Lajme Zone
‘Territorialja’, Boçi tregon ç’u tha Rama kryebashkiakëve socialistë: Kush del kundër ndarjes, e ka personale me mua
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, Boçi tregon ç’u tha Rama kryebashkiakëve socialistë: Kush del kundër ndarjes, e ka personale me mua

Sipas Boçit, ky qëndrim tregon se vendimi është marrë kohë më parë, kurse konsultimi ishte “teatër.” Ai thotë se mbledhja nuk ishte për diskutime me kryebashkiakët, por për t’i njoftuar dhe bindur ata.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë takimit me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës, kryeministri Rama u ka thënë “Kush del kundër ndarjes, me qëndrime dhe vendime, e ka personale me mua.” Sipas Boçit, ky qëndrim tregon se vendimi është marrë kohë më parë, kurse konsultimi ishte “teatër.” Ai thotë se mbledhja nuk ishte për diskutime me kryebashkiakët, por për t’i njoftuar dhe bindur ata. Deputeti thotë se Rama “ka personalizuar reformën dhe pushtetin”, ndaj e vetmja përgjigje është revolta. LEXO EDHE:Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) “Kuç, Rama! Kush del kundër ndarjes, me qëndrime dhe vendime, e ka personale me mua.” Kështu e mbylli luftën e shpallur dje ndaj kryetarëve e këshillave rebelë, Rama. Kjo fjali nuk është thjesht një shpërthim nervozizmi momental i tij. Është përmbledhja më e sinqertë e mënyrës se si ai e koncepton pushtetin. Për të çdo mendim ndryshe nuk është qëndrim institucional, por sulm personal ndaj tij. Njëherazi është dëshmi e gjendjes së tij në shkallën më të lartë të panikut. Në Kuç, kryetarët e bashkive ishin thirrur gjoja për t’u konsultuar mbi hartën e re territoriale. Por sapo disa prej tyre mbrojtën bashkitë, vendimet e këshillave dhe shqetësimet e komuniteteve që përfaqësojnë, konsultimi mori fund. Ata nuk u dëgjuan, por u kërcënuan dhe u nxorën jashtë. Sepse, për Ramën, konsultim do të thotë t’i bindesh atij, jo të dëgjohesh prej tij. E sipas tij një kryetar bashkie që kundërshton shkrirjen e territorit që administron nuk po kryen detyrën e vet, por “e ka personale” me Kryeministrin. Një këshill bashkiak që merr vendim kundër hartës së qeverisë, nuk po shpreh vullnetin e komunitetit, por po sfidon udhëheqësin. Kështu, një çështje që duhet të trajtohet me kritere demografike, ekonomike dhe administrative, reduktohet në humorin dhe egon e një njeriu arrogant, harbut e të pisët. Rama harron se bashkitë nuk janë degë të Partisë Socialiste, kryetarët nuk janë vartësit e tij dhe këshillat bashkiakë nuk janë dekor institucional. Ata kanë mandat nga qytetarët dhe detyrimin të flasin në emër të tyre, edhe kur kjo nuk i pëlqen Kryeministrit. Ngjarja e Kuçit e zbuloi më qartë se çdo dokument natyrën e këtij procesi. Vendimi është marrë dhe ishte marrë kohë më parë, ndërsa konsultimi ishte e është vetëm teatër. Kryetarët nuk u thirrën për të dhënë mendim, por për t’u njoftuar dhe bindur. Kush pranoi, qëndroi në sallë. Kush kundërshtoi, u shpall “rebel” dhe u përjashtua. Rama harron se territori i Shqipërisë nuk është pronë personale e Edi Ramës. Dimalin, Poliçanin, Selenicën apo Divjakën nuk ia kanë lënë trashëgim që t’i bashkojë, t’i ndajë apo t’i fshijë nga harta sipas dëshirës së tij. Kur u thotë atyre që e kundërshtojnë se “e kanë personale me mua”, Rama në fakt pranon diçka tjetër. Se është ai që e ka personalizuar reformën, pushtetin dhe vetë shtetin. E në këtë pikë revolta është përgjigja! (Kuç Rama!)", përfn ai. P.J/Shqiptarja.com TAG: edi rama luçiano boçi reforma territoriale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.5% Jo 51.6% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4252 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?