kundra, si mund ta anashkaloni këtë? Sepse thelbi i demokracisë ka bazë konsensusin. Ju s’mund të ushtroni forcën e shumicës, për të realizuar gjithçka. Dhe sillni këtu çdo lloj planesh. Si mund ta merrni me forcë një zonë, duke i hequr të drejtën. Ky është një qëllim elektoral. S’mund të bëni një hartë territoriale që nuk e duan njerëzit. Sa herë që duhen vota, nuk mund të bëhen reforma”, tha Alizoti. Share Ora 12:26 Territorialja/ Blushi te ‘Ligjet’: Urdhër kriminal, ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës! Manja: Po ti ça elektorati ke? Kujt i flet, vetes? Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, janë përfshirë në debate të forta sot në Komision, ku po shqyrtohet ndarja e re territoriale.Blushi teksa kundërshtoi propozimin e PS për Reformën Territoriale, i kërkoi Manjës që ta ndërpriste mbledhjen.Tedi Blushi tha se PS nuk ka mandat që të marrë vendime për të detyruar banorë e familje për të përshkruar kilometra të rrugë dhe për të shpenzuar më shumë.Debati me Manjën nisi kur Blushi i kërkoi deputetit socialist që të ndërpriste mbledhjen, pasi sipas tij, edhe nëse nuk e bënte, nuk do i shtoheshin pikë te Edi Rama.“Çfarë po votoni sot? Përse nuk keni kurajon të dilni nga një urdhër kriminal që do t’u marrë në qafë të gjithëve? Dhe çdo vendimmarrje ka për t’ju përndjekur gjithë jetën. Do ju përndjekë në rrugë, do ju përndjekë në punë dhe në çdo vend tjetër. Ndërpriteni këtë mbledhje. Nëqoftëse jeni pengje të Edi Ramës, më mirë deklarojeni këtu, sepse do shpëtoni. S’mund të rrini gjithë jetën peng, sepse jeni mes dy zjarreve tani. Këtë protestues do ju përndjekin gjithë jetën. Ju s’keni mandat të merrni vendime për banorë e familje që i detyroni tani që jo vetëm të përshkruajnë kilometra rrugë, por edhe të shpenzojnë më shumë. Kush j’ua ka dhënë këtë mandat, Edi Rama? Fakti që më ndërpret nuk t’i shton pikët te Edi Rama. Ju e shikoni këtë si çështje pikësh, unë e shoh si çështje kombëtare. Ndërpriteni këtë mbledhje, sepse nuk do ju mbrojnë as makinat me xhama të zinj dhe as Garda e Republikës”, tha mes të tjerash Blushi.Ndërkohë Manja iu përgjigj se nuk kishte nevojë për pikë në mandatin e katërt të PS, teksa ironizoi Blushin duke i thënë ‘po ti çfarë elektorati ke? Kujt i flet, vetes’.“Po jo mor çfarë pikësh, s’kam nevojë për pikë unë në mandatin e katërt. Pikë të duhen ty o Blush, pikë të duhen ty, sepse t’i flet për socialistët, por ti çfarë elektorati ke? Kujt i flet ti, vetes”, tha Manja. Share Ora 12:25 Braçe e Sinaj kundër draftit të PS për territorialen/ Balla: Vendimi politik i PS është vota pro! Reforma është e vështirë, por e domosdoshme Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes me deputetët socialistë u pyet nga gazetarët për Vullnet Sinajn dhe Erion Braçen që kanë dalë kundër draftit të PS që parashikon shkrirjen e 15 bashkive në gjithë vendin. I pyetur nëse PS i ka 84 votat për miratimin e hartës së re territoriale, Taulant Balla tha se është vendim politik i grupit që të votohet pro në seancën e së enjtes.Kreu i grupit socialist e cilësoi reformën territoriale “të vështirë”, por të domosdoshme, duke argumentuar se vendit i duhen bashki më të forta për të garantuar më shumë shërbime dhe për të përballuar sfidat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.Taulant Balla: Dua të them që kemi pasur një diskutim të mirë dhe të frytshëm në mbledhjen e grupit parlamentar, në fillim të kësaj jave të punimeve parlamentare, ku nga kolegu Mazniku, i cili ka drejtuar Komisionin e Posaçëm, janë