Foto ilustruese/ Po ta vazhdosh logjikën e kësaj alibie, Berti mund të kishte edhe miq në majat e pushtetit, të pinte verë me Edi Ramën, të luante bilardo me shefen e SHISH-it dhe pastaj, në kohën e lirë, të merrej me dyer alumini.
***Satirë
Në Shqipëri mund të të ndodhë gjithçka. Mund të dalësh nga shtëpia për një kafe, të marrësh rrugën e vjetër të Elbasanit dhe, krejt rastësisht, të të dalë përpara një burrë me mjekër, kapele shapka dhe orë Richard Mill. Të bën shenjë të ndalosh, hipën në makinë dhe të prezantohet fare thjesht:
“Berti. Merrem me dyer alumini.”
Të paktën ky është versioni që ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, u ka dhënë hetuesve pasi në makinën e tij u kap Ergys Agasi, një prej njerëzve më të kërkuar të momentit.
Sipas Shpatarakut, nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri misterioz. Nuk dinte se ishte Ergys Agasi. Nuk e kishte njohur. Ishte thjesht një “Berti” i panjohur, mjeshtër duralumini, që kishte nevojë për një makinë.
Problemi i vetëm në këtë histori është SPAK-u.
Sepse sipas dosjes, Audi A6 që drejtohej nga Shpataraku nuk e gjeti “Bertin” buzë rruge. Në orën 11:59 makina hyri në kompleksin e vilave në Durrës ku policia kishte lokalizuar Ergys Agasin. Tre minuta më vonë, në orën 12:02, Audi doli nga parkimi nëntokësor dhe në sediljen e parë të pasagjerit ishte pikërisht Agasi.
Pra, “autostopisti” nuk doli nga ferrat. Shpataraku hyri te kompleksi ku ai ndodhej dhe doli prej andej me të në makinë.
Këtu historia e “Bertit të duraluminit” fillon të marrë përmasa që edhe një skenarist komedie do ta kishte të vështirë t’i shpikte.
I pyetur se si ishte e mundur që një ish-zyrtar i lartë policie të mos njihte Ergys Agasin, Shpataraku ka dhënë edhe shpjegimin që kompleton tablonë. Agasi, sipas tij, kishte mjekër, kapele dhe orë Richard Mille 400 mijë euro dhe shapka.
Me pak fjalë, transformimi kishte qenë i plotë.
Ergys Agasi kishte hyrë në rolin e “Bertit”. Mjekra kishte fshirë identitetin, kapelja kishte neutralizuar eksperiencën policore të Shpatarakut, ndërsa shapkat dhe ora Richard Mille duket se kishin përfunduar operacionin e maskimit.
Pastaj kishte ardhur edhe historia e dyerve të aluminit.
Shpataraku thotë se gjatë rrugës pasagjeri i kishte treguar se merrej me to. Nuk dihet nëse biseda vijoi me çmimin për metër katror, ngjyrën e profileve apo cilësinë e xhamave, sepse policia e ndërpreu udhëtimin para se “Berti” të mund të prezantonte katalogun.
Në versionin e ish-drejtorit, ai vetë del pothuajse viktimë e një serie të pabesueshme rastësish.
Shkon në Durrës për shkak të djalit të sëmurë. Nis rrugën për në Elbasan. Kthehet. Një person i panjohur i bën autostop. Personi quhet “Berti”. Merret me duralumin. Ka mjekër. Ka kapele. Ka shapka. Dhe vetëm kur ndërhyn policia del se “Berti” është Ergys Agasi.
Dosja, ndërkohë, paraqet një film krejt tjetër.
Makina e Shpatarakut hyn në kompleksin ku ndodhej Agasi, qëndron vetëm pak minuta dhe del me të brenda. Më pas mbahet nën vëzhgim deri në momentin e ndalimit pranë Plepave.
Nëse merret për bazë versioni i Shpatarakut, mbetet vetëm një mundësi logjike: “Berti i duraluminit” duhet të ketë qenë një mjeshtër i jashtëzakonshëm i maskimit, aq sa arriti të vishej si Ergys Agasi, të fshihej në të njëjtin kompleks ku kërkohej Ergys Agasi dhe, për një rastësi fatale, të arrestohej si Ergys Agasi.
Ndërsa ish-drejtori i Policisë, krejt i pafajshëm, vetëm sa kishte ndaluar t’i bënte një nder një qytetari.
Një autostop i zakonshëm.
Madje “Berti i duraluminit” nuk qenka ndonjë ustallar i zakonshëm. Në versionin absurd që del nga kjo histori, ky Berti misterioz duhet të ketë pasur një jetë shumë më interesante nga sa i tregoi Shpatarakut gjatë rrugës.
Sepse, po ta vazhdosh logjikën e kësaj alibie, Berti mund të kishte edhe miq në majat e pushtetit, të pinte kafe me Edi Ramën, të luante bilardo me shefen e SHISH-it dhe pastaj, në kohën e lirë, të merrej me dyer alumini.
Një profil vërtet i rrallë profesional.
Paradite duralumin, pasdite pinte verë me Edi Ramën, në darkë bilardo me kupolën e sigurisë kombëtare dhe, kur i duhej transporti, autostop në rrugën e vjetër të Elbasanit, me shofer shef Shpatarakun. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet BSH zbarkon në 'Raiffeisen Bank', dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese 7 Tetor 2026, 15:4515:45Aktualitet Kryeprokurori ende në pritje, në KLP vijojnë përplasjet; rrëzohet kërkesa për Vatë Stakën 7 Tetor 2026, 15:3315:33Aktualitet Orë ‘Richard Mille’, 4 iPhone dhe çantë me euro, sendet që iu sekuestruan Ergys Agasit në momentin e arrestimit; Shpataraku me çantë ‘Hermes’ 7 Tetor 2026, 14:4214:42Aktualitet Alarmi demografik: Vlora dhe Gjirokastra ndër rajonet më të plakura të Europës 7 Tetor 2026, 13:3713:37Aktualitet Hita mesazh studentëve të Akademisë së Sigurisë: Po përgatiteni për një mision në shërbim të qytetarëve 7 Tetor 2026, 13:1513:15Aktualitet Uljan Shpataraku habit në gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, më bëri autostop dhe më tha "Jam Berti" 7 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet

