Një peshkatar është shpëtuar pasi kaloi 15 ditë i bllokuar rreth 100 metra nën tokë, në një gropë të mbushur me ujë. Erasto Crisanto Valdez u zhduk më 23 korrik, ndërsa peshkonte me të atin në një pus (cenote) në San Francisco La Paz, Meksikë. LEXO edhe...Meksikë/ Po transmetonte ‘live’ në TikTok, vritet influenceri! Momenti kur dy burra i afrohen dhe shkrepin armën (VIDEO) Pas më shumë se dy javësh pa asnjë gjurmë, ekipet e shpëtimit e konsideruan 31-vjeçarin të vdekur dhe ishin “të përgatitur të gjenin trupin e tij” Por, ndodhi e kundërta. Sipas raportimeve, Erasto kishte mbetur i bllokuar në një shpellë, në një xhep ajri më shumë se 100 metra nëntokë. Ai u gjet të enjten nga një ekip ndërkombëtar eksploruesish nga Meksika, Gjermania, SHBA-të dhe Republika Domenikane, pasi kishte përballuar për javë të tëra të ftohtin dhe lagështinë në errësirën e shpellës. Eksploruesi meksikan Carlos Jiménez e përshkroi zbulimin si një mrekulli, duke thënë se “Zoti kishte plane të tjera” për këtë njeri me fat. Në një intervistë për NMás, Erasto tha: “Faleminderit Zotit që më dha një mundësi tjetër për të jetuar dhe që më lejoi të shoh përsëri fëmijët dhe familjen time. “Ishte një mrekulli, një mrekulli e pabesueshme.” Pas zhdukjes së tij, operacioni i kërkimit nisi menjëherë, por pa rezultat. Gjashtë ditë pas nisjes së kërkimeve, ekipet e shpëtimit gjetën shtizën e peshkimit të Erastos. Valdez u dërgua në spital pasi më shumë se dy javë pa ushqim e kishin bërë të kalonte në dehidratim të rëndë. P.J/ReportTv.al Meksike peshkatare Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 25.2% Social media 16.5% Vota total: 2184 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