qartësuar apo janë dhënë përgjigje për disa sqarime të ngritura nga kolegët e grupit parlamentar. Vendimi politik i grupit parlamentar është që, sapo të përmbyllet në komisionin përgjegjës, atë të Ligjeve, ky projektligj të kalojë për votim në seancë plenare. Vota pro e grupit parlamentar të Partisë Socialiste hyn në ato vendimmarrje politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë. Secili ka, le të themi, shqetësimet e veta. Ju përmendët me të drejtë kolegë, por një gjë është të kesh diskutimet e tua, mendimet e tua, dhe tjetër gjë është të kesh detyrimin për të votuar vendimin e përbashkët të grupit parlamentar. Puna duhet të vazhdojë me intensitet në Komisionin e Ligjeve, sot dhe nesër maksimalisht, për t’iu përmbajtur parashikimit që Kuvendi vetë ka vendosur në kalendarin e tij, votimin në datën 8.Pyetje: Vullnet Sinaj është shprehur kundër në rrjetet e tij sociale bashkimin e Selenicës me Vlorën. Si arritët ta bindni ju se kjo ndarje është e mirë?Taulant Balla: E para, unë nuk thashë që e binda apo nuk e binda. Unë thashë që vendimi politik i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro.Balla nuk përjashtoi as mundësinë që të ketë “ndëshkime” ndaj atyre deputetëve që ngrenë kartonin e kuq.Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj: Ka penalitet për ata që dalin nga rreshti dhe mund të votojnë kundër vendimit tuaj politik?Taulant Balla: Lexoni rregulloren e grupit.Pyetje: A i keni 84 votat kësaj radhe?Taulant Balla: Partia Socialiste, në Kuvendin e Shqipërisë, për reforma të rëndësishme që i duhen vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian... Dhe e theksoj: kjo nuk është një reformë e lehtë, është një reformë e vështirë. Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon edhe vendimmarrje të vështira, të cilat mund të prekin interesa të natyrës lokale. Por të mos harrojmë se jemi në një fazë të tillë të procesit ku na duhen bashki të forta, së pari për të garantuar shërbime më të mira për komunitetet, por na duhen edhe bashki të forta për të qenë konkurruese me projektet në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe për të qenë gati për të aplikuar si bashki anëtare. Për shembull, një reformë më e thellë po ndërmerret nga një vend që është pak më pas nesh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Moldavia. Ditën e premte, në mos gaboj, qeveria atje ka publikuar reformën e re administrativo-territoriale që e con vendin nga 12 apo 13 qarqe, në vetëm 3. Kështu që, në këtë këndvështrim, nuk është vetëm Shqipëria vendi që duhet të marrë këto hapa, por është një nevojë e domosdoshme.Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj: Zoti Balla, do të keni takime apo negociata me dy prej deputetëve të grupit tuaj parlamentar, Vullnet Sinajn dhe Erion Braçen, të cilët janë shprehur kundër reformës territoriale? Ndoshta vota e tyre do të jetë kundër në seancën plenare të së enjtes dhe kjo cenon kalimin e këtij projektligji të rëndësishëm. Do të keni takime me ta?Taulant Balla: Jo sot, por gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar ka raste që deputetët shprehin mendimin e tyre, votojnë edhe kundër, por në fund është ai vendimi tjetër që pason, që është vendimi politik. Besoj që të gjithë deputetët e dinë shumë mirë se sa e rëndësishme është që të ecim përpara në këtë moment të rëndësishëm, kur Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian. Javën e ardhshme kemi një moment tjetër, le të themi kulminant, të suksesit, që lidhet me konferencën