Lajme Zone
Ish-kreu i PS Korçë, me kritika për “Territorialen”: Fuqia e pushtetit vendor nuk matet me numrin e zyrave
PolitikëCNA

Ish-kreu i PS Korçë, me kritika për “Territorialen”: Fuqia e pushtetit vendor nuk matet me numrin e zyrave

Ish-kreu i Partisë Socialiste në Korçë, Muharrem Meko, ndau sot disa kritika lidhur me ndryshimet e prezantuara mbi Reformën Administrativo-Territoriale. Përmes një reagimi, Meko thekson se në vend të sloganeve që nuk i shërbejnë askujt, do të kishte qenë mirë që nisma për një hartë të re të bazohej te nevojat e popullit dhe jo te numri i zyrave apo deputetëve për qark. Meko shprehet se fuqia e pu

Ish-kreu i Partisë Socialiste në Korçë, Muharrem Meko, ndau sot disa kritika lidhur me ndryshimet e prezantuara mbi Reformën Administrativo-Territoriale.

Përmes një reagimi, Meko thekson se në vend të sloganeve që nuk i shërbejnë askujt, do të kishte qenë mirë që nisma për një hartë të re të bazohej te nevojat e popullit dhe jo te numri i zyrave apo deputetëve për qark.

Meko shprehet se fuqia e pushtetit vendor nuk matet me numrin e zyrave, punonjësve apo vulave, por me kompetencat, financat dhe mundësinë për të marrë vendime të pavarura në favor të atyre që i kanë votuar.

Reagimi i plotë:

O i madhi... i Tigrit! Boll me slogane që nuk i hyjnë në punë askujt për këtë, gjoja "reformë territoriale", thua se po shpik Olimpin. Bëj diçka që të jetë në dobi të njerëzve të varfër! Shqip, fare: ktheju njerëzve ato lokalitete të dikurshme të kohës kur Shqipëria ishte në pragun e 4 milionë banorëve dhe, sigurisht, kompetencat, policinë e financat që u takojnë. Se dinë edhe këtej poshtë t'i numërojnë milionat, madje njëqind herë më mirë se babëzia aty rreth teje!

Dhe nëse vërtet të dhimbset paraja e këtij populli të varfër (ndonëse nuk besoj kurrë se e ke këtë ndjesi), nëse do vërtet të kursesh diçka, nise nga vetja. Thonë se në korridoret e qeverisë vërdallosen dyfishi i "këshilltarëve" që kishte në kohën më të përkushtuar të asaj godine, kur Shqipëria gumëzhinte nga zërat e njerëzve të gjallë! Edhe me deputetët bëj të njëjtën gjë; bëje llogarinë kokë për kokë... edhe 50 janë shumë!

Fuqia e pushtetit vendor nuk matet me numrin e zyrave, punonjësve apo vulave, por me kompetencat, financat dhe mundësinë për të marrë vendime të pavarura në favor të atyre që i kanë votuar!

Bëje këtë dhe të siguroj se, për sa kohë të jetë gjallë heroi yt i viteve '90, mos ki merak!/CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.