Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon leje nga SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kryebashkiaku Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen që parashikohet të mbahet të mërkurën e 29 shtatorit në orën 15:00, ku shqyrtohet drafti ligjor për ndarjen e re Administrativo-Territoriale. Në shkresë kërkohet që Veliajt t’i jepet leje e përkohshme për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, të lidhet online përmes videokonferencës. “Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak”, thuhet në letrën e Këshllit. LEXO EDHE:PD depoziton në Kuvend draftin për ndarjen territoriale: 100 bashki dhe 12 qarqe, më shumë shërbime dhe autonomi lokale Bashkia e Tiranës nuk pëson ndryshim thelbësor me hartën e re administrativo-territoriale, por merr një nga zonat me potencialin më të madh ekonomik, Rinasin. Sipas propozimit të socialistëve Rinasi se bashku me fshatrat Domje e Bërxullë do të përbëjnë një njësi të re administrative që i bashkohet bashkisë së kryeqytetit. Kërkesa e plotë e Këshillit Bashkiak të Tiranës Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e martë, datë 29 shtator 2026, ora 15:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, për shqyrtimin, mes të tjerave, edhe të pikës 11 të rendit të ditës, ku detyrimi për t’u shprehur me një qëndrim zyrtar ndaj projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i takon si Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ashtu edhe Këshillit Bashkiak të Tiranës. Nisur nga sa është thënë më sipër dhe referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 66, datë 03.11.2025, por edhe duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet: • lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, Ose, nëse kjo nuk është e mundur, • mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar). Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak. Dokumenti i kërkesës së këshillit bashkiak SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: bashkia e tiranes reforma territoriale erion veliaj spak Këshilli Bashkiak i Tiranës Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 3769 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