e radhës ndërqeveritare, ku mbyllim një kapitull tjetër. Besoj që ky është momenti i ndërgjegjësimit të natyrës politike për të kuptuar që duhet të ecim përpara në drejtimin që kemi. Share Ora 12:09 Territorialja te Ligjet, Shehu-mazhorancës: Po shkelni parimet europiane dhe po cenoni demokracinë! Ky është shkatërrim i historive qindra vjeçare Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet propozimi i PS për hartën e re territoriale, i cili nëse merr miratimin sot, do të kalojë në seancë plenare në Kuvend të enjten në 8 tetor.Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka kundërshtuar propozimin për ‘Territorialen’ te ‘Ligjet’, ku tha se mazhoranca po përshpejton procedurat, me qëllim që të anashkalojë propozimet e qytetarëve dhe kundërshtitë e Këshillave bashkiakë që kundërshtojnë ndarjen e re.“Ju thoni do të miratojmë në parim dhe nen për nen këtë projektligj kaq të rëndësishëm. Si është e mundur? A mund të miratohen sot nen për nen dhe në parim për të gjitha bashkitë dhe pastaj në tërësi? Unë them se këtu kemi një shkelje të rëndë të procedurës. Si mund të mendohet që brenda 2-3 orësh ne të bëjmë me një procedurë të tillë rrufe, të kalojmë gjithë këta elementë? Kur këto janë kaq të diskutueshme nga ana proceduriale. Unë di të tre vendimet e Këshilleve të bashkive të Gjirokastrës, që kundërshtojnë propozimin. Ne jemi në një procedurë rrufe sot dhe kërkojmë të mbyllim hesapin”, tha mes të tjerash Shehu.Më tej Shehu tha se mazhoranca s’mund të shkatërrojë një histori qindra vjeçare me një të rënë të lapsit.Në përfundim Shehu theksoi se me mënyrën sesi mazhoranca po vepron për Reformën Territoriale, po shkel parimet europiane dhe po cenon demokracinë.“Unë mendoj se nga ana proceduriale ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë pa një diskutim serioz dhe pa një analizë nga ana proceduriale të elementëve ekonomikë e historikë. S’mund t’i biem me një kalem të shkatërrojmë historira qindra vjeçare. S’po na rri njeri nga pas. Unë mendoj që të qetësohemi dhe ta marrim ngadalë, jo me këtë yrrysh që është marrë për të shkelur parimet europiane dhe demokracinë shqiptare”, shtoi Shehu. Share Ora 11:35 ‘Ligjet’ shqyrtojnë sot propozimin e PS për hartën e re territoriale, banorë nga disa bashki që shkrihen, protestë para Kryesisë së Kuvendit: S’e shuani dot identitetin tonë (VIDEO) Një grup banorësh nga disa prej Bashkive që preken nga ndarja e re Territoriale e propozuar nga Partia Socialiste, u mblodhën sot sërish përpara kryesisë së Kuvendit, ku Komisioni i ligjeve do duhet të miratojë projektin që i redukton nga 61 në 46, bashkitë e vendit.Në pankartat që mbanin në duar, protestuesit kundërshtonin shkrirjen e Bashkive të Memaliajt, Fushë Arrëzit, Poliçanit dhe Selenicës. Ndërsa dy të para janë bashki që drejtohen nga Partia Demokratike, Poliçani dhe Selenica, kanë kryebashkiakë socialistë.‘Poliçani nuk negociohet’, ‘mos e prekni Selenicën’, ‘nuk e shuani dot identitetin tonë’, protestuesit i thonë ‘jo’ ndryshimeve për ‘Territorialen’, thuhej nw pankarta.Mes protestuesve u shfaq dhe kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit, Hil Curri.Nëse propozimi do të marrë miratimin te Komisioni i Ligjeve, atëherë projektligji i kalon për miratim Kuvendit në seancën plenare të ditës së enjte, në datë 8 tetor. Share SI.E./ReportTv.al reforma territoriale Erion Braçe vullnet sinaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.6% Nuk e di 7.4% Vota total: 1937 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?