Lajme Zone
‘Territorialja’/ Leka: Njerëzit duhet të informohen, protestat i kanë nxitur bashkiakët! Problem kryesor, efikasiteti në shërbime
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’/ Leka: Njerëzit duhet të informohen, protestat i kanë nxitur bashkiakët! Problem kryesor, efikasiteti në shërbime

Analisti Martin Leka ka komentuar reformën territoriale dhe debatet e fundit për ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor, duke e vënë theksin te shërbimet që marrin qytetarët. Leka tha se një prej problemeve kryesore lidhet me mungesën e informacionit dhe pamundësinë për t’u shpjeguar qytetarëve efikasiteti që synohet të arrihet përmes reformës.

Analisti Martin Leka ka komentuar reformën territoriale dhe debatet e fundit për ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor, duke e vënë theksin te shërbimet që marrin qytetarët.

Leka tha se një prej problemeve kryesore lidhet me mungesën e informacionit dhe pamundësinë për t’u shpjeguar qytetarëve efikasiteti që synohet të arrihet përmes reformës.

Sipas tij, debatet dhe protestat në disa bashki mund të jenë të lidhura edhe me interesat e drejtuesve vendorë, të cilët mund të humbasin pozicionet e tyre pas ndryshimeve territoriale.

Leka theksoi se çështja themelore duhet të jetë garantimi i shërbimeve për qytetarët, ndërsa e cilësoi decentralizimin si një problem madhor.

“ Është çështje e mungesës së informacionit dhe e faktit që nuk është e mundur të sqarohen njerëzit për efikasitetin e reformës. Kryetari i bashkisë së Poliçanit ka ende çelësat e kashtës, shëndetësinë nuk e ka, ujësjellësin jo, arsimin nuk e ka. Meqë i ikën statusi i kryetarit të bashkisë, këto protesta i kanë nxitur këta kryetarë që, nëse nuk do të jenë kandidatë për kryetar dhe do të jenë zv., çështja themelore është që qytetarët të marrin shërbimet. Problemi i decentralizimit është një problem madhor, por problemi që kemi është te efikasiteti, si janë zgjidhur dikur, për ata që janë lindur pas ’90-ës. Ka pasur dikur 26 rrethe që kishin 26 kryetarë komitetesh, ai kishte në dorë gjithçka. PD kërkon të shumëfishojë numrin e rretheve.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet