Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Territorialja është reformë elektorale”, Aulon Kalaja: Rama e ka pasur me plan, tani kërkon të fitojë kohë. Kryengritjet e administratës, jo të sinqerta!


Gazetari Aulon Kalaja në një intervistë në “News24” foli për situatën e zjarreve në vend, si edhe për Reformën Territoriale.

Gazetari Aulon Kalaja në një intervistë në “News24” foli për situatën e zjarreve në vend, si edhe për Reformën Territoriale. Gjatë intervistës së tij ai shprehur shqetësimin për mungesën e pajisjeve të zjarrfikësve, duke shtuar se duhet një investim i madh në këtë sektor. Një koment e ka bërë edhe Reformën Territoriale. Ai tha se Reforma e bërë në vitin 2015 ka dështuar. “Vatrat e zjarrit në Abazë të Krujës janë prej 5 ditësh aktive. Janë disa vatra që vazhdojnë të jenë aktive. Në momentin që flasim zjarri është diku te 30 me në Bojë të Krujës. Zjarri ka zbritur deri në lagjen Halil të Fushë Krujës. Ka pasur fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, por këto mbetet në kuadrin e spekulimeve. Ka zëra se u vendos zjarr për të hapur tokat e gurore të re. Por problemi është se si sillemi ne ndaj zjarrit. Kruja është një terren shumë i vështirë për të hyrë zjarrfikësit. Shumicën e rasteve të zjarrfikësve janë të tradhtuar sepse nuk kanë mjete, nuk kanë veshjet. Duhet investim shumë i fortë te zjarrfikësit, helikopterë. Mjetet tona të zjarrfikëse, Perëndimi i ka nxjerrë jashtë loje që në vitet ’70. Ka edhe një angazhim të qytetarëve, pasi djemtë e Krujës u angazhuan me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Zjarri në Krujë nuk është shuar 100 % siç tha Rama. Gjithashtu për “Territorialen”., nënvizoi se kryeministri Rama çdo gjë e ka bërë me plan dhe se gjithçka që është propozuar nuk ka të bëjë aspak me Reformën Territoriale, pasi e cilëson si ‘reformë elektorale. “Rama ka qenë i shqetësuar na reagimi i 50 qyteteve në Republikën e Shqipërisë. Ai ka pasur një dosje gati dhe plan konkret. Dhe ka bërë vetëm pseudëgjesa. Sepse e kanë pasur gati hartën e re elektorale, sepse nuk është hartë territoriale. Djegia e tesera të PS në disa zona ka ndodhur. Por Rama do vetëm të fitojë kohë. Këta e bëjnë pa pyetur njeri, por siç do Rama, dhe kjo nuk është një ogur i mirë. Prisja përgjigje të fortë të ndërkombëtareve. Më këtë reformën ‘ne i mbyllim kapitujt’ pasi kthemi mbrapa. Grupin e ngushtë të deputetëve e ka nxjerrë në terren për të bërë takime…Administrata ka dalë me urdhër të kryetarit të bashkisë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aulon kalaja