Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’, Berisha për projektin e PS: Platformë shpopullimi, do të bëjmë çdo gjë për ta kundërshtuar! Zjarret, kreu i PD: Trajtim i pashpirt për zjarrfikësit (VIDEO)


Sali Berisha thotë se Partia Demokratike do të ndërmarrë çdo hap për të kundërshtuar propozimin e socialistëve për shkrirjen e bashkive të vendit. Rruga do të jetë dialogu me qytetarët. Kritika pati edhe për menaxhimin e situatës së zjarreve duke thënë se nuk është mbajtur asnjë premtim financiar për zjarrfikësit.

Hartën e re territoriale që propozojnë socialistët me 46 bashki, Sali Berisha e cilëson një taktikë të qeverisë Rama për të shpopulluar vendin. Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD thotë se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar atë draft të hartuar në mënyrë të njëanshme. “PD është kundërshtarja e parë e projektit të Edi Ramës me të cilin ai nga 61 bashki kalon në 46. Ne e kemi denoncuar me forcën më të madhe këtë akt të njëanshëm, për 2 arsye kryesore. Së pari, kjo vjen në kundërshtim flagrant me interesat e qytetarëve të ktyre bashkive dhe ka si qëllim madhor Shqipërinë në pëllëmbë të dorës së Edi Ramës, përqendrimin më maksimal të kompetencave. Kjo është platformë e shpopullimit të Shqipërisë sepse privon qytetarët nga shërbimet e domosdoshme për komunitetet. Ne po e ndjekim, kemi dhe do të vazhdojmë një dialog me qytetarët, do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhura për kundërshtimin e saj”, tha Berisha. LEXO EDHE:Vijojnë punimet në shkollën 'Demir Gashi' në Peshkopi, klasa moderne dhe ambiente të reja për nxënësit (FOTO) Alarmante sheh edhe situatën me zjarret në vend, ndërsa thotë se qeveria ka lënë në mëshirë të fatit zjarrfikësit. “Zjarret në të katër anët, në tërësi janë jashtë kontrollit. Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u është dhënë. Asnjë prapavijë mbështetëse për punën tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë, nuk kanë. Rama dhe ministrat e tij bronzohen në diell, në plazhet më turistike të vendit. Pra, një shtet mafioz pa ligje, që funksionon i tëri në duart e krimit”, tha Berisha. Gjatë fundjavës Sali Berisha deklaroi se PD ka nisur punën për zgjedhjet lokale të 2027-ës, poriI pyetur nëse kandidatët për kryetar bashkie do të zgjidhen përmes primareve ishte i paqartë në përgjigje. “Përcaktimet statutore janë përcaktime statutore. Zbatimi i tyre është një detyrim për PD, Sidoqoftë forma, rruga që do ndiqet, do të përcaktohet nga forumet”, përfi ai. P.J/Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD edi rama reforma territoriale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 24.9% Social media 16.6% Vota total: 2141 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?