Lajme Zone
‘Territorialja’, kryebashkiaku Topçiu flet për shkrirjen e Maliqit me Korçën: Jam i paqartë, po përgatis një material për në Kuvend
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, kryebashkiaku Topçiu flet për shkrirjen e Maliqit me Korçën: Jam i paqartë, po përgatis një material për në Kuvend

Sipas kryebashkiakut, e rëndësishme është që të mos largohen shërbimet nga qytetarët dhe fokusi duhet të jetë se çfarë lehtësirash sjell shkrirja apo bashkimi për ta.

Kryebashkiaku socialist i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka folur për herë të parë lidhur me propozimin e PS për ndarjen e re territoriale. Në draftin e socialistëve, Maliqi bashkohet me Korçën. Ai shprehet se ende nuk e ka të qartë si do të funksionojë, por duke qenë se bëhet fjalë për shkrirjen e 15 bashkive, ai po përgatit një material për Maliqin që do ta dërgojë në Kuvend. LEXO edhe...Sezoni veror/ Pushuesit ‘dynden’ drejt Pogradecit në gusht, shkak çmimet e favorshme! Turistët: Na pëlqen klima e ushqimi Sipas tij, e rëndësishme është që të mos largohen shërbimet nga qytetarët dhe fokusi duhet të jetë se çfarë lehtësirash sjell shkrirja apo bashkimi për ta. “Ende unë jam i paqartë për atë çfarë do të ndodhë në kuptimin çfarë do të ndryshojë në qoftë se do të miratohet kjo reformë e re, cila do të jetë statusi i qyteteve tona, i bashkive tona, i kompetencave, i financave, i investimeve. Problematikat janë të gjera dhe kjo nuk mund të thuhet me një po e me një jo. E kur unë këtë e kam si merak në vetvete, llogarit si mund ta kenë qytetarët, si mund ta kenë njerëzit e thjeshtë, prapë po i shikojmë. Nga ana tjetër më vjen mirë që edhe opozita është pro apo është kundër bashkimit apo shkrirjes, që do të thotë i jep edhe ajo një plus për punën tonë. Dhe kjo është për t'u për t'u ndjerë mirë që bashkia, institucioni edhe me problematikat, me hallat, me ato çfarë ndodhin në territor, paska punuar mirë. Megjithatë, vizioni që qeveria, parlamenti, zotëruesit po shikojmë, ndoshta e shikojnë në një prizëm tjetër që, në fakt, projektvendimi e thotë me nocione, me fjali, por nuk e shtjellon, pasi kjo reformë nuk kërkon vetëm një ndryshim ligjor për efekt të asaj çfarë fola me këtë projektligj i cili ka shkuar në parlament, por kërkon ndryshime të tjera ligjore në ligjin e pushtetit vendor, financat vendore, në kompetencat që duhet të kenë qytetet. Pasi flitet për 15 qytete dhe nuk janë pak, e midis tyre Maliqi edhe Divjaka janë dy qytete goxha me peshë, me popullsi të konsiderueshme, që vetëm me censusin e fundit Maliqi ka rreth 31 mijë banorë nga 65 mijë e kusur që ka në gjendjen civile. Që do të thotë që flasim për një komunitet goxha të gjerë, me një bashki me shtrirje goxha të madhe edhe të gjitha këto unë tashmë jam duke i përgatitur për t'i çuar një material Kuvendit të Shqipërisë me të gjitha ato çfarë unë mendoj për këtë reformë administrative. Nuk është kaq e thjeshtë. Mua më kanë pyetur qytetarë të ndryshëm, media të ndryshme, rrjete sociale të ndryshme: Cili është mendimi juaj? Edhe unë e kam thënë, unë e kam shprehur njëherë mendimin tim që në komision, në grupin komisionin parlamentar, i cili në atë moment nuk është se kishte hedhur ide për bashkime, për shkrirje e të tjera e të tjera, por flitej vetëm në parim mbi reformën. Më kanë pyetur dhe unë patjetër që kam qenë kundra shkrirjes apo bashkimit të bashkisë, se ka dy nocione. Nocioni që materiali i vjen në projektligj nuk është shkrirje, por është bashkim, dhe kanë nxjerrë edhe një nocion tjetër që të jemi të saktë edhe me projektligjin. Projektligji i propozuar parashikon që Bashkia Maliq të bashkohet me Bashkinë Korçë, dhe organizimi i brendshëm propozohet të kalojë nga bashki në njësi administrative që jemi sot, në bashki, qytet dhe njësi administrative. Domethënë projektligji parashikon që qyteti i Maliqit të ketë një organizim siç e ka pasur me njësitë administrative. Njësitë administrative të Maliqit nuk do të varen nga Korça, por do të varen përsëri nga Maliqi. Nuk do të ketë kryetar bashkie, por do të ketë një zëvendëskryetar funksional. Se ndonjëherë flitet sikur ne si të themi pro, thonë e bëjnë për veten e tij si të thuash kundra, qajnë hallin e karriges tyre. Për mua nuk duhet parë bashkia, pozicioni, ky organizim si një moment që duhet të qajmë hallin e një kryetari bashkie. Por unë mendoj që duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve venë më afër, sa u zgjidhen më lehtë, sa Maliqi do të ecë jo me këtë ritëm që ka ecur tani po do të ecë më mirë, sa investime do të marrim më shumë, sa do t'u shërbejë qytetarëve. Domethënë koncepti është shumë i gjerë”, përfi Topçiu. P.J/ReportTv.al reforma territoriale drafti i ps maliq Korce Gëzim Topçiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.9% Shoqëria 25.4% Social media 16.7% Vota total: 3053 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?