Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota, edhe Braçe pro: Do e sqaroj pse! Opozita bllokon foltoren dhe sulmon me shishe uji e vezë drejt Ramës (VIDEO)


Pas 14 orësh debatesh, Kuvendi miratoi pak pas mesnate hartën e re territoriale, që redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Erion Braçe, i cili kishte kundërshtuar fort reformën, votoi pro, ndërsa seanca u shoqërua me tensione, hedhje uji, shishesh dhe vezësh ndaj mazhorancës. Në momentin e votimit, në sallë u shfaq edhe Belinda Balluku.

Mes tensioneve, përplasjeve dhe një debati maratonë prej 14 orësh, Kuvendi miratoi pak pas mesnate reformën e re administrativo-territoriale. Me 85 vota pro, socialistët i hapën rrugën hartës së re të Shqipërisë me 46 bashki, 11 vite pas ndarjes së fundit. I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Por surpriza ishte vota pro e deputetit socialist Erion Braçe, i cili kundërshtoi ashpër projektligjin. Pak sekonda para votimit, në sallë u shfaq edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila nxiti më shumë tensionet me opozitën. Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të saj, ndërsa deputetë të tjerë të opozitës qëlluan me shishe në drejtim të kryeministrit Rama. Nuk munguan as vezët. LEXO EDHE:‘Tetori Rozë’, Rama apel grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend (VIDEO) Në seancën plenare, opozita kërkoi tërheqjen e projektligjit, duke akuzuar mazhorancën se kishte hartuar një ndarje të re territoriale pa konsultimin e qytetarëve. Sali Berisha kërkoi referendum. “Në rast se ka mbetur një nanogram në thellësitë, në labirintet e ndërgjegjes suaj të mykur, një nanogram pro qytetarëve, detyrimeve që kemi ndaj tyre, hidheni poshtë këtë projekt si një projekt armiqësor ndaj tyre. Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë në referendum”, tha Berisha. Por kreu i grupit socialist, Taulant Balla, e bëri të qartë se mazhoranca nuk do të tërhiqej nga votimi, duke i ftuar demokratët të bëheshin pjesë e diskutimeve për kompetencat e pushtetit vendor. “Javën e ardhshme të ngremë Komisionin e Reformës Territoriale, jo për ndarjen, por për pjesën e kompetencave. Keni një javë kohë që të mendoni, që të vini për pjesën e kompetencave. Kjo sot do të votohet”, tha Balla. Një nga zërat më kritikë ndaj reformës ishte Erion Braçe. Për rreth 19 minuta në foltore, deputeti socialist kundërshtoi mënyrën se si ishte hartuar ndarja e re, duke theksuar se ndryshimet prekin drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve. “Unë mendoj se qëndrueshmëria e reformave vjen nga parimet. Parimet janë shkelur, nuk janë respektuar njësoj kudo në këtë hartë. Ne me këtë ligj sot ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki. Madje ndryshojmë jetën e njerëzve edhe në bashkitë e tjera që ato po i përthithin”, tha Braçe. Pavarësisht kundërshtimeve, Braçe në fund ngriti kartonin jeshil. Pas seancës, ai u tha gazetarëve se arsyet e ndryshimit të qëndrimit do t'i shpjegonte gjatë ditës së premte. “Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi. Braçe kishte shprehur kritika edhe në mbledhjen e grupit të PS, ku ishte përplasur ashpër me kryeministrin Edi Rama, i cili e kishte paralajmëruar se nëse do të votojë kundër, do të largohej nga grupi. Qëndrim ndryshoi deputeti socialist Vullnet Sinaj, i cili po ashtu ngriti kartonin jeshil në seancë. Bashkitë që shkrihenMaliq, Dimal, Cërrik, Divjakë, Përrenjas, Patos, Belsh, Rrogozhinë, Klos, Selenicë, Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Këlcyrë dhe Libohovë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 01:16 Braçe pas miratimit të reformës territoriale: Jam kundër, do ta sqaroj nesër (VIDEO) Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve në Kuvend.Pas mbylljes së seancës Braçe tha se do ta sqaroj nesër votën e tij.“Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi. Xh.K/Shqiptarja.com Share R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale opozita edi rama PD gazment bardhi Erion Braçe belinda balluku kuvend 8 tetor 2026 Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 32.6% Nuk e di 6.8% Vota total: 2177 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?