Lajme Zone
'Territorialja', Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në Shqipëri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Territorialja', Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në Shqipëri

Bashkia e re, sipas Peleshit, do të ketë një sipërfaqe prej 1 462 km2 dhe rreth 100 mijë banorë. Ky bashkim, tha ai, është një zhvillim pozitiv veçanërisht për bujqësinë

Bashkimi i Korçës me Maliqin, sipas hartës së re territoriale të miratuar një ditë më parë në një seancë maratonë në Kuvend, do ta rendisë bashkinë e re të parën në vend për nga sipërfaqja. Deklarata u bë sot nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili nga Korça foli për ndryshimet që parashikon reforma administrative. LEXO edhe...Filip Çakulli: Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin Sipas Peleshit, bashkia e re do të ketë një sipërfaqe prej 1 462 km2 dhe rreth 100 mijë banorë. Ai theksoi se shtrirja e madhe territoriale lidhet kryesisht me përfshirjen e fushës së Korçës dhe asaj të Maliqit në një njësi të vetme administrative. Peleshi e vlerësoi bashkimin si një zhvillim pozitiv, veçanërisht për sektorin e bujqësisë, pasi administrimi i përbashkët do të përfshijë pothuajse të gjithë fushën e Maliqit, e dyta më e madhe në Shqipëri. Kreu i Kuvendit u shpreh i bindur për përfitimet e reformës, ndërsa iu referua edhe skepticizmit që ekziston ende për këtë ndryshim, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të potencialeve territoriale dhe bujqësore të dy zonave. U.D/ReportTv.al maliq Korce niko peleshi reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.9% Jo 32.5% Nuk e di 6.6% Vota total: 2649 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?