Sipas presidentit serb, projekti nuk është një ide e re. Ai pretendoi se një kërkesë e tillë ishte bërë më herët nga Komuna e Novi Pazarit dhe organizata të caktuara nga ky qytet, në kuadër të planeve për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariçit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se Serbia pritet të nisë hapat konkretë për projektin e zhvendosjes së rrjedhës së lumit Ibër, duke paralajmëruar formimin e një grupi ekspertësh që do të merret me këtë çështje gjatë javës së ardhshme.
Vuçiç e bëri deklaratën gjatë një vizite në fshatin Veliki Popoviç, në komunën e Despotovacit, ndërsa iu përgjigj reagimeve negative nga Evropa dhe Prishtina ndaj njoftimit për ndërhyrjen në rrjedhën e Ibrit.
Sipas presidentit serb, projekti nuk është një ide e re. Ai pretendoi se një kërkesë e tillë ishte bërë më herët nga Komuna e Novi Pazarit dhe organizata të caktuara nga ky qytet, në kuadër të planeve për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariçit. Çfarë fshihet pas deklaratës së Vuçiçit për Ibrin?
11 Gusht, 10:40 Vuçiç tha se për projektin ekziston dokumentacion para-projektues dhe se tashmë po hidhen hapat për ta shqyrtuar atë në mënyrë institucionale.
“Javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh për t'u marrë me këtë çështje”, deklaroi Vuçiç.Ai hodhi poshtë reagimet se ndërhyrja në rrjedhën e lumit mund të jetë e orientuar kundër Kosovës, duke thënë se kritikët mund të jenë duke e interpretuar projektin nisur nga logjika e tyre.
“Ata ndoshta fillojnë nga vetja dhe mendojnë se dikush po bën diçka kundër dikujt”, tha presidenti serb.Njoftimi për zhvendosjen e rrjedhës së Ibrit ka shkaktuar reagime negative në Prishtinë dhe në qarqe evropiane, për shkak të rëndësisë së lumit për Kosovën dhe faktit se Ibri është një nga burimet kryesore ujore që lidhen me veriun e vendit.
Megjithatë, Vuçiç këmbënguli se bëhet fjalë për një projekt të lidhur me zhvillimin energjetik dhe se ekziston dokumentacion i mëparshëm për të.
Formimi i grupit të ekspertëve javën e ardhshme shënon hapin e parë të paralajmëruar publikisht nga autoritetet serbe për shqyrtimin dhe avancimin e projektit.
Nëse procesi do të çojë në ndërhyrje konkrete në rrjedhën e lumit, çështja pritet të mbetet një pikë e fortë përplasjeje mes Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Ibrit për të dyja palët. Polemikat për lumin Ibrër, Vuçiç sulmon BE: Po mbroni shërbëtorët tuaj shqiptarë
12 Gusht, 07:30 devijimin e ibrit vuçiç Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Përplasjet në Kuvend, PDK: Kurti po bllokon institucionet, duhet të reflektojë! 12 Gusht 2026, 17:1917:19Kosova Kriza politike në Kosovë, Kurti thërret sërish liderët e opozitës në takim 12 Gusht 2026, 17:0217:02Kosova Ngërçi politik në Kosovë, Hoti: Çështja e konstituimit të Kuvendit urgjentisht të dërgohet në Kushtetuese 12 Gusht 2026, 15:5215:52Kosova “Super kriminelë jeni”, tensione në Kuvendin e Kosovës, ministrja Gërvalla përplaset me deputetet e PDK: Ke shkelur mbi gjakun e UÇK 12 Gusht 2026, 13:2513:25Kosova Polemikat për lumin Ibrër, Vuçiç sulmon BE: Po mbroni shërbëtorët tuaj shqiptarë 12 Gusht 2026, 07:2307:23Kosova Haga “mbyll derën” për lirimin e Thaçit, ish-presidenti mbetet në paraburgim 11 Gusht 2026, 14:5714:57Kosova

