Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

'Territorialja'/ PD sjell para Kuvendit banorë të Memaliajt dhe Fushë-Arrësit, të vetmet që shkrihen e drejtohen nga demokratët! Përplasje gati fizike me Braçen


Teksa në kuvend diskutohej për propozimi i socialistëve për ndarjen e re territoriale, një grup banorësh nga Memaliaj dhe Fushë-Arrëzit, të shoqëruar nga kryebashkiakët demokratë, po protestonin kundër shkrirjes së bashkive të tyre dhe bashkimit respektivisht me Tepelenën e Pukën.

Teksa në Komisionin e Ligjeve diskutohej propozimi i socialistëve për ndarjen e re territoriale, banorët protestuan jashtë kryesisë së Kuvendit duke kundërshtuar draftin që prek drejtpërdrejtë mijëra banorë të 15 bashkive që pritet të shkrihen. Banorët e Memaliajt dhe të Fushë-Arrëzit ishin të parët që protestën e tyre kundër kësaj ndarje e zhvendosën në kryeqytet me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohej. Në protestë nuk munguan kryebashkiakët aktualë të të dyja bashkive, të dy të zgjedhur nga radhët e PD, Albert Malaj i Memaliajt dhe Hil Curri i Fushë-Arrëzit. Ata kërkojnë të qëndrojnë bashki më vete e të mos bashkohen përkatësisht me Tepelenën dhe Pukën me argumentin se shërbimet do të largohen prej tyre. LEXO EDHE:Territorialja/ PD insiston për shqyrtim bashkë me propozimin e saj, Manja: Jemi shumë larg njëri-tjetrit! Ndoja kritika të vetëve: U vonuam Protesta e këtij grupi banorësh nuk kaloi vetëm mes thirrjesh dhe bilbilfryrësve. Në momentin që evidentuan deputetin socialist Erion Braçe të hynte në ambientet e kuvendit, situata u tensionua. Ndaj Braçes u hodh ujë, moment që tensionoi edhe më shumë situatën, ndërsa përplasja arriti gati deri në konfrontim fizik. U desh ndërhyrja e deputetit demokrat Tritan Shehu dhe disa efektivëve të policisë në mënyrë që të qetësonin situatën me protestuesit e irrituar. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:13 Kryebashkiaku i Memaliajt dhe i Fushë-Arrëzit përkrah banorëve para Kuvendit, kundërshtojnë 'Territorialen' (VIDEO) Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, mbështeti banorët në protestën para Kuvendit për të shprehur kundërshtimin për ndarjen e re territoriale që propozon PS.Memaliaj është kundër shkrirjes me Tepelenën. I pranishëm në protestë ishte edhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Fushë-Arrëzi kundërshton bashkimin me Pukën. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale proteste kuvend Erion Braçe TRITAN SHEHU Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2777 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?