Lajme Zone
Territorialja nesër në Kuvend/ Bashkitë e djathta letër KiE: Zëri i qytetarëve të mos anashkalohet
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Territorialja nesër në Kuvend/ Bashkitë e djathta letër KiE: Zëri i qytetarëve të mos anashkalohet

Një ditë përpara votimit në Kuvend të hartës së re territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë e Opozitës i është drejtuar me një letër urgjente Këshillit të Europës, duke kërkuar që të mos anashkalohet zëri i pushtetit vendor dhe i qytetarëve.

Një ditë përpara votimit në Kuvend të hartës së re territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë e Opozitës i është drejtuar me një letër urgjente Këshillit të Europës, duke kërkuar që të mos anashkalohet zëri i pushtetit vendor dhe i qytetarëve. Drafti i socialistëve, që të enjten kërkon të paktën 84 vota në Kuvend, e çon numrin e bashkive nga 61 në 46. Por Shoqata e Bashkive pretendon se reforma po shkon drejt miratimit pa marrë parasysh kundërshtimet e komuniteteve dhe këshillave vendorë të bashkive që preken. Shoqata i kërkon Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore të reagojnë dhe të ndërhyjnë përpara se ndryshimet të miratohen në Kuvend, duke argumentuar se pas miratimit parlamentar do të jetë më e vështirë të parandalohet dëmi që mund t'u shkaktohet komuniteteve. LEXO EDHE:Territorialja nesër në Kuvend, miratimi në ‘fije të perit’! PD: Aksion brenda, protestë jashtë! Berisha: T’u faktojmë shqiptarëve se Ramës i intereson vetëm karrigia Në letrën drejtuar institucioneve europiane, shoqata paraqet edhe prova që, sipas saj, dëshmojnë anashkalimin e qytetarëve dhe këshilltarëve vendorë në 15 bashkitë që preken nga riorganizimi. Shoqata paralajmëron se çështja nuk lidhet vetëm me interesat e banorëve të këtyre bashkive, por edhe me respektimin e standardeve dhe parimeve europiane të demokracisë lokale. Ndryshimi i kufijve të njësive vendore, argumenton ajo, nuk mund të bëhet pa konsultim real me komunitetet e prekura dhe pa respektuar kuadrin kushtetues dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Në këtë kuadër, thirrja drejtuar institucioneve të Këshillit të Europës vjen si një kërkesë për ndërhyrje para vendimmarrjes përfundimtare në Kuvend, me qëllim që procesi të mos kthehet në një fakt të kryer. Sipas shoqatës, miratimi i një riorganizimi të tillë pa konsultimin e duhur do të dëmtonte jo vetëm interesat e komuniteteve vendore, por edhe besueshmërinë e Shqipërisë në zbatimin e parimeve europiane të vetëqeverisjes lokale. Lajmi në përditësim.... Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë SI.E./Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3952 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?