Lajme Zone
‘Territorialja’/ Mazniku në Report Tv: Reformë për qytetarët, jo për ofiqarët! Ka nevojë për fazën e 2-të! Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet, në zgjedhje hyjmë me hartën e re
PolitikëReport TV

‘Territorialja’/ Mazniku në Report Tv: Reformë për qytetarët, jo për ofiqarët! Ka nevojë për fazën e 2-të! Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet, në zgjedhje hyjmë me hartën e re

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar disa nga faktorët që çuan Partinë Socialiste në propozimin për uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se sot shumë bashki nuk i ushtrojnë dot funksionet që kanë, për shkak të burimeve njerëzore dhe financiare

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar disa nga faktorët që çuan Partinë Socialiste në propozimin për uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se sot shumë bashki nuk i ushtrojnë dot funksionet që kanë, për shkak të burimeve njerëzore dhe financiare. LEXO edhe...Kandidat për Tiranën në vendoret e 2027-ës? Alimehmeti: Do të ndjek procedurën, vendimin e merr spektri opozitar! Prioritet qyteti, shërbimet s’kanë politikë (VIDEO) “Ne kemi bërë një analizë të detajuar për një periudhë të gjatë kohe për të vlerësuar situatën e bashkive. Qëllimi kryesor i analizës është se ku është pikëprerja më e mirë e mundshme mes dy elementëve. Nga njëra anë, krijimi i eficencës administrative, që të ketë mundësi që një bashki t’i ushtrojë siç duhet funksionet që ka. Sot bashkitë kanë 42 funksione ligjore, 36 prej të cilave buxhetore”, tha mes të tjerash Mazniku. Më tej Mazniku shtoi se shumë bashki në vend, si Rrogozhina apo Divjaka, nuk kanë një ‘bërthamë urbane’, çka sipas tij e bën të vështirë që një bashki të jetë tërësisht funksionale. “Ajo që kemi kuptuar është se gjysma e bashkive nuk arrijnë të bëjnë një pjesë të madhe të funksioneve. Rrogozhina dhe Divjaka nuk kanë një zonë urbane. Nëse ti je një bashki që nuk ke një bërthamë urbane, ti e ke shumë të vështirë të gjesh 2 juristë për zyrën juridik. Pra nëse s’ke njerëzit dhe mundësinë ekonomike për kryerjen e funksioneve, në atë moment ti ke një problem funksionaliteti”, shtoi Mazniku. Më tej Mazniku garantoi qytetarët se zyrat për dhënien e shërbimeve ndaj tyre do të qëndrojnë aty ku janë. Ato që do të lëvizin sipas Maznikut, do të jenë vetëm zyrat e planifikimit. Pra, Mazniku theksoi se asnjë nga shërbimet e përditshmërisë nuk do të largohet nga qytetarët, me reformën e re territoriale. “Autonomia fiskale mat si është raporti mes totalit të të ardhurave që merren nga Qeveria, si dhe totalit të të ardhurave që ka vetë bashkia. Bashkia është si puna e administratorit të pallatit. Është ai njeriu që kujdeset për shkallën. Por nëse ai është i vetmi banor, ai atëherë po administron veten e vet, jo të tjerët. Pra në rastin praktik ne këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë që po u jep shërbime palëve të treta, por vetëm atyre që punojnë në bashki. Ne kemi mundësi që pa i larguar asnjë nga shërbimet e përditshmërisë, pra mirëmbajtja e rrugës, pastrimi, të bëhet prapë nga qyteti i Fushë-Arrëzit përshembull. Lëvizin vetëm zyrat e planifikimit”, theksoi Mazniku. Në përfundim Mazniku tha se reforma e re territoriale është një reformë për qytetarët, jo për ‘ofiqarët.’ Mazniku tha se vullneti i PS është që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me hartën e re territoriale, teksa shtoi se këtë do ta vendosë Kuvendi. Për Maznikun, kjo reformë ka nevojë edhe për një fazë të dytë të saj, që është rishikimi i ligjit të funksioneve bashkiake. “Kjo reformë ka nevojë për fazën e dytë të saj, që është faza e ligjit 139 quhet, që është ligji i funksioneve bashkiake, të cilat duhet të rishikohen. Të rishikohen të gjitha pas 10 vitesh. Është e vërtetë që ne në 2014-ën bëmë një ndër reformat më të mëdha decentralizuese. Tani pas 10-11 vitesh është koha të shikojmë nëse këto funksione a u zbatuan apo jo. Ne do të hyjmë në zgjedhje me 46 bashki. Do e vendosë Kuvendi, por vullneti ynë ky është. Kjo është një reformë për qytetarët, jo për ofiqarët”, përfi Mazniku. R.Xh/ReportTv.al arbjan mazniku reforma territoriale harta teritoriale PS zgjedhjet vendore 2027 qeveria Kuvendi i Shqiperise bashkite Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6% Vota total: 2082 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?