Vangjel Tavo / Me këto dy shpenzime, “tava” e tenderëve në Bashkinë e Himarës, arriti shifrën 160 miliardë lekë të vjetra gjatë 2 viteve që është kryetar Tavo… Kryebashkiaku i Himarës ka firmosur 581 procedura prokurimi gjatë 2 viteve, me fond limit 156 miliardë lekë; shifër që tejkalon çdo planifikim buxhetor, e financuar direkt nga Rama. 60% e fondeve shkojnë për infrastrukturën e hoteleve e resorteve private, që ligjërisht duhet ta financonin vetë. Ndër to: rruga e Borsh 4 miliardë lekë dhe blerja e automjeteve 325 milionë lekë. Referuar Buletinit të Prokurimeve Publike, rezulton se Vangjel Tavo, gjatë 2 viteve në krye të Bashkisë së Himarës, ka firmosur e shpallur 581 procedura tenderimi, me fond limit total 156 miliardë lekë të vjetra me TVSH.
Është shifër tepër e lartë nga buxheti i shtetit për Bashkinë e Himarës, krahasuar me periudhën para vitit 2024, që tregon se kryeministri Edi Rama i ka financuar Vangjel Tavos çdo tender që ai ka sajuar, edhe jashtë planifikimit buxhetor të investimeve e shërbimeve.
Rreth 60 për qind e miliardave që i janë dhënë nga buxheti i shtetit dhe shpenzimet nga të ardhurat e Bashkisë së Himarës janë investuar në funksion të hoteleve e resorteve private, investitorë strategjikë dhe kontrata "1 Euro", megjithëse me vendime të qeverisë ata kanë patur detyrimin të investonin vetë për rrugët, energjinë, ujin, plazhet, gjelbërimin etj.
Një nga këto raste, që kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, po investon fondet publike lokale të Bashkisë së Himarës për infrastrukturën e hoteleve dhe resorteve private, është tenderi që ai ka firmosur më 25 shtator 2026 dhe e ka shpallur në datën 5 tetor.
Tenderi është me objekt: "Rikonstruksioni i rrugës paralele me shëtitoren e plazhit në Borsh", me vlerë kontrate të pritshme 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH, procedurë prokurimi që do të zhvillohet në datën 19 tetor 2026. Kjo rrugë përgjatë plazhit në Borsh është në funksion të hoteleve e resorteve që janë ndërtuar dhe po vazhdojnë të ndërtohen në atë pjesë të bregdetit; megjithëse sipas lejeve të zhvillimit, pronarët kanë detyrim të investojnë me fondet e tyre për infrastrukturën e bizneseve të tyre.
Po në datën 5 tetor 2026, ka shpallur një tender tjetër me objekt: "Blerje automjetesh për nevojat e Bashkisë së Himarës për vitin 2026", me fond limit 325 milionë lekë të vjetra me TVSH, që do ta zhvillojë në datën 29 tetor. Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tender për blerje automjete, kryebashkiaku Tavo ka zhvilluar dhe më 25 tetor 2025, me vlerë kontrate 170 milionë nga fondet e Bashkisë së Himarës, dhënë pa garë kompanisë "Porsche Albania", e skeduar me "Flamur të kuq".
Me këto dy shpenzime, "tava" e tenderëve në Bashkinë e Himarës arriti shifrën 160 miliardë lekë të vjetra gjatë 2 viteve që është kryetar Vangjel Tavo./Pamfletivangjel tavo tavo1 tavo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Katër vendime për t’i dhënë Ron Yeffet-it 80% të monopolit të armëve; Pirro Vengu, ‘kurbani' i radhës i Edi Ramës 6 Tetor 2026, 13:4613:46Dosja e zezë Pajisjet fantazmë të SHISH-it: Vlora Hyseni dyshohet se përgjoi me teknologji nga Serbia dhe Kina 6 Tetor 2026, 12:2812:28Dosja e zezë SHISH-i përgjonte SPAK-un, SPAK-u përgjonte SHISH-in: shteti i horrave të Edi Ramës në dosjen 'Agasi' 5 Tetor 2026, 17:5917:59Dosja e zezë ‘Raiffeisen Bank’, skandal pas skandali: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers 5 Tetor 2026, 16:1416:14Dosja e zezë Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori aferash pa kufij 4 Tetor 2026, 20:3620:36Dosja e zezë Policia e Shtetit në borderotë e basteve ilegale: Arrestime sa për statistikë, ndërsa bosët pastrojnë milionat në beton 4 Tetor 2026, 14:3114:31Dosja e zezë

