Lajme Zone
‘Territorialja’/ PD kundër futjes së draftit të PS në kalendarin e Kuvendit! Bardhi: Nuk mund të kalojë pa konsensus
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’/ PD kundër futjes së draftit të PS në kalendarin e Kuvendit! Bardhi: Nuk mund të kalojë pa konsensus

Ndonëse PS e PD nuk u dakordësuan për ndarjen e re territoriale, drafti i socialistëve po diskutohet në Konferencën e Kryetarëve, ku pritet te miratohet edhe projektkalendari.

TIRANË- Ndonëse PS e PD nuk u dakordësuan për ndarjen e re territoriale, drafti i socialistëve po diskutohet në Konferencën e Kryetarëve, ku pritet te miratohet edhe projektkalendari. Opozita thotë se një reformë kaq e rëndësishme nuk mund të kalojë pa konsensusin e saj dhe kërkon që të hiqet nga projektkalendari. “Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë. Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme. Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër”, tha kreu i grupit të PD, për Gazment Bardhin. Pasi të miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit, drafti shqyrtohet në komisione dhe më pas i hapet rrugë votimit në seancë plenare. LEXO EDHE:Protestat/ Rama për gazetën gjermane: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë Opozita kundërshton draftin e shumicës, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. PD kërkon tërheqjen e projektit që synon shkrirjen e 15 bashkive dhe propozon rritjen e numrit të tyre në 100. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: konferenca e kryetareve reforma territoriale PS PD gazment bardhi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5% Vota total: 5962 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?